Show Biz

Fotoja me Anën që po bën “namin”reagon për herë të parë Arjoni: Meritoni një shpjegim…

Teksa pamja u publikua nga vetë konkurenti, bukuroshja brune shfaqej duke fjetur gjumë në shtratin e tij. Së fundmi ka ardhur një reagim nga Arjon Luli i cili shkruan se nuk mund të shprehet për të sqaruar foton në rrjetet sociale, megjithatë më tej shkruan se do të postojë një video duke cekur disa pika të rëndësishme. Ai ka thënë se video që do të postojë do të jetë në gjuhën italiane.

Ndërkohë Ana ka sqaruar si qëndron e vërteta,dhe shprehet se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me foton dhe se atë ditë shkoi në shtëpinë e Arjonit sepse ishte e sëmurë.

Sipas saj në krevat është vetë ajo pasi e kishte zënë gjumi nga lodhja.

“Dua të jem shumë e fortë dhe u bëj thirrje vëllezërve që të mos bëjnë gabime e të mos pendohen si unë. Unë jam treguar e drejtë. Po foto është e vërtetë. Dua të sqaroj të gjithë situatën nga fillimi dhe ndjesë për të gjitha emocionet.

Ka qenë ai që më ka thënë hajde dhe unë kam shkuar. Për sa i përket fotos, kam qenë në gjumë dhe e pavetëdijshme. Ka qenë një natë që djali ka qenë pa terezi dhe shkova ta takoja. Më datë 3 nëntor ishte para takimit të dytë, aty shikohet që kam qenë me rroba.

Fotoja është bërë në shtëpinë e Arjonit, se jemi në një lagje. Ai ka qenë sëmurë dhe i thashë që po kaloj që tët sjell ndonjë ilaç dhe shkova të bisedoja, më ka zënë gjumi. Duhet të më ketë zënë gjumi se shkova tek ora 1 2. Kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e Arjonit. Kur më ka zënë gjumi ka qenë ora 5 e mëngjesit. S’ka pasur asnjë marrëdhënie intime, pavarësisht se fotoja ka treguar shumë”, tha Ana.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker