AktualitetArt

Francë, flamur i madh do të valëvitet nga Kulla Eiffel në shenjë të organizimit të Olimpiadës 2024

Të dielën, një flamur i madh do të valojë nga Kulla Eiffel, për të cilën organizatorët olimpikë në Paris theksojnë se do të jetë më i madhi në histori.

Ngjarja është planifikuar gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Tokio, kur pranim-dorëzimi zyrtar shkon tek nikoqiri tjetër i Lojërave Olimpike 2024.

“Ky do të jetë flamuri më i madh që ndonjëherë ka valëvitur”, tha presidenti i komitetit organizativ të Parisit, Tony Estanguet, duke e përshkruar atë sa madhësia e një fushe futbolli.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, do të jetë në Tokio për ceremoninë e mbylljes, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron përmes video-lidhjes do të marrë pjesë nga kryeqyteti francez.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker