Rajoni - Bota

I hodhi acid mitropolitëve, prifti grek bleu shishet në internet: Isha i mbingarkuar, po më ndëshkonin

Dalin në dritë të tjera detaje nga njarja e rëndë në Greqi ku prifti Theofylaktos Kombos u hodhi acid mitropolitëve dhe rojes.

Ato ishin çastet e fundit të Kombos si prift pasi po zhvillohej një gjyq i cili do i jepte fund karrierës së tij si klerik.

37-vjeçari arriti të blinte dy shishe me acid sulfurik në internet dhe kur po shpallej vendimi ai ua hodhi mitropolitëve pa dallim cidin.

Ai ka deklaruar në polici se aktin e ka bërë pasi ishte i mbingarkuar me zemërim dhe kisha po e ndëshkonte për diçka që nuk kishte faj, madje kishte prova për këtë.

“Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj.Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan.”- tha prifti.

Në vitin 2018 prifti grek duke përfituar nga statusi kishte fshehur kokainë në pjesë të trupit, mirëpo Policia e cila ishte informuar për lëvizjet e Kombos e arrestoi, më pas ai u la i lirë pasi u akuzua vetëm për posedim droge.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker