Opinion

Elton Arbana: Kokëulur dhe i përkushtuar për qytetin që e lindi “Nga Bejto Malo

Kokëulur dhe i përkushtuar për qytetin që e lindi

Nga Bejdo Malo

Tiranë më 30 maj 2022

Ai është një djalë fjalëmbajtur që e do qytetin e tij, që interesohet për jetën shëndetin e çdo pjestari të bashkisë së tij. Është një djalë me një familje të mrekullueshme që sipas tij e ka shumë të shenjtë i palodhur dhe i drejpërdrejtë. Ai kuvendon sinqerisht me banorët e tij. Përballet me problemet me hallet e qytetarëve por dhe me portale dhe media që prodhojnë lajme të pavërteta në adresë të bashkisë dhe punës së tij. Me kurajo e durim i sqaron për akuzat e pabaza dhe dashakeqëse. Ja ka dalë mbanë.

Është konfirmuar falë punës së tij se është një zyrtar i lartë shteti shumë serioz dhe i përgjegjshëm, por dhe një aset i forcës politike që përfaqëson. Po e mbyll mandatin me premtime të mbajtura dhe pret me qetësi rikonfimimin nga forca e tij politike dhe për një mandat tjetër për të përmbyllur të gjitha projektet afat mesëm dhe afat gjatë që ka si objektiv.

E kam fjalën për kryetarin e Bashkisë Shijak, Elton Arbana. Premtimi më i vështirë por që duket se është dhe premtimi që ka dashur shumë përpjekje sakrifica dhe mund për tu realizuar janë projektet e rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Është një premtim që ka thyer rekorde në dy vjet ku në 90 përqind të masës së tij është realizuar dhe fundi i këtij viti është finalizimi, për tu futur në një fushatë zgjedhore me objektiv të realizuar për të dalë ballë hapur për të kërkuar votat. Pavarësisht se shumë qytetarë ishin skeptikë se nuk do t’i ndërtohej shtëpia, nuk do ndërtoheshin pallate por me mbështetjen personale të Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare falë përkushtimit të këtij kryetari Bashkie, stafit të tij punës së firmave të kontraktuara u ndërtuam dhe morën çelësat e shtëpive 802 familje të cilat tani banojnë normalisht në banesa të reja dhe pa paguar asnjë qindarkë.

U rikostruktuan 27 pallate përmes Granteve të rikonstruksionit duke u kthyer në pallate të sigurta. Një prej arritjeve më spektakulare është lagjia e re Lugina” që rilindi pas tërmetit. Është përpjekja dhe përkushtimi i Eltonit, KM Edi Rama për të ringritur shpresën mbi ato rrënoja. Arritja e dytë janë shkollat kopshtet çerdhet dhe qëndrat shëndetsore ku
nxënësit kryejnë shkollën në godina të reja arsimore, më të mëdha, më të forta, më të bukura. Mbi 110 fëmijë tani janë komodë në kopshtin Nr.1 dhe po kaqë në kopshtin nr.2 në qytetin e Shijakut, 420 nxënës të shkollave 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”, mësojnë në ambjente shumë bashkohore me standarte,
450 gjimnazistë të “16 Shtatorit” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas mësojnë në shkollat e reja. Ndërsa qëndra shëndetsore në fshatin Xhafzotaj falë investimit të Qeverisë së Katarit, është e re dhe ka 6 mjekë dhe 20 infermierë. Kjo qendër mbulon një shërbim shëndetësor me kushte shumë të mira për 16.770 banorë të Bashkisë Shijak. Në kushtet e pandemisë janë 8 infermiere të angazhuar me procesin e vaksinimit kundër Covid 19.


Motua e punës së Eltonit është në setencat “Lumturinë e gjen ai që punon”, “Shijaku familja ime e madhe” dhe ai është aty mes njerzve çdo të mërkurë në Xhafzotaj, çdo të enjte në Gjepalaj, çdo të premte në Maminas. Vetëm me altruizmin për këdo që troket në derën e bashkisë dhe me punën e tij Eltoni edhe jashtë orarit zyrtar ka mbajtur premtimit ka rralizuar objektivat dhe ka ndërtuar vizionin e së ardhmes.
Shërbimi ndaj çdo qytetari është maksimal, pavarësisht bindjes së tij politike. Në Bashkinë e Shijakut janë bashkuar puna përkushtimi vlerat dhe resuset njerëzorr që çojmë përpara punët në këtë bashki. Është shumë e rëndësishme kur dikush të beson se mund t’i përfaqësosh me drejtësi dhe integritet. Dhe ky është çelësi i arritjeve të Elton Arbanës. Për Eltonin etika e komunikimit është nga gjërat më të rëndësishme si nga ai por dhe nga punonjësit e administratës, nga i pari te i fundit. Ai kërkon të përqëndrohen të gjithë që të japin maksimumin te bashkëpunojnë me njëri tjetrin si një skuadër.


Puna e bërë për Shijakun, sidomos dy vitet e fundit tregon se nëse ke vullnet dhe dëshirë për të punuar dhe me mbështetje bëhen shumë gjëra që janë premtuar. Ndërtimi i Shijakut për ta bërë një qytet jo vetëm të bukur, por dhe me cilësi për të jetuar për çdo grupmoshë, vazhdon sepse misioni i Elton Arbanës vazhdon. Nga një statistikë e thjeshtë janë ndërtuar 802 banesa individuale, familjet e të cilave kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive, falas, ku 31 pallate përfundojnë rikostruksioni, ku 4 shkolla të përfunduara dy kopshte dhe 27 pallate të rikonstruktuara në çdo apartament të tyre shtoji këtu dhe 850 familje që trajtohen me bonuse tregon se është bërë një punë shumë voluminoze.
Si kryebashkiak Eltoni e jeton çdo me besim dhe integritet, duke besuar gjithmonë te e ardhmja që mund t’i japi Shijakut, duke qenë zëri i atyre që më parë nuk i dëgjonte askush, prandaj në Shijak ai ka bërë punë që nuk bëheshin prej tre dekadave. Ai nuk e fsheh mirënjohjen ndaj Kryeministrit Edi Rama që e mbështet dhe i është gjendur pranë në sfidat që kaluan dhe po finalizojmë me sukses. Eltoni e quan krenari atë që ka arritur duke ndryshuar jetën e qindra familjeve që janë futur në shtëpitë e reja, pasi mbetën të pastreha nga tërmeti dhe për fëmijët që po gëzojnë godinat e reja arsimore me infrastrukturë më të sigurtë dhe bashkëkohore.
Ai çmon dhe vlerëson çdo ndihmë të dhënë nga bisnesi vendas dhe veçon familjen Sinani për rregullimin e varrezave. Ai çmon punën e bashkëpunëtorëve të tij e punonjësve të bashkisë, dhe çdo banor të Shijakut për punën e palodhur dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të një qyteti më të mirë dhe më të zhvilluar. Vitin 2021 ai e quan të bekuar dhe një vit i veçantë pasi erdhi në jetë djali i tij Siar dhe konfirmon se: “Fëmijët janë motivi që punoj çdo ditë pa u lodhur, sepse dua ta bëj Shijakun një vend më të mirë ku mund të jetojnë fëmijët tanë”. Ai ka si objektiv që të mos mbetet asnjë rrugë e paasfaltuar, të jetë një qytet sa më të gjelbëruar, të bëjë më të mirën e për Shijakun, dhe Njësitë Administrative të tij si Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj, pasi janë si një familje e madhe. Një tjetër kontribut i tij është aktiviteti i zhvilluar para ca ditësh në qendër të Shijakut për ngjitjen në Kategorinë Superiore të skuadrës së futbollit të “Erzenit”, pas një periudhe pritje prej afro dy dekadash. Ky sukses u realizua me mbështetjen e Bashkisë Shijak, Ajman Park, Hotel Germany dhe Restorant “Il gambero”. Një ditë e veçantë për të është dhe ditëlindja e Priam, mbreti i babit të cilit ai i uron dhe 100 vjet të lumtura. Priam mbushi 7 vjeç. Eltoni thotë “Jam mirënjohës çdo ditë që Zoti të solli në jetën tonë! Më mjafton një buzëqeshje e jotja, e çiltër prej fëmije të kuptoj se gjërat në jetë janë kaq të bukura dhe të thjeshta. Ti e bën jetën tonë shumë të bukur! Je krenaria jonë!
Uroj të jesh gjithmonë i lumtur, një djalë i zgjuar dhe plot ëndrra, si tani.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker