Vora News

Ekstremisti fetar nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar, postonte video radikale në rrjete sociale

Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Oranews, Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker