Aktualitet

FOTO / Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit me 51 viktima, Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit dhe shtetet, sot jemi ngritur më të fortë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin e 26 nëntor 2019, aty ku humbën jetën 51 persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga fatkeqësia që la në dhimbje familjet shqiptare.

Rama e cilëson tragjedinë si sprovë jo vetëm për popullin por dhe për njerëzit e shtetin.

Teksa ndan një kolazh me foto nga ato ditë të vështira për vendin tonë, Rama thotë se tashmë jemi ngritur edhe më të fortë sesa përpara që tërmeti të godiste vendin.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES  Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në 

Edi Rama39 minutes ago

MIRËMËNGJES 🇦🇱

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏

May be an image of 7 people, people standing and crowd
May be an image of one or more people, people standing, crowd and outdoors
May be an image of 7 people, people standing, car and outdoors

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker