AktualitetVora News

Elton Arbana: Me mbështetjen e Kryeministrit do të çojmë deri në fund punët që kemi nisur në Shijak.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka shprehur se me mbështetjen e Kryeministrit Rama do të përfundojmë të gjitha punët e nisura në Shijak, madje dhe projekte të reja.

Postimi i plotë:

Kryeministri Rama zgjodhi të jetë deputet i Qarkut Durrës.

Kjo na motivon të gjithëve. Është një fazë e re për Shijakun. Një fillim i ri që na frymëzon për të hedhur hapat e domosdoshëm për atë që i kemi premtuar vetes dhe qytetarëve.

Me mbështetjen e Kryeministrit do të çojmë deri në fund gjërat që kemi nisur. Por do të vazhdojmë dhe me projekte të tjera. Sfidat sjellin misione. Misioni ynë është që Shijaku të rilindë pas tërmetit.

Rindërtimi po jep frytet reale në transformimin e qytetit. Po ndërtojmë shtëpi, kopshte, shkolla, rrugë të reja, po ndërtojmë shpresën për të ardhmen.

Jemi me fat që përkrah realizimit të ëndrrës tonë për qytetin e Shijakut kemi një lider vizionar që i përshtatet çdo situate duke konkretizuar zgjidhjet.

Bashkia e Shijakut është një derë e hapur për çdo kërkesë apo problem që duhet zgjidhur. Së bashku do të realizojmë më të mirën!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker