Opinion

Florjan Binaj thirrje shqiptarëve: Ka ardhur një pikë ku s’mban më, të protestojmë ndaj çdo qeverie. Ju lutem asnjë parti mos vijë në protestë

Sot pasdite në orën 17:00 do të zhvillohet para Kryeministrisë protesta e dytë kundër rritjes së çmimeve të produkteve në vendin tonë.

“Ka ardhur në një pikë që nuk mban më. 

Të gjithë ne qytetarët pse duhet të paguajmë pasoja e qeverisjes së gabuar në këto 30 vite” 
thotë Florjan Binaj, raporton gazeta Drita. 

Aktori i njohur i humorit është angazhuar fort në këtë protestë për një arsye.

“Po ngremë zërin për ata që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin. 

Unë dal në protestë për shtresën e varfër që nuk ngre dot zërin.

Kur e bën gabimin qytetari e paguan qytetari kur bën gabim një qeveri e paguan prapë qytetari. Kjo lloj padrejtësie ka ardhur një pikë që nuk mban më,” u shpreh Binaj.

“Duhet të jemi kritikë ndaj çdo qeverie“, 
thotë aktori i humorit.

Flori tha se në protestë morën pjesë qytetarë nga jashtë, për të ngritur zërin për personat që nuk kanë mundësi.

“Kanë ardhur qytetarë nga Anglia, Itali, Kosova në protestë për të ngritur zërin për ata që nuk kanë mundësinë.”

Aktori tha se protestës sot do t’i bashkohen edhe aktorët tjerë të humorit.

Binaj ka një thirrje për të gjithë protestuesit sot, jo flamuj partiak.

“Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak,” tha Binaj.#VoraNews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker