Aktualitet

Fluks mjetesh në Morinë, rreth pesë mijë qytetarë nga Kosova erdhën në Shqipëri këtë fundjavë

TIRANË– Këtë fundjavë në Shqipëri kanë ardhur një numër i madh i qytetarëve nga Kosova. Pika kufitare e përbashkët e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata

Policia kufitare në Morinë e ka konfirmuar se duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës kanë kaluar në Shqipëri rreth 1.700 automjete dhe rreth 4.700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave) në muajin tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 124.492 shtetas nga Kosova, krahasuar me 92001 shtetas që kanë hyrë në tetorin e vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 35.3%.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2019 kanë hyrë në Shqipëri 2.096.989 persona nga Kosova, ndërsa në janar-tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 1.223.770 persona.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri mendojnë se turizmi shqiptar mbijetoi këtë sezon falë turizmit patriotik. 52.55% për qind e numrit total të vizitorëve të huaj në periudhën janar- tetor të këtij viti janë shtetas nga Kosova.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker