Vora News

Greva e Albcontrol, shoqërohen në polici 7 kontrollorë. Prokuroria nis hetimet për ‘shpërdorim detyre’

Shoqërohen në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës 7 kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28. 

Kontrolloët e Albcontrol hynë në grevë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve te policise gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire ne kete ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker