Vora News

Greva e Albcontrol, Nervozohet Balluku, flet me tone të forta: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë dollarëshë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë në një tjetër konferencë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e Alcontrol kanë hyrë në grevë duke pezulluar fluturimet.

Me tone tejet të forta, Balluku tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë Covid-i, ndërkohë shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”

Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me Shqipërinë. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollet kanë vendosur që të bëjnë një grevë, tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë,”- u shpreh Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker