Aktualitet

Gjendet i vdekur pas dy ditësh në banjë një shtetas

Kujtim Trushi është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij në Lezhë, konkretisht në banjo.

I ndjeri kishte humbur jetën rreth dy ditë më parë, ndërkohë fqinjët e kuptuan se kishte dicka nuk shkonte pasi ai kishte munguar ne lagje dhe ata pane rrjedhjen e nje cezme nga shtepia e te ndjerit.

Kjo ka shqetësuar banorët, të cilët janë alarmuar më tej kur kanë filluar të ndjejnë aromë të keqe nga shtëpia e Kujtim Trushit, i cili banonte i vetëm në shtëpinë e tij.

Banorët menjëherë janë vënë në lëvizje dhe kanë lajmëruar policinë për konstatimin e aromës së keqe.

Mbrëmjen e sotme, zjarrfikëset kanë hyrë në shtëpinë e viktimës së bashku me komshinjtë. Viktima nuk ka pasur probleme shëndetësore sipas banorëve por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. I vetmi i afërt i viktimës është motra e tij e cila është lajmëruar për ngjarjen e rëndë.

Per ngjarjen e rende ka reaguar dhe policia: Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker