Opinion

Fatos Nano: Sali Berisha u mor personalisht me burgosjen time

Ish-Kryeministri Fatos Nano tha gjatë një interviste në emisonin “Opinion”, se sipas informacioneve që ai ka, ishte Sali Berisha ai që u mor personalisht me burgosjen dhe mbajtjen e tij në burg.

Në këtë aspekt, ai e ka cilësuar Berishën një kafshë politike, por që më pas sikurse ka pohuar pushoi së qeni politikan.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Raporti juaj në 30 vite ka qenë me ulje ngritje, përplasje por edhe keni bashkëpunuar, si do ta përkufizonit si politikan Sali Berishën?
Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, u bë politikan. E them këtë gjë, sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri – tjetrit. Janë të rralla rastet ku politikani mbetet intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim, atëherë kur ra shtetit në ‘97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr “in persona” me këtë gjë.

Fevziu: Berisha thotë që nuk jam marr unë me këtë, ishte parlamenti…

Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr “in persona” me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.

Fevziu: Në ç’kuptim?

Nano: Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike. Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti…Pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital./Opinion

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker