Aktualitet

E moshuara i preu rrugën dhe e turpëroi para të pranishmëve, reagon për herë të parë deputeti shqiptar pas videos

Deputeti Selami Jenisheheri u bë viral një ditë më parë në rrjet për shkak të incidentit të tij me një zonjë, pasi kërkonte që të shmangte radhën duke përdorur statusin e tij.

Ditën e sotme Jenishehri ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, për të treguar versionin e tij të ngjarjes, ku edhe u shpreh se nuk ka përdorur statusin e tij për të shmangur radhën, por ka pritur si gjithë të tjerët. Më pas ndër të tjera shtoi se zonja në radhë e kishte ofenduar duke e kërcënuar edhe se do të telefonte Policinë e Shtetit. 

“Unë shkova për të pyetur se kush është mjeku im i familjes. Pyeta se kush është i fundit në radhë dhe ishte zonja. I thashë mirë, unë do jem pas teje. Dhe dola të prisja jashtë. Aty më njohën disa njerëz që më kishin parë në televizion dhe kishin pëlqyer fjalimet e mia. Dikush aty tha ‘ky është deputet, le të hyjë para se vetëm ka për të pyetur’. Në ato momente nis ajo zonja e flet në atë mënyrë. Kam përmendur Policinë vetëm se tha ajo do të të arrestojnë se sipas saj nuk po respektoja radhën. Unë thashë se nuk mund të më arrestojnë se nuk e prisha radhën, por edhe nëse do më arrestonin, duhet që të bëhet votimi në Kuvend,”– tregoi deputeti.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker