Aktualitet

Gjobitet Ministri i Drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, është gjobitur pasi nuk ka respektuar orën policore. Selimi është kapur duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar nga qeveria kosovare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në “Facebook”. Ai thekson se do ta paguajë gjobën dhe pohoi se Kosova ka një polici të respektuar.

Vendet e Bashkimit Evropian, do të paguajnë 12 euro për dozë për vaksinën

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar të paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit të tij”, ka shkruar Selimi.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lëvizjen në Prishtinë, nga ora 19:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker