Aktualitet

Fidel Ylli: Pse nuk ka 2-3 pika llotosh në Shqipëri? Ka kudo në Europë, tani po vazhdojnë në të zezë

Kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli po vazhdon me thirrjet e drejtuara te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo që kërkohet është hapja e disa pikave të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet.

I ftuar në “RTSH”, Ylli u shpreh se bastet po vazhdojnë në të zezë.

Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.

Në vend që mund ti linim të hapura dhe lekët ti merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator.

Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato ti shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët“, tha Ylli.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker