Aktualitet

E nxorën me duar të lidhura nga uji, policia identifikon autorët e vrasjes së Fridman Xhaferraj

Janë zbardhen detaje të reja nga ngjarja e një dite më parë ku u gjet i pajetë trupi Fridman Xhaferraj. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së të riut. Sipas bluve ai është shtetasi Lulëzim Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B.

Të dy këta persona nga Lushnja janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes kriminale të të riut, që nga ana e tij ishte një person me precedentë penalë. Bëhet me dije se janë dy pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogë si dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit. 25 vjeçari kishte shenja dhune në kokë dhe në trup. Më herët ai ka qenë edhe me precedent penale si përdorues i lëndëve narkotike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker