Aktualitet

Fëmijët e republikës”, Rama zbulon ligjin e parë të PS nëse fiton

Gjatë takimit në njësinë nr.5 në Tiranë kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se ligji i parë që do të kalojë PS nëse fiton është ai i quajtur “Fëmijët e Republikës”.

Bëhet fjalë për fëmijët që kanë humbur prindrin për shkak të detyrës apo shërbimi të madh ndaj të tjerëve, u shpreh ai.

“Ligji i parë që do kalojë mmazhoranca e re socialiste është ligji për fëmijët e Republikës. Fëmijët e Republikës janë të gjithë ata të cilët kanë humbur prindërit babain, ose nënën për shkak të detyrës apo për shkak të një shëbrimi të madh ndaj të tjerëve. Erioni përmendi Arjanin, babain që ende pa mbushur të 30 la pas një fëmijë të vogël. Ai është fëmijë i Republikës dhe Republika duhet dhe do të kujdeset posaçërisht për këta fëmijë. Ne kemi bërë sa kemi mundur për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, për fëmijët e ushtarakëve që kanë hubmur jetën,por është koha që këyre fëmijëve ne tu japim një status të veçantë dhe është koha që çdo shumicë qeverisëse na ta ngarkojmë me barrën e prindërit për fëmiëjt e Republikës. Prindërit nuk mund tua kthejmë dot, po për ta ne do të kujdesemi nga momenti iI parë i humbjes së prindërit derisa të dalin në jetë për tu dhënë të gjithë mundësinë e shkollimit edukimit dhe të një jete ku të jene krenar pëer prindërit e tyre jo thjesht për gjestin, por prindi i tyre humbi jetën për një Republikë që ia vlen sakrificën e kujtdo. Për një shoqëri e cila nuk harron të nesërmen e ceremonisë funerale, e lere pastaj të kujtohet për të dhënë dekorarat pas vdekjes që si duhet dreqit”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker