Aktualitet

IGJEUM ngre alarmin: Do ketë përmbytje! Lumenjtë që rrezikojnë daljen nga shtrati

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron për rrezik përmbytjesh në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas IGJEUM, deri më datë 11 janar priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa priten rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm, por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.

IGJEUM parashikon përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker