{"id":11939,"date":"2021-11-19T19:26:30","date_gmt":"2021-11-19T18:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=11939"},"modified":"2021-11-19T19:26:35","modified_gmt":"2021-11-19T18:26:35","slug":"basha-meta-ka-qene-aseti-me-i-madh-i-rames-dhe-shkaterruesi-i-fushates-ka-cuar-uje-tek-mulliri-i-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=11939","title":{"rendered":"Basha: Meta ka qen\u00eb aseti m\u00eb i madh i Ram\u00ebs dhe shkat\u00ebrruesi i fushat\u00ebs, ka \u00e7uar uj\u00eb tek mulliri i PS"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha thot\u00eb se Kuvendi i 18 dhjetorit \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb si\u00e7 shprehet ai, vjen nga interesat e nj\u00eb individi t\u00eb shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, aleati strategjik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Basha deklaron se nuk ka patur asnj\u00eb dilem\u00eb n\u00eb vendimin e marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb ish kryeministrin Sali Berisha, jasht\u00eb grupit parlamentar demokrat.<\/p>\n\n\n\n<p>Basha flet gjithashtu p\u00ebr dualizmin n\u00eb disa vendimmarrje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, reflektimin e tij p\u00ebr vendime q\u00eb nuk kan\u00eb sjell\u00eb pasojat e pritshme, si dhe shpjegon deklarat\u00ebn e tij p\u00ebr Trek\u00ebnd\u00ebshin e Bermudave ku p\u00ebrfshiu krahas zotit Rama e Berisha dhe kreun e Shtetit Ilir Meta.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Intervista:<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Partia Demokratike ndodhet sot ndoshta n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb kritike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Kur mor\u00ebt vendimin p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb grupit parlamentar zotin Berisha, e mendonit, e kishit parashikuar se situata mund t\u00eb precipitonte deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Detyra e kryetarit t\u00eb Paris\u00eb Demokratike, ashtu si\u00e7 e p\u00ebrjetoj un\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e marr\u00eb nga demokrat\u00ebt n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr vendin jo thjesht p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, pas masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 25 prillit, p\u00ebrball\u00eb jo nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik, por nj\u00eb regjimi q\u00eb ka shkat\u00ebrruar kolonat e bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesit t\u00eb vendit duke e mbajtur Partin\u00eb Demokratike t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb bashkuar, e \u00e7\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, n\u00eb aksion kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi. Ajo q\u00eb ka ndodhur me shpalljen non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga Departamenti i Shtetit, ishte padiskutim nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Parin\u00eb Demokratike. \u00cbsht\u00eb lideri historik me nj\u00eb kontribut 30 vje\u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, me drit\u00ebhijet e veta padiskutim, por konteksti n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo ndodhi, k\u00ebrkonte nj\u00eb vendimmarrje. Dhe vendimmarrja ishte fare e qart\u00eb, o do t\u00eb zgjidhnim nj\u00eb standard t\u00eb vendosur tashm\u00eb nga Partia Demokratike, ku asnj\u00ebher\u00eb pavar\u00ebsisht prej k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb, pavar\u00ebsisht prej q\u00ebndrimeve tona sa i takon pjes\u00ebs pozitive t\u00eb trash\u00ebgimnis\u00eb s\u00eb zotit Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb dyfishta. Pra, t\u00eb merrnim q\u00ebndrimin dhe vendimin q\u00eb mora p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar si nj\u00eb forc\u00eb Pro per\u00ebndimore, Pro amerikane, si\u00e7 kemi lindur, si\u00e7 do t\u00eb vazhdojm\u00eb, ose t\u00eb vendoseshim n\u00eb pozita kund\u00ebrshtie me aleatin ton\u00eb strategjik. Duke vendosur jo thjesht demokrat\u00ebt, Partin\u00eb Demokratike, por vet\u00eb fatin e shqiptar\u00ebve n\u00eb pikpyetje dhe duke i hedhur n\u00eb preh\u00ebr kund\u00ebrshtarit ton\u00eb historik, gjithashtu kund\u00ebrshtarit historik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs deri n\u00eb fillimet e pluralizmit, favore t\u00eb pamerituara n\u00eb betej\u00ebn politike mes pal\u00ebve, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me mundjen e regjimit dhe me triumfin e demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zhvillimi i par\u00eb. p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me zotimin e tij publik, Sali Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrfshiu Partin\u00eb Demokratike dhe grupin parlamentar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb q\u00eb e konsideroi personale, por e ka kthyer k\u00ebt\u00eb betej\u00eb personale n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb brenda llojit. Me nj\u00eb stil lin\u00e7ues t\u00eb tijin personal dhe t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht njer\u00ebzish t\u00eb tij q\u00eb veprojn\u00eb sa n\u00eb syt\u00eb e publikut, sa n\u00eb ilegalitet, figura t\u00eb dyshimta, t\u00eb cilat disa prej tyre vijn\u00eb dhe nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin nj\u00eb gjuh\u00eb lin\u00e7uese, p\u00ebrdorin g\u00ebnjeshtr\u00ebn, spekullimin p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur non grata nga SHBA-t\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Partia Demokratike, kryetari i saj ka marr\u00eb nj\u00eb vendim me p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me statutin dhe me rregulloren e grupit parlamentar p\u00ebr ta pezulluar nga grupi parlamentar deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore q\u00eb ka hapur kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo dhe vet\u00ebm kjo i sh\u00ebrben demokrat\u00ebve, respekton sakrific\u00ebn e tyre, kjo dhe vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara drejt misionit q\u00eb shqiptar\u00ebt na kan\u00eb ngarkuar dhe q\u00eb presin ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi. Ndryshim i cili nuk mund t\u00eb vij\u00eb duke pasur dilema sa i takon marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb PD-s\u00eb me per\u00ebndimin. Ne mund t\u00eb kemi opinione t\u00eb ndryshme, mendime t\u00eb ndryshme mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme. \u00c7\u00ebshtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me partnerin ton\u00eb strategjik q\u00eb e kemi pasur n\u00eb krah kur hodh\u00ebm komunizmin, q\u00eb kemi pasur n\u00eb krah kur ngrit\u00ebm flamurin e shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, q\u00eb e kemi pasur n\u00eb krah kur b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u00e7lirimin dhe pastaj pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe njohjen e saj dhe mbrojtjen e integritetit t\u00eb saj territorial. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje lirie mendimi, apo mendimi ndryshe, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e identitetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e identitetit t\u00eb \u00e7do demokrati.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj, padiskutim ajo q\u00eb ka rrjedhur \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pak\u00ebndshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse p\u00ebr interesa personale t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb \u00e7do demokrati. Edhe t\u00eb atyre demokrat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb besuar n\u00eb fillim se kjo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr demokraci t\u00eb brendshme apo p\u00ebr respektim statuti, nd\u00ebrsa un\u00eb si Kryetar i Paris\u00eb Demokratike i zgjedhur me nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb, me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb m\u00eb jep statuti i Partis\u00eb Demokratike dhe institucionet e tjera t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb zgjedhura po k\u00ebshtu nga demokrat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar vullnetin e demokrat\u00ebve, nuk kemi thjesht detyrimin statutor, por kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike para demokrat\u00ebve dhe para shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kemi marr\u00eb k\u00ebto vendime dhe jemi gati t\u00eb marrim \u00e7do vendim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve dhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Kur u b\u00eb publik vendimi i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit ju u shpreh\u00ebt i keqardhur nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb pas kur mor\u00ebt vendimin p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb Grupit Parlamentar mb\u00ebshtet\u00ebt s\u00ebrish k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr transparenc\u00eb. A mendoni se ky ishte nj\u00eb vendim i merituar p\u00ebr zotin Berisha?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb nuk e komentoj vendimin e qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nuk e kam komentuar as kur \u00ebsht\u00eb shpallur, nuk e kam komentuar as n\u00eb takimet dhe konsultimet me forumet drejtuese t\u00eb Partis\u00eb demokratike, nuk e kam komentuar n\u00eb media dhe nuk kam nd\u00ebr mend ta komentoj edhe sot. Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne p\u00ebrballemi me k\u00ebt\u00eb vendim dhe ky vendim nuk vjen nga dikush, vjen nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, partneri strategjik i Shqip\u00ebris\u00eb, partneri strategjik i Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj hapat q\u00eb jan\u00eb hedhur jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me identitetin politik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike si nj\u00eb parti pro-per\u00ebndimore, si nj\u00eb parti pro-euroatlantike, si nj\u00eb parti pro-amerikane. Sepse si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, Partia Demokratike i ka sh\u00ebnuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, fitoret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend Partia Demokratike i ka sh\u00ebnuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb asnj\u00eb pik\u00ebpyetje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb mendim ndryshe. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mendimi ndryshe, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje identiteti. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje mund ta them me goj\u00ebn plot se ajo q\u00eb ka drejtuar vendimmarrjen, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb vendim publik i shpallur nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pa pik\u00eb diskutimi q\u00eb prej fillimit kam k\u00ebrkuar transparenc\u00eb dhe vazhdoj t\u00eb mb\u00ebshtes k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00eb. Por kjo nuk mund t\u00eb paralizoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb misionin q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb jetik se kurr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja me regjimin e Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kthyer demokracin\u00eb e dhunuar me 25 prill, t\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor q\u00eb kulmoi me 25 prillin dhe p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe se sa ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb dekada si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb raportin e vet t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ku flet p\u00ebr korrupsionin, ku flet p\u00ebr nj\u00eb qeveri m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Ballkan, pesh\u00ebn dhe hara\u00e7in e t\u00eb cil\u00ebs e ndjen \u00e7do familje shqiptare me \u00e7mimet q\u00eb rriten, me fuqin\u00eb bler\u00ebse q\u00eb bie, me r\u00ebnien p\u00ebrtok\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe t\u00eb sistemit shkollor, me shkat\u00ebrrimin dhe kolapsin e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, me emigrimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve. K\u00ebto jan\u00eb betejat dhe hallet e shqiptar\u00ebve, k\u00ebto jan\u00eb betejat q\u00eb duhet dhe do t\u00eb luftoj\u00eb, dhe po lufton Partia Demokratike, jo hallet personale t\u00eb askujt, kushdo qoft\u00eb ky.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong>: Historikisht, Shqip\u00ebria ka vuajtur duke patur n\u00eb krye figura t\u00eb forta dhe edhe sot 30 vjet pas ndryshimit t\u00eb sistemit Partia Demokratike ende v\u00ebrtitet rreth emrit t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Para 8 vitesh kur mor\u00ebt drejtimin e Partis\u00eb Demokratike u pat\u00eb jo vet\u00ebm si nj\u00eb figur\u00eb e re, por dhe moderne, por jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite kan\u00eb par\u00eb tek ju nj\u00eb njeri q\u00eb ka vepruar n\u00ebn hijen e zotit Berisha. A fillon tani p\u00ebr ju, sprova e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb kam kaluar shum\u00eb sprova k\u00ebto 8 vite n\u00eb krah t\u00eb demokrat\u00ebve dhe demokrat\u00ebt n\u00eb krahun ti,. Betejat tona kan\u00eb qen\u00eb beteja parimore, nuk kan\u00eb qen\u00eb beteja n\u00eb kuptimin e ngusht\u00eb p\u00ebr avantazh politik. Ne kemi luftuar kund\u00ebr krimit n\u00eb politik\u00eb dhe kemi arritur dekriminalizimin. Ne ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ngrit\u00ebm alarmin p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb do t\u2019i sillte familjes shqiptare, ekonomis\u00eb shqiptare, shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, procesit t\u00eb integrimit evropian, kanabizimi dhe m\u00eb pas kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Ne jemi ata q\u00eb kemi \u00e7uar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament q\u00eb buron nga paligjshm\u00ebria e 25 prillit, propozimet kushtetuese p\u00ebr vettingun e politikan\u00ebve. Sepse ne besojm\u00eb se pa e ndar\u00eb politik\u00ebn nga krimi nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson qytetar\u00ebt dhe q\u00eb kontrollohet nga qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se pa diskutim protagonizmi i zotit Berisha, duksh\u00ebm k\u00ebsaj radhe edhe p\u00ebr mua k\u00ebto dy muaj, por duksh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb perceptuar nga publiku i gjer\u00eb edhe nga ajo pjes\u00eb e publikut q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si vendimmarr\u00ebs me vot\u00eb, si nj\u00eb dualiz\u00ebm n\u00eb vendimmarrje. Vendimmarrjet e Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjitha vendime kolegjiale, por n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb thuhet sot, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre vendimmarrjeve jan\u00eb k\u00ebrkuar me ngulm publikisht dhe duke i paraprir\u00eb dhe duke iu mbivendosur edhe forumeve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb gjitha forumeve nganj\u00ebher\u00eb e vet\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kjo sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb as shfaj\u00ebsim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim nga ana ime dhe si p\u00ebrfundim dua t\u00eb them k\u00ebt\u00eb: Nuk ka asgj\u00eb me t\u00eb q\u00ebnurit nj\u00eb lider i fort\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb kur nuk je nj\u00eb lider i drejt\u00eb, kur forca q\u00eb t\u00eb jep p\u00ebrgjegj\u00ebsia e lidershipit nuk p\u00ebrdoret drejt\u00ebsisht. Dhe \u00e7far\u00eb kam parasysh me k\u00ebt\u00eb, t\u00eb marr\u00ebsh vendime n\u00eb funksion t\u00eb atyre q\u00eb ta kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, qytetar\u00ebve t\u00eb tu. T\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb zgjidh\u00ebt hallet dhe problemet e shumta t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tu dhe jo t\u2019i mbivendosesh k\u00ebtyre halleve, t\u2019i b\u00ebsh ato edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, apo t\u00eb vendos\u00ebsh hallin t\u00ebnd personal, mbi hallet e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb si\u00e7 po sillet Sali Berisha apo si\u00e7 sillet dikush tjet\u00ebr tash sa vite.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Zoti Basha, ju thoni se Berisha ka nisur nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr hallet e tij personale. Duket se kjo l\u00ebvizje ka gjetur terren edhe sepse n\u00ebn drejtimin tuaj Partia Demokratike dhe demokrat\u00ebt jan\u00eb prej 8 vitesh n\u00eb opozit\u00eb dhe pavar\u00ebsisht se ju flisni p\u00ebr nj\u00eb masak\u00ebr zgjedhore lidhur me 25 prillin, fakt mbetet q\u00eb demokrat\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb shohin socialist\u00ebt q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb pushtet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z.Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;E para e pun\u00ebs ajo q\u00eb them un\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb them un\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thot\u00eb Raporti i OSBE-ODIHR dhe kushdo shqiptar, amerikan, evropian q\u00eb nuk e sheh raportin e OSBE-ODIHR i b\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe interesave t\u00eb atyre vendeve q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare. N\u00eb qoft\u00eb se nuk e kupton q\u00eb raporti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, mjafton t\u00eb lexosh 5 prioritete kryesore dhe duket sikur \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr Bjellorusin\u00eb, p\u00ebr Lukashenkon.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj k\u00ebtu nj\u00eb pjes\u00eb e betej\u00ebs pa diskutim \u00ebsht\u00eb q\u00eb me ndihm\u00ebn e aleat\u00ebve tan\u00eb, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Europian t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta rikthyer vendin n\u00eb shinat e demokracis\u00eb. Gjith\u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb gjith\u00e7ka. N\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb parlament ne kemi depozituar 3 k\u00ebrkesa p\u00ebr komisione hetimore, 3 amendamente kushtetuese, nj\u00eb prej t\u00eb cilit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme, me zhb\u00ebrjen e ndryshimeve t\u00eb nj\u00ebanshme kushtetuese t\u00eb 30 korrikut t\u00eb 2020-\u00ebs dhe shkeljen e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit. Ne kemi ngritur nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr zgjedhjet. Ne kemi ngulmuar dhe do t\u00eb ngulmojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dhunuan zgjedhjet e 25 Prillit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje mendimi, se ka dal\u00eb raporti i ODHIR-it dhe thot\u00eb qart\u00eb q\u00eb 25 Prilli, ishin zgjedhje t\u00eb dhunuara, t\u00eb rrethuara nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, nga shteti, nga administrata, nga polic\u00ebt e korruptuar, nga bandat dhe krimi i organizuar, nga parat\u00eb e oligark\u00ebve, nga parat\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb vjedhura shqiptar\u00ebve, nga sistemi alla-sigurim i shtetit i patronazhist\u00ebve. Dometh\u00ebn\u00eb provat e krimit dhe krimeve elektorale nuk jan\u00eb thjesht m\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, megjith\u00ebse ne e kemi dor\u00ebzuar librin e zi te t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jan\u00eb t\u00eb zyrtarizuara n\u00eb raportin e OSBE ODHIR-it.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj zgjidhja e kriz\u00ebs m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ku e ka futur Shqip\u00ebrin\u00eb 25 Prilli, masakra zgjedhore e 25 Prillit, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht prioritet i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebria q\u00eb t\u00eb normalizohet vendi, t\u00eb normalizohet ekonomia, politikb\u00ebrja dhe t\u00eb ndalen plag\u00ebt q\u00eb sjell kjo masak\u00ebr zgjedhore, q\u00eb jan\u00eb kryesisht plag\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike dhe t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb emigrimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;<\/strong>Zoti Basha, ju gjat\u00eb 8 viteve keni provuar pothuajse t\u00eb gjitha llojet e format et\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb, deri n\u00eb ato m\u00eb ekstremet. A jeni penduar sot, p\u00ebr bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe djegien e mandateve?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Reflektimi p\u00ebr \u00e7do vendim, qoft\u00eb ato q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb d\u00ebshiruara, qoft\u00eb ato q\u00eb nuk sjellin pasojat e pritura, duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e \u00e7do politikani t\u00eb pjekur dhe t\u00eb matur. Dhe pa diskutim edhe un\u00eb kam reflektimet e mia. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb nuk kam pendes\u00eb dhe nuk do t\u00eb kem pendes\u00eb kurr\u00eb. Regjime antidemokratike, autokratike, q\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb themelet e bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb zgjedhjet, q\u00eb sjellin krimin n\u00eb politik\u00eb, q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb nj\u00eb investim per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb godin\u00eb boshe, q\u00eb nuk ka arritur akoma t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb vendim dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk ka akoma arritur t\u00eb \u00e7oj\u00eb nj\u00eb politikan t\u00eb korruptuar apo nj\u00eb bos t\u00eb krimit t\u00eb organizuar prapa hekurave, beteja p\u00ebr dinjitetin dhe t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb qytetar\u00ebve, beteja p\u00ebr lirin\u00eb e medias, beteja p\u00ebr lirin\u00eb e pron\u00ebs, beteja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit, beteja p\u00ebr mir\u00ebqenien t\u00eb shqiptar\u00ebve, beteja p\u00ebr t\u00eb ardhmen e t\u00eb rinjve, ndaj nj\u00eb regjimi q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto i sakrifikon p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe nj\u00eb grushti njer\u00ebzish, kriminel\u00eb dhe oligark\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt e ka kapur dhe e mban pushtetin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk pendohem kurr\u00eb dhe p\u00ebrkundrazi po ju them q\u00eb jam i vendosur ta intensifikojm\u00eb me t\u00eb gjitha format dhe m\u00ebnyrat, brenda dhe jasht\u00eb parlamentit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Keqardhja e vetme q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy muaj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, Edi Rama ka gjetur nj\u00eb tub oksigjeni tek veprimet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cilit i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt kriminel\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ne u p\u00ebrball\u00ebm m\u00eb 25 Prill dhe q\u00eb sot pa pritur i shohim t\u00eb aktivizuar n\u00eb p\u00ebrpjekjen e Edi Ram\u00ebs dhe n\u00eb veprimet e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Nuk do t\u2019ia dalin as nj\u00ebri, as tjetri, as ndonj\u00eb i tret\u00eb. Partia Demokratike m\u00eb 18 Dhjetor do t\u00eb mbaj\u00eb kuvendin komb\u00ebtar si nj\u00eb kuvend bashkimi, por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb kuvend vendosm\u00ebrie, p\u00ebr t\u2019u shpalosur edhe nj\u00ebher\u00eb para shqiptar\u00ebve, si\u00e7 ishte dit\u00ebn e par\u00eb apo jav\u00ebt e para kur u themelua, Partia e shpres\u00ebs, partia e ndryshimit p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kaste t\u00eb vjetruar politike, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb interes, t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb pakice, pushtetin ekonomik, pushtetin politik, n\u00eb doni edhe pushtetin mediatik t\u00eb marr\u00eb padrejt\u00ebsisht shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Ju sapo that\u00eb q\u00eb Kuvendi i 18 dhjetorit do t\u00eb jet\u00eb ai i bashkimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zoti Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kan\u00eb paralajm\u00ebruar Kuvend, ju e quani miting, m\u00eb 11 dhjetor. A nuk duket se ka nj\u00eb kontradikt\u00eb, me faktin q\u00eb ju flisni p\u00ebr nj\u00eb Kuvend bashkimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr ju keni paralajm\u00ebruar nd\u00ebshkimet e ashpra sipas statutit p\u00ebr ata q\u00eb nuk zbatojn\u00eb vendimet e kryesis\u00eb. Pra nga nj\u00eb an\u00eb keni thirrje p\u00ebr bashkim, nga ana tjet\u00ebr paralajm\u00ebrim p\u00ebr p\u00ebrjashtime, ndoshta si\u00e7 parashikohet dhe nga statuti. Sikur nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Shkojn\u00eb dhe n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta logjik\u00eb. Ne jemi nj\u00eb sht\u00ebpi njer\u00ebzish t\u00eb lir\u00eb, ku respektohet mendimi ndryshe por me nj\u00eb mision t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb. Kur dikush brenda sht\u00ebpis\u00eb, e konsideron veten mbi t\u00eb tjer\u00ebt, i bie me shkelm rregullave, i bie me shkelm sakrific\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve p\u00ebr interesat e veta, padiskutim q\u00eb rregullat e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast statuti, do t\u00eb zbatohen.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb jo thjesht detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e \u00e7do demokrati, po \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb nga arsyet kryesore se pse k\u00ebto institucione ekzistojn\u00eb, q\u00eb nga kryetari i zgjedhur me nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb, pak muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb hapur dhe transparente, tek institucionet e tjera legjitime. Nuk mund t\u00eb thot\u00eb as Sali Berisha, as dikush tjet\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb mbi rregullat, q\u00eb jan\u00eb mbi \u00e7do an\u00ebtar tjet\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe q\u00eb kur vjen puna p\u00ebr hallin tim, interesat e mia, statuti nuk vlen dhe un\u00eb shpik rregulla \u00e7do dit\u00eb dhe i ndryshoj ato \u00e7do dit\u00eb, sepse ky do t\u00eb ishte fundi i Paris\u00eb Demokratike si nj\u00eb familje politike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj 18 dhjetori \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e bashkimit, mdaj 18 dhjetori \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e rikonfirmimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike si nj\u00eb parti tashm\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne me sfidat q\u00eb ka p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat politike me vizion, p\u00ebr ta nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza, q\u00eb nuk i sh\u00ebrben vetes s\u00eb vet, por t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb\u00e7do shqiptari, edhe asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, shtres\u00eb e mesme, intelektual\u00eb, pronar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndjekur q\u00eb ka jo vite, po ndoshta dhe dekada q\u00eb na e kan\u00eb hequr v\u00ebshtrimin, na e kan\u00eb hequr vot\u00ebn sepse jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga vendime q\u00eb kan\u00eb konsideruar t\u00eb padrejta dhe q\u00eb n\u00eb disa raste kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb padrejta n\u00eb raport me angazhimet q\u00eb duhet t\u00eb kishte nj\u00eb forc\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, nj\u00eb forc\u00eb konservatore, nj\u00eb forc\u00eb e liris\u00eb dhe e demokracis\u00eb, dhe e tregut t\u00eb lir\u00eb dhe e pron\u00ebs dhe e anti-komunizmit si\u00e7\u00ebsht\u00eb Partia Demokratike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr 18 dhjetori do t\u00eb jet\u00ebnj\u00eb dit\u00eb bashkimi i gjith\u00eb k\u00ebtyre energjive q\u00eb\u00ebsht\u00eb edhe gj\u00ebja e duhur, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb vjen nga interesat e nj\u00eb individi t\u00eb shpallur non grata nga aleati yn\u00eb strategjik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;P\u00ebr\u00e7arja \u00ebsht\u00eb thjesht k\u00ebrc\u00ebnim apo nj\u00eb mund\u00ebsi gati gati e pashmangshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z.Lulzim Basha<\/strong>: Jo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute un\u00eb gjykoj se demokrat\u00ebt e sakrific\u00ebs, demokrat\u00eb e idealeve, jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe p\u00ebr ato q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb nga rr\u00ebzimi i komunizmit, futja n\u00eb NATO, heqja e vizave, nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs moderne, kontributi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet komb\u00ebtare, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe p\u00ebr defektet, mang\u00ebsit\u00eb dhe borxhet q\u00eb iu kemi shqiptar\u00ebve. Q\u00eb nga mosreflektimi p\u00ebr 96-\u00ebn, q\u00eb m\u00eb pas solli pasojat e 97-\u00ebs dhe daljen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb. Q\u00eb nga sjellja iliberale ndaj opozit\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn 92-97. Q\u00eb nga q\u00ebndrimi ndaj korrupsionit n\u00eb radh\u00ebt tona t\u00eb nj\u00eb grushti njer\u00ebzish, nj\u00eb pakice absolute q\u00eb njollosi pun\u00ebn e mij\u00ebra demokrat\u00ebve gjat\u00eb qeverisjes 2005-2013, ku ne sh\u00ebnuam arritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cilat jemi e duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr po k\u00ebshtu pati nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfituan n\u00eb kurriz t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve dhe q\u00eb sot i shohim si rregull t\u00eb ulur n\u00eb radh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb takimeve t\u00eb Sali Berish\u00ebs me lug\u00eb n\u00eb brez, gati p\u00ebr t\u00eb shkelmuar p\u00ebrs\u00ebri sakrific\u00ebn e demokrat\u00ebve apo p\u00ebr t\u00eb luajtur me emocionet e demokrat\u00ebve. Kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur m\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Demokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr arritjet tona, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb, sepse i kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt sot i g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto arritje. Disa mund t\u00eb duken dhe t\u00eb paprekshme. Futja n\u00eb NATO mund t\u00eb duket e paprekshme, por i ka dh\u00ebn\u00eb fund dilemave ekzistenciale t\u00eb kombit dhe t\u00eb shtetit shqiptar\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb ndaluar zhvillimin dhe p\u00ebrparimin, investimet p\u00ebr kaq gjat\u00eb. Nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjera jan\u00eb fare t\u00eb prekshme, q\u00eb me pasaport\u00ebn shqiptar\u00eb t\u00eb udh\u00ebtosh n\u00eb vendet e hap\u00ebsir\u00ebs Shengen, kjo ishte e pamendueshme. Infrastruktura rrugore q\u00eb nd\u00ebrtuam, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb banale dhe vulgare Edi Rama e sulmoi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e shijon p\u00ebrdit\u00eb kur udh\u00ebton, sigurisht kur nuk \u00ebsht\u00eb me helikopter dhe me charter, nga Saranda n\u00eb Tropoj\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Partia Demokratike. At\u00eb q\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb krijimin e nj\u00eb kulture liberale n\u00eb treg p\u00ebrmes taksave t\u00eb ul\u00ebta, qeverisjes s\u00eb vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pra, ne kemi nj\u00eb identitet politik p\u00ebr t\u00eb cilin jemi krenar\u00eb, por ne po k\u00ebshtu kemi nj\u00eb stok gabimesh p\u00ebr t\u00eb cilin kemi folur pak ose aspak.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Por \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju p\u00ebr 8 vite p\u00ebr k\u00ebto kategori zyrtar\u00ebsh q\u00eb ju thoni kan\u00eb p\u00ebrfituar nga pushteti i Paris\u00eb Demokratike? Dhe nga ana tjet\u00ebr, nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebta, n\u00eb foltoren e zotit Berisha, jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhe 10 deputet\u00eb q\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i keni zgjedhur ju, jan\u00eb deputet\u00ebt tuaj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Nuk ka pik\u00eb diskutimi q\u00eb Partia Demokratike, si nj\u00eb parti e madhe ka flukset dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimet e veta t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kategorive shoq\u00ebrore q\u00eb i ng\u00ebrthen. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, p\u00ebrfshihen pronar\u00ebt, kemi deputet\u00ebt e rinj, kemi dhe padiskutim deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dekada. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi mbajm\u00eb ne sot. Do fusim kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb dhe do themi q\u00eb ne s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb gabime dhe e kemi pasur gjithmon\u00eb mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari politik p\u00ebr t\u2019u faj\u00ebsuar p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb na ka larguar si\u00e7 ju thash\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e elektoratit q\u00eb nga viti 92, apo do dalim para tyre dhe do iu themi: E dim\u00eb q\u00eb n\u00eb 92-shin nuk na votoni, sado q\u00eb t\u00eb jeni 5% n\u00eb Shkod\u00ebr, 10% n\u00eb Tiran\u00eb 15% n\u00eb Vlor\u00eb, s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. Keni humbur besimin sepse jeni pronar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk keni par\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tuaj t\u00eb kthehet tek ju, prona t\u00eb kthehet tek i zoti. Jeni t\u00eb p\u00ebrndjekur t\u00eb cil\u00ebt mir\u00eb n\u00eb 92-97-\u00ebn s\u2019kishim koh\u00eb, por edhe te periudha e dyt\u00eb e qeverisjes ton\u00eb, nuk keni par\u00eb q\u00ebndrimin e duhur jo thjesht ndaj shp\u00ebrblimit financiar, po ndaj q\u00ebndrimit moral ndaj diktatur\u00ebs dhe ndaj krimeve t\u00eb diktatur\u00ebs. Apo sip\u00ebrmarrja e cila pavar\u00ebsisht prej pjes\u00ebve pozitive t\u00eb qasjes ton\u00eb ka par\u00eb edhe pjes\u00ebn negative. Apo intelektual\u00ebve elit\u00eb e cila me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka pritur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga Partia Demokratike n\u00eb kuptimin e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe nj\u00eb lirie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb individit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebtyre do t\u2019ju flas\u00eb edhe 18 dhjetori p\u00ebrmes platform\u00ebs qytetare p\u00ebr demokraci. Ama nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb si nata me dit\u00ebn: Ne edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebs pozitive t\u00eb historikut, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndjes\u00ebs dhe pendes\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb s\u2019i kemi b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb apo ato q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb keq n\u00eb k\u00ebto 30 vite, jemi e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebrball\u00eb kemi nj\u00eb parti q\u00eb ka kryer krime p\u00ebr 50 vite, krimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme ndaj shqiptar\u00ebve, ka ndryshuar emrin, ka b\u00ebr\u00eb sikur ka reflektuar, por n\u00ebn lidershipin aktual, \u00ebsht\u00eb rikthyer pothuajse n\u00eb \u00e7do aspekt tek m\u00ebnyrat e veprimit dhe q\u00ebndrimit ndaj qytetar\u00ebve nj\u00ebsoj si partia q\u00eb ishte para se t\u00eb ndryshonte emrin.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shtyp lirin\u00eb e medias, godet demokracin\u00eb dhe themelin e saj q\u00eb jan\u00eb zgjedhjet, godet opozit\u00ebn, godet lirin\u00eb ekonomike. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka nj\u00eb komision t\u00eb planifikimit qendror t\u00eb ekonomis\u00eb por ka nj\u00eb komision t\u00eb planifikimit qendror t\u00eb oligarkis\u00eb q\u00eb s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi se ku mblidhet, te Sheratoni apo tek dhoma e ngr\u00ebnies s\u00eb kryeministrit, apo tek vilat e Dh\u00ebrmiut, ku ndahet me thela Shqip\u00ebria midis Edi Ram\u00ebs dhe 5 oligark\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe m\u00eb e r\u00ebnda e m\u00eb t\u00eb r\u00ebndave ka sjell\u00eb krimin n\u00eb politik\u00eb. Kulti i krimit ishte ai q\u00eb mbante diktatur\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Varja e armiqve t\u00eb popullit, burgosja e armiqve t\u00eb popullit si\u00e7 quheshin, mbante me terror diktatur\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Tani p\u00ebrs\u00ebri me kultin e krimit, me kultin e t\u00eb fort\u00ebve, me kultin e Tom Dosh\u00ebve, Aqif Rakip\u00ebve, Suel \u00c7el\u00ebve, Rrahman Rrahjave me shok\u00eb, ky regjim ka ndalur ndryshimin me 25 prill dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb korruptuar deri n\u00eb palc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb trafiqeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drog\u00ebs ku trafikant\u00ebt mbajn\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar dhe kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeminist\u00ebr i korruptuar ndan pushtetin me ta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti, k\u00ebto jan\u00eb shkaqet se pse shumica e shqiptar\u00ebve varf\u00ebrohet \u00e7do dit\u00eb dhe nj\u00eb pakic\u00eb pasurohet \u00e7do dit\u00eb. Ka nj\u00eb shpres\u00eb dhe nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb mund dhe do ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike, e bashkuar rreth interesave t\u00eb demokrat\u00ebve dhe rreth interesave t\u00eb shqiptareve, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebrtet demokratike dhe v\u00ebrtet t\u00eb lir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebnia e 18 dhjetorit, t\u00eb tjerat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje hallesh, frik\u00ebrash dhe interesash personale, S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs apo t\u00eb ndokujt tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>&nbsp;Zoti Basha edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ju n\u00eb parlament fol\u00ebt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e quajt\u00ebt Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs, Trek\u00ebnd\u00ebshi i t\u00eb keqes, ku p\u00ebrfshit\u00eb Zotin Rama, zotin Berisha por edhe presidentin Meta. \u00c7far\u00eb ka ndodhur mes jush dhe presidentit Meta sepse deri tani nuk ju kishim d\u00ebgjuar t\u00eb shprehnit kund\u00ebrshti p\u00ebr veprimet e tij, madje ju e keni mb\u00ebshtetur edhe ne veprimet q\u00eb ai ka nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Z. Lulzim Basha:<\/strong>&nbsp;Jo, nuk ka qen\u00eb presidenti Meta i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e Bermud\u00ebs. Ndaj presidentit dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb tij t\u00eb drejta n\u00eb raport me kushtetut\u00ebn ne kemi mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb qarta mb\u00ebshtet\u00ebse, madje m\u00eb shum\u00eb se LSI-ja. Ka qen\u00eb Ilir Meta pjes\u00eb, personi Ilir Meta, i cili n\u00ebse m\u00eb pyesni, dy jav\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs ka qen\u00eb aseti m\u00eb i madh i Edi Ram\u00ebs, shkat\u00ebrruesi i fushat\u00ebs n\u00eb bindjen time, t\u00eb LSI-s\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb disa zona elektorale nga Vlora n\u00eb Elbasan dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb jav\u00ebt e fundit me q\u00ebndrimet e tij, ka \u00e7uar uj\u00eb tek mulliri i Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pra, kur p\u00ebrmend trek\u00ebnd\u00ebshin e Bermud\u00ebs, p\u00ebrmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e presidentit t\u00eb cilit i kemi dal\u00eb n\u00eb krah sa her\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb kushtetut\u00ebs. Por, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pjes\u00ebs tjet\u00ebr mund t\u00eb flasim gjat\u00eb. Jam i sigurt q\u00eb do ket\u00eb akuza e sulme t\u00eb shumta. Kal\u00ebrimi i kultur\u00ebs s\u00eb lin\u00e7imit, g\u00ebnjeshtrave, spekulimeve t\u00eb ndodhura k\u00ebto dy muaj \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb, por edhe un\u00eb jam i qart\u00eb, i vendosur dhe m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb nga forca e demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb \u00e7do trek\u00ebnd\u00ebshi dhe \u00e7do kombinimi interesash personale t\u00eb nj\u00eb grushti sado t\u00eb fuqish\u00ebm por t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish q\u00eb sot q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Ne do t\u2019i japim z\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, ne do ta \u00e7lirojm\u00eb shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale q\u00eb mbajn\u00eb peng Shqip\u00ebrin\u00eb dhe zhvillimin e saj demokratik dhe per\u00ebndimor.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha thot\u00eb se Kuvendi i 18 dhjetorit \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb si\u00e7 shprehet ai, vjen nga interesat e nj\u00eb individi t\u00eb shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, aleati strategjik. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Basha deklaron se nuk ka patur asnj\u00eb dilem\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/D2900177-8D51-4670-955F-55AAF0D4CC0B.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11939"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11939"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11941,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11939\/revisions\/11941"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}