{"id":10085,"date":"2021-07-26T16:21:05","date_gmt":"2021-07-26T15:21:05","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=10085"},"modified":"2021-07-26T16:21:06","modified_gmt":"2021-07-26T15:21:06","slug":"punesimet-ne-arsim-gara-per-mesuesit-ja-datat-e-testimit-per-secilin-profil-lendor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=10085","title":{"rendered":"PUN\u00cbSIMET N\u00cb ARSIM\/ Gara p\u00ebr m\u00ebsuesit, ja datat e testimit p\u00ebr secilin profil l\u00ebndor"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Pranvera Kola&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb me mij\u00ebra arsimtar\u00ebt q\u00eb garojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij sezoni p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb pune n\u00eb shkollat e arsimit parauniversitar. Pas konkurimit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb zhvilluar gjat\u00eb muajit qershor (aplikimi me dosje), dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb, dat\u00eb 28 korrik do t\u00eb nis\u00eb konkurimi final n\u00ebp\u00ebrmjet testimit t\u00eb informatizuar q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Qendr\u00ebn e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Arsimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb konkurojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr vendet e lira t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb arsimin parashkollor, at\u00eb 9-vje\u00e7ar, si dhe n\u00eb gjimnaze<strong>.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke qen\u00eb se numri i m\u00ebsuesve q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb provim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh jan\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe datat se kur do t\u00eb zhvillohet testimi p\u00ebr kandidat\u00ebt e \u00e7do profili l\u00ebndor. Sipas kalendarit t\u00eb shpallur tashm\u00eb nga Qendra e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Arsimit (QSHA), m\u00ebsuesit e gjeografis\u00eb jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij provimi. P\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me t\u00eb gjitha profilet e tjera l\u00ebndrore. Kalendarin e plot\u00eb t\u00eb datave t\u00eb testimit p\u00ebr secilin profil l\u00ebndor e gjeni t\u00eb detajuar n\u00eb vijim t\u00eb shkrimit. Provimet do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 10 shtator me m\u00ebsuesit e arsimit parashkollor. N\u00eb gar\u00eb p\u00ebr vendet e lira t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb: m\u00ebsuesit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, matematik\u00ebs, kimis\u00eb, fizik\u00ebs, gjeografis\u00eb, edukimit fizik, historis\u00eb, gjeografis\u00eb, muzik\u00ebs, gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, shkencave sociale, biologjis\u00eb, arsim special, artit pamor, gjuh\u00ebs shqipe dhe let\u00ebrsis\u00eb, si dhe informatik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt e Qendr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Arsimit, sqarojn\u00eb se sikund\u00ebr ndodh me profilet e mjek\u00ebsis\u00eb, edhe p\u00ebr m\u00ebsuesit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet portalit, provimi do t\u00eb jet\u00eb i informatizuar dhe do t\u00eb zgjas\u00eb nj\u00eb or\u00eb. Testi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb: pjesa q\u00eb mbulon standardet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb m\u00ebsuesit dhe pjesa tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me standardet l\u00ebndore. N\u00eb test, m\u00ebsuesit do t\u00eb vler\u00ebsohen p\u00ebr: njohjen e dokumentacionit zyrtar q\u00eb lidhet me profesionin e m\u00ebsuesit dhe q\u00eb sh\u00ebrben si rregullator n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb m\u00ebsuesit p\u00ebr \u00e7do institucion arsimor, njohjen e dokumentacionit kurrikular t\u00eb programit l\u00ebndor, njohurit\u00eb rreth aspekteve t\u00eb pedagogjis\u00eb, metodologjis\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb TIK-ut n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, njohurit\u00eb rreth aspekteve t\u00eb etik\u00ebs dhe t\u00eb komunikimit, njohurit\u00eb rreth drejtshkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si dhe njohurit\u00eb rreth p\u00ebrmbajtjes shkencore t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs q\u00eb zhvillon m\u00ebsim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga pandemia Covid-19 dhe n\u00eb vijim t\u00eb masave parandaluese t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb tij, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon testimet p\u00ebr pun\u00ebsimin e m\u00ebsuesve do t\u00eb zhvillohen duke zbatuar me p\u00ebrpikm\u00ebri rregullat e p\u00ebrcaktuara nga strukturat mjek\u00ebsore sa i takon respektimit t\u00eb distanc\u00ebs, kujdesit p\u00ebr higjien\u00ebn, si dhe mbajtjes s\u00eb dorezave dhe maskave n\u00eb ambientet e provimit. Gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar p\u00ebrjashtimin nga gara, n\u00eb dit\u00ebn e testimit, kandidati duhet t\u00eb jet\u00eb i pajisur me: let\u00ebrnjoftim (Kart\u00eb ID ose Pasaport\u00eb, dokumenti origjinal dhe kopje t\u00eb tyre, si dhe formularin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb testimin e informatizuar t\u00eb l\u00ebshuar nga komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb dosjeve n\u00eb DRAP. Sikund\u00ebr ndodh edhe me provimet e shtetit, edhe p\u00ebr testin e informtaizuar p\u00ebr \u00e7do m\u00ebsues orari i pjes\u00ebmarrjes n\u00eb provim do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrcaktuar dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshime orari p\u00ebrtej planifikimit t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb QSHA-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin e testit, ekspert\u00ebt sqarojn\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhet automatikisht nga sistemi kompjuterik, duke mund\u00ebsuar njohjen me rezultatin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb provimit. Sipas skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb her\u00ebt, \u201cTeza e testimit t\u00eb informatizuar p\u00ebrmban 50 pyetje, p\u00ebrgjigjet e sakta t\u00eb t\u00eb cilave vler\u00ebsohen me 100 p\u00ebr qind, q\u00eb konvertohen maksimalisht n\u00eb 80 pik\u00eb. QSHA-ja b\u00ebn konvertimin e vler\u00ebsimit t\u00eb testimit t\u00eb informatizuar dhe ua d\u00ebrgon drejtorive rajonale t\u00eb arsimit, si dhe Qendr\u00ebs Nd\u00ebrinstitucionale t\u00eb Rrjetit Akademik Shqiptar\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt jan\u00eb zbardhur edhe pik\u00ebt q\u00eb secili kandidat ka siguruar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb konkurimit me dosje.<\/p>\n\n\n\n<p>Renditja finale e \u00e7do kandidati<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsimi i kandidat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb vendet e lira q\u00eb krijohen n\u00eb profilin e tyre n\u00eb qytetet ku kan\u00eb aplikuar p\u00ebrb\u00ebhet nga pik\u00ebt q\u00eb ai ka siguruar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb konkurimit nga pik\u00ebt e dosjes, si dhe pik\u00ebt e fituara nga testimi. Rezultati i k\u00ebtyre dy treguesve p\u00ebrb\u00ebn edhe pik\u00ebt finale t\u00eb m\u00ebsuesit. M\u00ebsuesit q\u00eb kan\u00eb siguruar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb pik\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ftohen t\u00eb zgjedhin vendet e pun\u00ebs, sipas kuotave t\u00eb lira t\u00eb raportuara p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi vendore t\u00eb arsimit n\u00eb vend. \u201cRenditja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr \u00e7do l\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet sipas pik\u00ebve totale q\u00eb nxirren nga shuma e pik\u00ebve t\u00eb marra n\u00eb vler\u00ebsimin e dosjes s\u00eb aplikimit dhe pik\u00ebve t\u00eb marra n\u00eb testimin \u201cM\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2021. Renditja fillon me kandidatin me m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb dhe vijon n\u00eb rendin zbrit\u00ebs. Kandidati i cili n\u00eb renditjen e p\u00ebrgjithshme sipas profilit, apo l\u00ebnd\u00ebs \u00ebsht\u00eb renditur me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pik\u00ebve, ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjedh\u00eb i pari vendin e lir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs ku do t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00ebn. Ky kandidat me pik\u00ebt m\u00eb t\u00eb larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh nj\u00eb nga vendet e lira me ngarkes\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pjesshme, apo dhe t\u00eb p\u00ebrhershme, sipas preferencave t\u00eb shprehura edhe prej tij vet\u00eb\u201d, sqarohet n\u00eb udh\u00ebzimin e miratuar m\u00eb her\u00ebt nga MASR. Po sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi, kandidat\u00ebt nuk mund t\u00eb refuzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri vende pune t\u00eb lira, n\u00eb tri njoftime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb komisionit. N\u00eb rast se kjo ndodh m\u00ebsuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i l\u00ebn\u00eb vendin e p\u00ebrzgjedhjes nj\u00eb tjet\u00ebr kandidati.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht me m\u00ebsuesin e p\u00ebrzgjedhur do t\u00eb lidhet kontrata 1-vje\u00e7are e pun\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj periudhe m\u00ebsuesi do t\u00eb vler\u00ebsohet nga drejtoria e shkoll\u00ebs, si dhe k\u00ebshilli i prind\u00ebrve. P\u00ebr rastet kur vler\u00ebsimi i k\u00ebshillit t\u00eb prind\u00ebrve, apo i komisionit t\u00eb sh\u00ebrbimit psiko-social nuk \u00ebsht\u00eb pozitiv p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit arsimor t\u00eb ofruar nga m\u00ebsuesi gjat\u00eb periudh\u00ebs nj\u00eb vje\u00e7are t\u00eb prov\u00ebs, arsimtari e humbet vendin e pun\u00ebs q\u00eb fitoi n\u00ebp\u00ebrmjet testimit dhe konkurrimit me dosje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dit\u00ebn e testimit \u00e7do kandidat:&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul><li>Duhet patjet\u00ebr t\u00eb paraqitet pran\u00eb QSHA-s\u00eb 30 minuta para orarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr zhvillimin e testit, teksa duhet t\u00eb jet\u00eb i pajisur me mjetet mbrojt\u00ebse, mask\u00eb dhe doreza plastike.<\/li><li>Duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ruajtjen e distanc\u00ebs fizike 1,5-2 met\u00ebr nga kandidat\u00ebt e tjer\u00eb.<\/li><li>Duhet t\u00eb ket\u00eb me vete vet\u00ebm dokumentet e k\u00ebrkuara Let\u00ebrnjoftim (Kart\u00eb ID ose Pasaport\u00eb, dokumentin origjinal dhe kopje t\u00eb tyre, si dhe formularin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb testimin e informatizuar t\u00eb l\u00ebshuar nga komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb dosjeve n\u00eb DRAP.<\/li><li>Duhet t\u00eb ket\u00eb me vete stilolaps p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e deklarat\u00ebs dhe rezultatit t\u00eb testimit.<\/li><li>Nuk lejohen celular\u00ebt, \u00e7antat dhe sende t\u00eb tjera personale t\u00eb panevojshme p\u00ebr zhvillimin e testimit.<\/li><li>Kandidat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u mungojn\u00eb k\u00ebto dokumente, nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb testimin e informatizuar<\/li><\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera Kola&nbsp; Jan\u00eb me mij\u00ebra arsimtar\u00ebt q\u00eb garojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij sezoni p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb pune n\u00eb shkollat e arsimit parauniversitar. Pas konkurimit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb zhvilluar gjat\u00eb muajit qershor (aplikimi me dosje), dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb, dat\u00eb 28 korrik do t\u00eb nis\u00eb konkurimi final n\u00ebp\u00ebrmjet testimit t\u00eb informatizuar q\u00eb do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10086,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/F25AA76F-3A86-4C08-99C0-29DD46EE4CAE.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10085"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10085"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10085\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10087,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10085\/revisions\/10087"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10086"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}