Aktualitet

I moshuari nga Durrësi kërkon strehim, në rrugë dhe i dëbuar nga shtëpia

Kadri Çili, është baba i 5 fëmijëve, konkretisht 4 vajzave dhe 1 djali, i cili jeton rrugëve. Pasi bashkëshortja e të moshuarit ndërroi jetë, Kadriu filloi të jetojë me njerën nga vajzat e tij, por ishte dhëndri ai i cili e dëboi nga shtëpia.

Për 5 vite, Kadriu qëndroi në shtëpinë e të moshuarve të Poliçanit. Mirëpo, edhe nga këtu u dëbua, me pretendimin se u konfliktua me një banor të azilit.

Pyetje: Ku ke qëndruar gjithë këto vite?

ÇiliQëndrova këtu afër në Peshtan tek çupa, më mbajti ajo, por s’më dontë dhëndria. Ika nuk kisha ç’të bëja.

Kadriu as vetë nuk e di se sa vite ka që endet rrugëve për të kërkuar një streh. Sot ai ka ardhur nga Durrësi për tu strehuar përsëri tek shtëpia e të moshuarve, por ky institucion i mbylli derën duke mos i dhënë asnjë ndihmë babait të braktisur.

Pyetje: Sa fëmijë ke?

Çili5 kam, djalin andej nga Greqia. 2 vajza kam mbi 2 vjet që nuk i shoh fare. Në Shqipëri i kam të gjitha çupat.

88 vjeçari edhe pse është i sëmurë, kurrë nuk është kuruar, pasi 8 mijë lekëshi i pensionit nuk i del për të siguruar ushqimin.

Pyetje: Si ushqehesh?

ÇiliPo pata para do të shkoj në dyqan, se ndryshe nuk të jep njeri. Ja me atë pension 8 mijë lekë. Nuk blej ilaçet dhe marr bukë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Ose të më strehojë, ose të më helmojë dhe të vdes, nuk qëndroj dot kështu.

Kadriu shprehet se vajzat e tij janë tepwr të varfra dhe nuk kanë aspak mundësi ta mbajnë atë në shtëpi. Ndërkohw, nga ana tjetwr, djali i vetëm i Kadriut, që kur ka ikur në Greqi kurrë nuk është interesuar mw për babanë e tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker