{"id":10667,"date":"2021-08-30T09:53:54","date_gmt":"2021-08-30T08:53:54","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=10667"},"modified":"2021-08-30T09:53:59","modified_gmt":"2021-08-30T08:53:59","slug":"nenkryetari-luan-rama-iken-nga-lsi-largohem-nga-te-gjitha-funksionet-marr-persiper-pergjegjesite-per-humbjen-e-zgjedhjeve-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=10667","title":{"rendered":"N\u00ebnkryetari Luan Rama ik\u00ebn nga LSI: Largohem nga t\u00eb gjitha funksionet, marr p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Luan Rama \u00ebsht\u00eb larguar nga t\u00eb gjitha funksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e 25 qershorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmin e ka njoftuar vet\u00eb ai me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale ku shkruan se si drejtues i duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe n\u00eb rast se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Humba n\u00eb zgjedhje, largohem<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>nga t\u00eb gjitha funksionet n\u00eb LSI.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>DREJTUESI MBAN P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>EDHE KUR NUK \u00cbSHT\u00cb P\u00cbRGJEGJ\u00cbS<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, me bindje dhe shum\u00eb ndershm\u00ebrisht, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas t\u00eb cilit, drejtuesi mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, kam vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres angazhimin tim prej t\u00eb gjith\u00eb funksioneve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive partiake t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb strukturat dhe forumet drejtuese t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb m\u00eb takojn\u00eb p\u00ebr humbjen e LSI-s\u00eb n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Rezultati i zgjedhjeve q\u00eb LSI arriti n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin e mund\u00ebsive reale t\u00eb votuesve q\u00eb LSI ka n\u00eb at\u00eb qark. \u00cbsht\u00eb rezultat i pap\u00ebrligjur politikisht, larg pritshm\u00ebrive dhe objektivave t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pavar\u00ebsisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktor\u00ebsh jasht\u00ebpolitike q\u00eb u krijuan n\u00eb Vlor\u00eb, un\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohem, edhe pse u p\u00ebrpoqa t\u00eb punoj ndershm\u00ebrisht dhe me shum\u00eb p\u00ebrkushtim me t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, simpatizant\u00ebt dhe votuesit e LSI-s\u00eb n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga sa na jep mund\u00ebsi t\u00eb lexojm\u00eb sot rezultati q\u00eb p\u00ebrfundimisht \u00ebsht\u00eb fiksuar n\u00eb dokumentat zgjedhore, nuk mjaftoi puna q\u00eb b\u00ebm\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjith\u00eb p\u00ebrvoja ime politike e tridhjet\u00eb viteve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk mjaftuan as p\u00ebrpjekjet e mia p\u00ebr t\u00eb krijuar kohezionin e domosdosh\u00ebm shpirt\u00ebror n\u00eb k\u00ebsi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjith\u00ebfar\u00ebllojshme, q\u00eb LSI t\u00eb arrinte rezultatin q\u00eb meritonte.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me sa duket, kultura dhe etika e komunikimit publik, thjesht\u00ebsia dhe sinqeriteti n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnit brenda partis\u00eb dhe t\u00eb partis\u00eb me qytetar\u00ebt, qytetaria dhe fryma e toleranc\u00ebs, nuk mjaftuan q\u00eb un\u00eb dhe LSI t\u00eb votoheshim p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Vlor\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Vendimi im p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb angazhimin prej t\u00eb gjitha funksioneve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive partiake t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb strukturat dhe forumet drejtuese t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb edhe me frym\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e Programit Politik dhe t\u00eb Statutit t\u00eb LSI-s\u00eb, e cila duke qen\u00eb forc\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e rinis\u00eb kryesisht, por edhe e m\u00eb t\u00eb rriturve me mend\u00ebsi, mentalitet dhe vizion t\u00eb ri, duhet t\u00eb ofroj\u00eb modele sjelljesh dhe qasjesh politike q\u00eb motivohen nga interesi i vendit para atij t\u00eb partis\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, dhe nga interesi i partis\u00eb para atij t\u00eb individit m\u00eb tej.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sot, 13 vjet pasi un\u00eb u bashkova me familjen e madhe me emrin L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, kam gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ndjehem i lumtur q\u00eb kam qen\u00eb nj\u00ebri nga pjestar\u00ebt e k\u00ebsaj familje, e cila ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe shpeshher\u00eb p\u00ebrcaktues n\u00eb historin\u00eb politike dhe qeveris\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu sikund\u00ebr ndjehem krenar q\u00eb emri im asnj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm, nuk i ka krijuar asnj\u00eb kosto dhe asnj\u00eb problem LSI-s\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Askush, kurrkund dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e ka p\u00ebrdorur dot emrin tim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgojuar, p\u00ebr t\u00eb goditur apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbaltur LSI-n\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me angazhimin, kontributin, perpjekjen dhe fjal\u00ebn time modeste, por gjithnj\u00eb me zem\u00ebr, me qytetari dhe pa asnj\u00eb hezitim e m\u00ebdyshje, jam munduar t\u2019ia shp\u00ebrblej LSI-s\u00eb gjith\u00eb besimin q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb i saj, gjithkund ku m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jem i pranish\u00ebm, n\u00eb forumet e partis\u00eb apo n\u00eb Kuvend, n\u00eb takimet me qytetar\u00eb apo n\u00eb mediumet intelektuale, brenda apo jasht\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kam patur nderim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por edhe kam qen\u00eb i privilegjuar t\u00eb ushtroj detyra t\u00eb larta n\u00eb forumet drejtuese t\u00eb LSI-s\u00eb, si dhe ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj at\u00eb n\u00eb dy legjislatura si deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj, sot e ndjej gjithashtu p\u00ebr detyrim moral dhe qytetar t\u00eb falenderoj edhe publikisht ish kryetarin Ilir Meta p\u00ebr besimin dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb prej dit\u00ebs time t\u00eb par\u00eb n\u00eb LSI e deri n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, ashtu sikund\u00ebr shpreh mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr kryetaren e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi, e cila m\u00eb besoi detyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryetarit t\u00eb partis\u00eb dhe punuam s\u00ebbashku p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk mund t\u00eb mos falenderoj edhe t\u00eb gjith\u00eb ish koleg\u00ebt deputet\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb n\u00eb t\u00eb dy legjislaturat, an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb dhe t\u00eb KDK-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb dhe LRI-n\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb lidhi puna nga Tropoja deri n\u00eb Konispol, pasi ata ishin frym\u00ebzimi dhe guximi p\u00ebr gjith\u00eb angazhimet e mia si nj\u00ebri nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb drejtuar L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb duhet t\u2019i ve\u00e7oj n\u00eb mir\u00ebnjohjen time n\u00eb k\u00ebto rradh\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt, simpatizant\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb votuesit e LSI-s\u00eb n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs q\u00eb m\u00eb pranuan, q\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn, q\u00eb m\u00eb m\u00ebsuan dhe m\u00eb ndihmuan pa asnj\u00eb rezerv\u00eb duke m\u2019u b\u00ebr\u00eb krah gjithkund e p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk ia dol\u00ebm t\u00eb fitonim n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb atyre ua kam th\u00ebn\u00eb me shum\u00eb seriozitet q\u00eb n\u00eb takimin ton\u00eb t\u00eb par\u00eb, se nga rezultati i LSI-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb do t\u00eb kusht\u00ebzohej dhe p\u00ebrcaktohej edhe angazhimi im i m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb LSI-s\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb shenj\u00eb respekti dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, puna e t\u00eb cil\u00ebve ka si komponente t\u00eb par\u00eb mbajtjen e fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, e gjej veten n\u00eb legjitimitet t\u00eb plot\u00eb moral, politik dhe qytetar edhe p\u00ebrpara tyre me vendimin q\u00eb po shpall, duke i siguruar ata dhe votuesit e LSI-s\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, se ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb akt ikjeje nga LSI dhe as braktisje e saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Aq m\u00eb pak nuk \u00ebsht\u00eb shitje e blerje. Nuk \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebti.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithnj\u00eb vjen nj\u00eb koh\u00eb kur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb angazhimet partiake dhe politike rrethanat, kushtet dhe foktor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb imponojn\u00eb nd\u00ebrmarrjen e vendimeve t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb u gjenda pa d\u00ebshir\u00ebn time p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj sfide, por me shum\u00eb kthjellt\u00ebsi zgjodha nj\u00eb nga vendimet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nd\u00ebrmarr ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn time politike, i bindur se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkaq vendimi i duhur, vendimi m\u00eb e drejt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem kontributor dhe votues i LSI-s\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa LSI do t\u00eb jet\u00eb forc\u00eb q\u00eb gjeneron energji dhe ide e q\u00eb bashkon rreth saj t\u00eb rinj e t\u00eb reja, progresist\u00eb dhe eurosocialist\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb LSI do t\u00eb jet\u00eb forc\u00eb q\u00eb ofron kontribute p\u00ebr integrimin euroatlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Luan Rama \u00ebsht\u00eb larguar nga t\u00eb gjitha funksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmin e ka njoftuar vet\u00eb ai me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale ku shkruan se si drejtues i duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe n\u00eb rast se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/E95AB992-2CB2-4C01-81DD-996DE8962DA0.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10667"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10667"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10667\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10669,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10667\/revisions\/10669"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}