Opinion

Humbi nënën nga COVID, mesazhi i fortë i gazetares: Shtyrja e vaksinës ishte gabim

Pak muaj më parë gazetarja Jonida Shehu humbi nënën për shkak të koronavirusit. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Jonida Shehu thotë se shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim prandaj u bën thirrje të gjithëve që të injektojnë dozën kundër COVID-19 për të qenë të mbrojtur kundër virusit.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.

Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet Jonida Shehu

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker