Sport

Europiani 2022 / Kombëtarja e femrave mbyll eliminatoret në Portugali

Kombëtarja shqiptare e femrave ka mbyllur fushatën e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2022 me transfertën e Portugalisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima u mund me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje mjaft të luftuar dhe ku tentoi deri në fund të merrte pikë.
Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: V. Rexhepi, A. Rrahmani, A. Hila, A. Curraj, S. Maliqi, E. Elezaj, L. Gjini, V. Levenaj, M. Doçi, Z. Bajramaj, M. Hamidi. Vajzat portugeze e nisën vrullshëm ndeshjen, duke u shfaqur disa herë në portën e mbrojtur nga Rexhepi, por me kalimin e minutave futbollistet kuqezi arritën të dalin në lojën e tyre. Bajramaj dhe Doçi janë shumë aktive në fazën sulmuese dhe tërheqin skuadrën e tyre përpara, ashtu si edhe Hamidi, e cila përbën një rrezik në krahun e djathtë të mesfushës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në minutën e 57-të Portugalia arrin të gjejë edhe golin e vetëm të takimit, kur Ana Capeta dërgon topin në rrjetë pas një goditje të saktë me kokë. Kombëtarja jonë përpiqet të reagojë dhe ka disa mundësi me vajzat kuqezi që për asnjë çast nuk e ulin ritmin dhe japin gjithçka në fushë. Trajneri Grima bën disa ndryshime, por rezultati mbetet i njëjtë deri në fund. Kombëtarja shqiptare mbyll fushatën e eliminatoreve në vendin e parafundit të Grupit E me 6 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura. 

PORTUGALI-SHQIPËRI 1 – 0
Shënuese: Ana Capeta 57’

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker