Aktualitet

EMRI/ I kërkuar në Itali për drogë dhe pjesëmarrje në “grup kriminal”, kapet në Tiranë 35 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga  një 35 vjeçar  shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndër të uniformat blu bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

NDër të tjera mësohet se Murati ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Torinos për lëndë narkotike dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet  nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Grupi kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”, të parashikuara nga legjislacioni italian.

Nga ana e ZQK Interpol Tiranës, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe zyrës homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker