Aktualitet

Identifikohet banda që dhunoi dhe grabiti biznesmenin Çangu, Klodiana Lala zbardh detaje nga aksioni i Policisë: Ja çfarë u gjet në banesën e të arrestuarit

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për vënien në pranga të autorëve të grabitjes dhe dhunimit të biznesmenit Nazmi Çangu. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se operacioni ka nisur prej orës 4 të mëngjesit, teksa është arrestuar një person, është shpallur në kërkim një tjetër dhe janë shoqëruar disa të tjerë.

Operacioni erdhi pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Krujës me kërkesë të Prokurorisë. Mësohet se kanë qenë gjurmët e lëna në vilën e biznesmenit Çangu nga autorët që kanë çuar në identifikimin e tyre, teksa nga kontrolli në një banesë janë zbuluar dhe sende të kundraligjshme. Në pranga ka përfunduar Saimir Kuçi, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Kurti Lleshi, të dy të skeduar nga policia.

“Kuçi është arrestuar si pjesëtar i bandës që dhunoi brenda banesës biznesmenin Çangu. Njihet si person me precedentë penalë dhe rezulton i arrestuar dhe më herët në operacionin ‘Hija e natës’.

Artan Kurti Lleshi sipas policisë është kreu i grupit kriminal dhe rezulton të jetë i skeduar në fushën e grabitjeve. Ai nuk është gjetur gjatë kontrolleve nga policia në banesën e tij dhe është shpallur në kërkim. Gjykata e Krujës kishte firmosur dhe autorizuar kontrollin e 7 banesave dhe janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë për të cilët nuk është vendosur nëse do të mbahen apo do të lirohen. Në banesën e S. Kuçi, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë.

F.LL. është shpallur në kërkim, por ende nuk është gjetur nga policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker