Aktualitet

Ekzekutimi me 62 plumba në Kuçovë/ Banori i zonës tregon takimin e fundit me mikun e tij: Mbrëmë ishte tek unë, hëngri bukë me çunat e mi ..

Berat- Mes lotëve, banor i zonës dhe mik i viktimës Ajet Guneli ka treguar takimin e fundit me Ajetin para se të vritej këtë mëngjes.

Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.

Burime bëjnë me dije se të dy autori dhe viktima para se të niste sherri kanë qenë duke pirë kafe. Të dy kishin debate për qeranë e stallës së derrave që Guneli i kishte marrë Polovinës, ata ishin rrahur fizikisht dhe situata kishte agravuar deri në përdorimin e armëve. Polovina kishte marrë armën dhe e kishte gjuajtur me 62 plumba viktimën duke e lënë të vdekur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker