Aktualitet

Edhe sondazhi pro opozitës nxjerr fituese mazhorancën: 44.1% PS, 38.8% PD-AN. LSI, poshtë në 0.8%

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, PS ka thelluar diferencën me PD ndërsa LSI ka pësuar një ulje të ndjeshme. Ora News shkruan se nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill, preference e fitimit të zgjedhjeve nga shqiptarëve ka ndryshuar.

Sipas sondazhit Antonio Notos në Tempora dhe RTV Ora, 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.
Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar.Surprizë ka qenë LSI e cila ka shënuar një shifër tejet të ulët prej 0.8%.
16.3% e tyre janë shprehur se nuk e dinë se kush fiton në 25 prill.
Ora News shkruan se LSI ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3%.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker