Aktualitet

Gazmend Bardhi, duket se është kthyer në një “problem” brenda partisë, pas sherreve të shumta që ka bërë me disa figura të rëndësishme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duket se është kthyer në një “problem” brenda partisë, pas sherreve të shumta që ka bërë me disa figura të rëndësishme.

Pas akuzave ndaj tij për manipulim të procesit të përzgjedhjes së kanidatëve brenda PD dhe pas deklaratave të forta të dr.Halim Kosovës, një tjetër përplasje ka nisur, kësaj here mes Gaz Bardhit dhe ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Endri Hasa, raporton CNA.

Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Bardhin duke e akuzuar dhe përdorur terma fyese ndaj Gazmend Bardhit.

Problemin tashmë duhet ta zgjidhë vetë Basha, duke ditur që nuk është hera e parë që sulmohet Gazment Bardhi. Në vështirësi në rolin e arbitrit, Basha mësohet se nuk ka lëshuar as Endri Hasën, kjo për shkak të lidhjeve të forta që kanë me njeri-tjetrin.

Më herët përplasje me Bardhin ka pasur dhe ish-deputeti Ervin Salianji.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker