{"id":12144,"date":"2021-12-18T09:31:23","date_gmt":"2021-12-18T08:31:23","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=12144"},"modified":"2021-12-18T09:31:28","modified_gmt":"2021-12-18T08:31:28","slug":"sot-fillon-zyrtarisht-lufta-mes-pd-dhe-ps-basha-mbledh-delegatet-berisha-referendum","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=12144","title":{"rendered":"Sot fillon zyrtarisht \u2018lufta\u2019 mes PD dhe PS! Basha mbledh delegat\u00ebt, Berisha referendum"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Delegat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike sot do t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb Pallatin e Kongreseve n\u00eb or\u00ebn 11:00 n\u00ebn sloganin \u2018T\u00eb zgjedhim t\u00eb ardhmen\u2019, ku do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb sfid\u00eb e hapur kund\u00ebr Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit t\u00eb thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbledhja e Kuvendit t\u00eb Bash\u00ebs do t\u00eb zhvillohet te Pallati i Kongreseve, i cili mban rreth 3 mij\u00eb ul\u00ebse. Por b\u00ebhet me dije nga Partia Demokratike q\u00eb numri I delegat\u00ebve t\u00eb jet\u00eb aq i lart\u00eb sa jan\u00eb &nbsp;vendosur edhe karrige n\u00eb holl, ku jan\u00eb vendosur ekrane dhe bokse t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuvendi i Bash\u00ebs sot pritet t\u00eb votoj\u00eb ndryshime statusore, nd\u00ebrsa po ashtu do t\u00eb miratohet edhe propozimi i n\u00ebnkryetarit Enkelejd Alibeaj, q\u00eb n\u00eb strukturat e k\u00ebsaj partie t\u00eb mos ket\u00eb individ\u00eb t\u00eb shpallur \u2018non grata\u2019. N\u00eb rendin e dit\u00ebs, pritet q\u00eb pika t\u00eb par\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr situat\u00ebn politike si edhe marrjen e masave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e PD-s\u00eb. Pika e dyt\u00eb me aksionin politik t\u00eb PD-s\u00eb dhe pika e tret\u00eb me miratimin e programit p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur struktur\u00ebn e partis\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rendi i dit\u00ebs p\u00ebr Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\"><li>Vendimmarrje mbi situat\u00ebn politike, si dhe marrjen e masave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e Partis\u00eb Demokratike, duke mos lejuar q\u00eb problemet apo interesat personale t\u00eb secilit an\u00ebtar t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb interesat elektorale dhe politike t\u00eb PD, dhe axhend\u00ebn e saj politike n\u00eb p\u00ebrballjen me regjimin e Edi Ram\u00ebs.<\/li><li><strong>II<\/strong>. Miratimin e Aksionit Politik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Partis\u00eb Demokratike dhe shpalljen e Platform\u00ebs Qytetare p\u00ebr Demokraci, p\u00ebr rikthimin e legjitimitetit dhe demokracis\u00eb n\u00eb vend, si dhe nd\u00ebrtimin e mekanizimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjitha forcat e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrballjen me regjimin e Edi Ram\u00ebs, i cili n\u00eb aleanc\u00eb me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkat\u00ebrruar \u00e7do mjet t\u00eb funksionimit demokratik t\u00eb shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive t\u00eb vendit nga qytetar\u00ebt dhe kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>III<\/strong>. Miratimin e programit organizativ t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur struktur\u00ebn e partis\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit \u201cPartia Demokratike, partia e demokrat\u00ebve dhe \u00e7do shqiptari t\u00eb ndersh\u00ebm \u2013 Forca e vetme politike q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mes disa pikave t\u00eb draft vendimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Komb\u00ebtar m\u00eb 18 Dhjetor ka edhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb synon disiplinimin e strukturave. \u201c<em><strong>\u00c7do veprim apo akt tjet\u00ebr, n\u00eb \u00e7do form\u00eb apo m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte d\u00ebmtim t\u00eb interesave elektorale dhe politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.\u201d<\/strong><\/em>\u2013 thuhet n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb vendimit t\u00eb propozuar nga kryetari i PD.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kryesia e Partis\u00eb Demokratike vendosi dit\u00ebn e djeshme<\/strong>&nbsp;q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb 11 kryetar\u00ebt e deg\u00ebve q\u00eb jan\u00eb bashkuar me Sali Berish\u00ebn. PD-ja vendosi n\u00eb drejtimin politik t\u00eb deg\u00ebve ku jan\u00eb shkarkuar kryetar\u00ebt, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb qendrore, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesive t\u00eb deg\u00ebve. Deg\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb ken\u00eb si drejtues politik n\u00ebnkryetar\u00ebt e PDSH-s\u00eb. Vendimi i selis\u00eb blu vjen pasi atij t\u00eb kryesis\u00eb q\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb shkarkoi kryetar\u00ebt e 12 deg\u00ebve: Shijak, Fush\u00eb-Kruj\u00eb, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonj\u00eb, Ku\u00e7ov\u00eb, Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr. N\u00eb takimin e djesh\u00ebm u vendos q\u00eb t\u2019i propozohet k\u00ebtij Kuvendi shkarkimi nga strukturat i personave t\u00eb prekur nga ligji i dekriminalizimit ose q\u00eb rezultojn\u00eb \u201cnon-grata\u201d nga strukturat qendrore t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kuvendi Komb\u00ebtar i PD<\/strong>&nbsp;vjen vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pas atij t\u00eb Berish\u00ebs, ku u votua p\u00ebr shkarkimin e Bash\u00ebs si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-s\u00eb. Asnj\u00eb vendim i nxjerr\u00eb nga Kuvendi i 11 dhjetorit nuk \u00ebsht\u00eb njohur nga Basha, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Por si ka p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtja deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia fillon n\u00eb 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berish\u00ebn, tashm\u00eb \u201cnon grata\u201d nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit t\u00eb Bash\u00ebs, Berisha iu rikthye aktivitetit t\u00eb tij politik, duke nisur takimet me baz\u00ebn q\u00eb i quajti \u201cFoltore\u201d. M\u00eb 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit t\u00eb Bash\u00ebs. Gjithashtu u ngrit edhe nj\u00eb grup Komisioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm me 29 an\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nisur t\u00eb gjitha procedurat e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht ky Komision pritet ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb partin\u00eb deri m\u00eb 22 mars 2020 kur do t\u00eb thirret nj\u00eb Kuvend i ri p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionar\u00ebt e tjer\u00eb. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi p\u00ebrjashtoi nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i PD-s\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e Berish\u00ebs, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb. Por kund\u00ebrp\u00ebrgjigja e vendimit t\u00eb Bash\u00ebs, erdhi me hyrjen n\u00eb PD t\u00eb Berish\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij. Lufta mes pal\u00ebve ka nisur, por nuk dihet p\u00ebrfundimi\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><strong>Referendumi i Berish\u00ebs:<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr kujtojm\u00eb se po dit\u00ebn e sotme ish-kryeministri &nbsp;Sali Berisha&nbsp;do t\u00eb zhvilloj\u00eb referendumin p\u00ebr t\u00eb ratifikuar shkarkimin e Bash\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr drejtimin e referendumit \u00ebsht\u00eb ngritur edhe nj\u00eb komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me an\u00ebtar\u00eb Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Kruj\u00ebn. Ky referendum zhvillohet p\u00ebr t\u00eb ratifikuar vendimin q\u00eb mori Kuvendi i thirrur nga Berisha m\u00eb 11 dhjetor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsohet se Berisha do t\u2019i drejtohet qendr\u00ebs s\u00eb votimit rreth or\u00ebs 10:00, n\u00eb deg\u00ebn e nr.2 t\u00eb PD. Qendrat e votimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin do t\u00eb hapen n\u00eb or\u00ebn 08:00 dhe do t\u00eb mbyllen n\u00eb 17:00.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>QYTETET DHE QENDRAT E VOTIMIT:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Durr\u00ebs<\/strong>&nbsp;jan\u00eb 2700 an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj partie jan\u00eb ftuar n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs t\u00eb shprehin me vot\u00eb vullnetin e tyre. N\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb Sukthit, Manz\u00ebs dhe Ishmit, krahas qendr\u00ebs s\u00eb votimit t\u00eb Pallati i Kultur\u00ebs, nj\u00eb qend\u00ebr tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb subjekt privat pran\u00eb bashkis\u00eb Sukth.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dega Kruj\u00eb,<\/strong>&nbsp;e cila ka rreth 700 an\u00ebtar\u00eb, do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb dy qendra votimi, nj\u00eb n\u00eb Thuman\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb. N\u00eb Kruje e Thuman\u00eb votohet n\u00eb lokale, ambiente t\u00eb marra me qira. N\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, votimi pritet t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vetme, te qendra sh\u00ebndet\u00ebsore, ku \u00ebsht\u00eb dhe zyra e partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb bashkin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs<\/strong>&nbsp;ka nj\u00eb qend\u00ebr votimi, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb te ish-kinema Millemium. Edhe n\u00eb Pogradec do t\u00eb jet\u00eb po nj\u00eb qend\u00ebr votimi, te kinemaja e qytetit. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb jan\u00eb 3500 an\u00ebtar\u00eb, n\u00eb Pustec 3600. nd\u00ebrsa n\u00eb Pogradec jan\u00eb 900 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Gjirokast\u00ebr<\/strong>&nbsp;jan\u00eb gjithsej 1100 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD me t\u00eb drejt\u00eb vote, nd\u00ebrsa jan\u00eb ngritur 4 qendra votimi p\u00eb t\u00eb votuar p\u00ebr shkarkimin e Bash\u00ebs. N\u00eb Gjirokast\u00ebr qendra e votimit do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Pallatin e Sportit, n\u00eb Lazarat do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, n\u00eb Libohov\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe n\u00eb Ur\u00ebn e Kardhiqit do t\u00eb votohet te ish-zyra elektorale e PD.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Vlor\u00eb<\/strong>&nbsp;jan\u00eb rreth 1400 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, ku qendra e votimit do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD n\u00eb qytetin bregdetar. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga nj\u00eb qend\u00ebr votimi do t\u00eb ket\u00eb edhe n\u00eb Selenice e n\u00eb Himar\u00eb. Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes, kryetari i PD Selenic\u00eb, Shezai Balilaj u shpreh se do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nes\u00ebr n\u00eb Kuvendin zyrtar t\u00eb PD n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Elbasan<\/strong>, ku \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se votimi do t\u00eb kryhet brenda ambienteve t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Shkod\u00ebr<\/strong>&nbsp;jan\u00eb 9 qendra votimi n\u00eb ambiente private t\u00eb marra me qira (Stadiumi, sheshi Isa Boletini, Velipoje, Daj\u00e7, B\u00ebrdic\u00eb, Postrib\u00eb, ana e malit, rrethina etj.) Jan\u00eb 600 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb dhe num\u00ebrim do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb qendrat ku edhe do t\u00eb votohet<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Lezh\u00eb<\/strong>&nbsp;jan\u00eb rreth 2500 an\u00ebtar\u00eb votimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb ambientet e pallatit t\u00eb kultur\u00ebs \u2018Ded\u00eb Ndue Lazi\u2019. N\u00eb Kurbin jan\u00eb 1200 an\u00ebtare dhe votimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb zyr\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb Mirdit\u00eb jan\u00eb 800 an\u00ebtar\u00eb dhe votimit do b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb ambient privat p\u00ebrball\u00eb katedrales<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Tiran\u00eb<\/strong>&nbsp;an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb votojn\u00eb disa n\u00ebp\u00ebr zyrat e deg\u00ebve dhe disa n\u00ebp\u00ebr lokale. K\u00ebshtu n\u00eb deg\u00ebn nr. 1 n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs. N\u00eb deg\u00ebn nr.2 n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb votohet n\u00eb lokalin \u2018Bar Amerika pran\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb deg\u00ebn nr. 3 n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs, n\u00eb Xhamllik. N\u00eb deg\u00ebn nr.4 do t\u00eb votohet n\u00eb lokalin P\u00ebllumbat e Paqes. N\u00eb deg\u00ebn nr.5 an\u00ebtar\u00ebt e PD-s\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb pran\u00eb zyrave Aleat Komp KIKA2. N\u00eb deg\u00ebn e PD-s\u00eb, nr. 6 do t\u00eb votohet pran\u00eb lokalit \u2018Kombi Art\u2019 rruga Lambi Bonata kryq\u00ebzimi i rrug\u00ebs Qelqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb deg\u00ebn nr. 7 do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs. N\u00eb deg\u00ebn nr.8 do t\u00eb votohet 100m mbi gjimnazin Partizani. N\u00eb deg\u00ebn nr.9 do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs tek Treni. N\u00eb deg\u00ebn nr.10 do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e d\u00ebg\u00ebs. N\u00eb deg\u00ebn nr.11 n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb votohet n\u00eb nj\u00eb ambient af\u00ebr AMC.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb deg\u00ebn nr.12 do t\u00eb votohet pran\u00eb lokalit Elze Bathirja, n\u00eb Fark\u00eb e Vog\u00ebl. N\u00eb deg\u00ebn nr.13 do t\u00eb votohet n\u00eb Yrshek, p\u00ebrball\u00eb Uzllov\u00ebs. N\u00eb deg\u00ebn nr.14 do t\u00eb votohet n\u00eb rrug\u00ebn nacionale n\u00eb Dajt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb deg\u00ebn nr.15 do t\u00eb votohet n\u00eb lokalin \u2018Besnik Kodra\u2019 Pez Helms. N\u00eb deg\u00ebn nr.16 n\u00eb Tira\u00ebn do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e PD-s\u00eb. N\u00eb Vor\u00eb do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e PD-s\u00eb. N\u00eb Kam\u00ebz do t\u00eb votohet n\u00eb dy qendra votimi, n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs n\u00eb bulevardin Blu n\u00eb Kam\u00ebz dhe n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs n\u00eb bulevardin Blu n\u00eb Bathore. N\u00eb Paskuqan do t\u00eb votohet n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Delegat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike sot do t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb Pallatin e Kongreseve n\u00eb or\u00ebn 11:00 n\u00ebn sloganin \u2018T\u00eb zgjedhim t\u00eb ardhmen\u2019, ku do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb sfid\u00eb e hapur kund\u00ebr Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit t\u00eb thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mbledhja e Kuvendit t\u00eb Bash\u00ebs do t\u00eb zhvillohet te Pallati i Kongreseve, i cili &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-12144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/5C233633-0A2D-4DC2-9819-B35A66D7AB83.png","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12144"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12146,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12144\/revisions\/12146"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}