Show Biz

Fjodora Fjorën tregon çfarë i ka thënë djali i birësuar….

Gazetarja  Fjodora Fjora, së fundmi ka folur në lidhje me jetën e saj personale, ku dhe ka treguar disa gjëra që nuk i kishte thënë më parë.

E ftuar në emisionin “Historia ime” ka folur dhe për djalin e saj të birësuar. Ajo është shprehur, se i biri i birësuar i bën shpesh pyetje se pse e ka marrë madje i është drejtuar se pse nuk i bën një vëlla dhe motër.

Ndërkohë gazetarja, pas pyetjeve të sikletshme i është përgjigjur se ajo mund të bëjë fëmijë por që i mjafton ai që ka.

 “Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime. Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti. I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë, 6 vjeç. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua? I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua.”-ka thënë ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker