Aktualitet

E rrethuan dhe i nxorën pistoletat por nuk e ndalën, kush është i forti që s’iu bind RENEA-s

Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në kryeqytet.

Gazmend Cani është personi i cili rrëmbeu të gjithë vëmendjen e medias ditën e sotme duke i ikur nga duart policisë dhe forcave RENEA me Benz-in me xhama të zinj.

Edhe pse pistoletat e policisë ishin drejtuar drejt tij, ai nuk u ndal dhe shtypi gazin për t’u larguar duke rrezikuar edhe jetën e policëve që kishte përballë.

Gjatë operacionit të sotëm antidrogë, u sekuestruan 1.2 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj.

Ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker