Politikë

‘Fshehja e viktimave nga Covid’, Basha reagon 10 minuta para daljes së Ramës:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pak minuta para daljes së kryeministrit Edi Rama në lidhje me shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi, dalje për të cilën kryeministri e ka paralajmëruar pak më herët. 

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Basha shkruan se Ramës iu deshën dy ditë për të dhënë përgjigje dhe për të manipuluar faktet.

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!

Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë,” shkruan Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker