Aktualitet
Gjuante për peshk në lumin Drin, 44-vjeçarit i shpërthen lënda plasëse

Një 44-vjeçar është plagosur pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale.Burime zyrtare nga policia bënë me dije
se shtetasi me inicialet R. H., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit 44-vjeçarit, banues në Dibër.