{"id":17193,"date":"2023-06-28T12:52:36","date_gmt":"2023-06-28T11:52:36","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=17193"},"modified":"2023-06-28T12:52:37","modified_gmt":"2023-06-28T11:52:37","slug":"rama-mirenjohje-per-ambasadoren-yuri-kim-e-mbylli-misionin-e-saj-e-deshi-shqiperine-u-perpoq-per-ta-ndihmuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=17193","title":{"rendered":"Rama mir\u00ebnjohje p\u00ebr ambasadoren Yuri Kim: E mbylli misionin e saj! E deshi Shqip\u00ebrin\u00eb, u p\u00ebrpoq p\u00ebr ta ndihmuar"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook shprehu mir\u00ebnjohje dhe falenderime p\u00ebr ambasadoren e Amerik\u00ebs Yuri Kim dhe p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Rama tha se Kim e ka mbyllur misionin e saj, ndryshe nga ambasador\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ajo b\u00ebri p\u00ebr vendin ton\u00eb, dha mb\u00ebshtetje p\u00ebr \u00e7do arritje t\u00eb vendit, dhe sipas kryeministrit p\u00ebrballoi \u00e7do problem, dhe \u00e7do akuz\u00eb se po mb\u00ebshtet qeverin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAjo ishte m\u00eb amerikania mes shqiptar\u00ebve dhe m\u00eb shqiptarja mes amerikan\u00ebve\u201d, thot\u00eb Rama nd\u00ebrsa i dor\u00ebzon Yuri Kim n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje Yllin e Madh t\u00eb Mir\u00ebnjohjes Publike p\u00ebr sa shum\u00eb e deshi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr sa shum\u00eb u p\u00ebrpoq p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Arritje p\u00ebr t\u00eb cilat pa Amerik\u00ebn n\u00eb krah\u00eb, nuk do t\u2019ia kishim dal\u00eb, shton Kryeministri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Yuri Kim e mbylli misionin e saj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ajo q\u00ebndroi nj\u00ebsoj sa t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt e tjer\u00eb, po q\u00ebndrimi i saj zgjati m\u00eb shum\u00eb se sa i t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve bashk\u00eb. Sepse ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ajo nuk ndenji nj\u00eb dit\u00eb pa u shfaqur, sa ekran m\u00eb ekran, e vrenjtur edhe kur buz\u00ebqeshte, sa n\u00eb instagram, e qeshur edhe kur pejzazhet nga Shqip\u00ebria ishin t\u00eb vran\u00ebta, e sa p\u00ebrmes cic\u00ebrrimave, ku \u00ebmb\u00eblsisht serioze e ku seriozisht t\u00eb hidhura, nga fr\u00ebngjia e Twitterit, sa n\u00eb rrug\u00ebt e jet\u00ebs politike n\u00eb Tiran\u00eb, ku me dylbi e me pushk\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitjet ushtarake, ku me shpat\u00eb n\u00eb brez n\u00eb mbledhjet e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ku me lot n\u00eb sy p\u00ebr viktimat e Armikut t\u00eb Paduksh\u00ebm, ku me helm n\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e ku me llokume e raki p\u00ebr komisionin multipartizan t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore; her\u00eb si kalor\u00ebse e t\u00eb gjith\u00ebpushtetshmit, her\u00eb si hije e pushtetit dhe her\u00eb si bebisiter e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb pushtetit, edhe falenderuese p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb mes popujve, edhe inkurajuese p\u00ebr arritjet e popullit, edhe k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb zgjedhurit nga populli, nganj\u00ebher\u00eb e bezdisur prej akuzave se po mb\u00ebshtet qeverin\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb e nervozuar prej pretendimeve se po mb\u00ebshtet opozit\u00ebn, shpeshher\u00eb e g\u00ebzuar p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha pal\u00ebve, po asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, sa n\u00eb majat e maleve e n\u00eb brigjet e deteve, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb mir\u00ebkuptuara, sa n\u00eb mes t\u00eb burrave me kostum p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptuar se kostumi s\u2019t\u00eb b\u00ebn medoemos burr\u00eb, sa n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mes f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Tropoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar se Amerika s\u2019t\u00eb njeh p\u00ebr burr\u00eb, e sa ulur mes plakave n\u00eb Dh\u00ebrmi, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebntreguar se asnj\u00eb burr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Yuri Kim u largua duke l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, miq e armiq, q\u00eb e desh\u00ebn apo e urryen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se askush s\u2019e deshi dot pa e urryer asnj\u00ebher\u00eb dhe asnj\u00eb se urreu dot pa e dashur qoft\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb. N\u00eb radh\u00ebn e t\u00ebr\u00eb atyre q\u00eb deri m\u00eb sot jan\u00eb ulur n\u00eb zyr\u00ebn e ambasadorit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo ishte m\u00eb amerikania mes shqiptar\u00ebve dhe m\u00eb shqiptarja mes amerikan\u00ebve. Kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, ambasador\u00ebt e sup\u00ebrfuqis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e \u00ebmb\u00eblsis\u00eb admiruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku Amerika shihet si Arusha e Madhe n\u00eb qiell dhe nj\u00eb ambasador amerikan trajtohet kudo ku shkon, si mik i r\u00ebn\u00eb nga qielli, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb fatale bie brenda dhe ndjehet si nj\u00eb Zot n\u00eb tok\u00eb, i cili duhet t\u00eb jetoj\u00eb e t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar, t\u00eb b\u00ebhet jo vet\u00ebm z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i halleve t\u00eb tij, po edhe luft\u00ebtari q\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb tij p\u00ebrleshet me padrejt\u00ebsit\u00eb, fshikullon t\u00eb pushtetshmit, godet t\u00eb paudh\u00ebt, posht\u00ebron t\u00eb pandreqshmit, nj\u00eb lloj gjykat\u00ebsi suprem, i cili merr frym\u00eb me detyrimin moral karshi njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb t\u00eb kontestoj\u00eb deri edhe vet\u00eb vendimet e gjykatave.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>E tmerrshme n\u00eb dukje, po jo edhe aq n\u00eb fakt, sepse p\u00ebr ta vler\u00ebsuar si duhet rolin e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb, e posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb ambasadores q\u00eb me protagonizmin e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb na doli edhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, e m\u00eb shtyu t\u2019i shkruaj edhe k\u00ebto radh\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb pyetja, \u201cA do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb sikur t\u00eb mos ishin fare dhe sikur n\u00eb vend se t\u00eb zhytej me kok\u00eb, n\u00eb vorbull\u00ebn e jet\u00ebs politike e institucionale t\u00eb vendit, Yuri t\u00eb q\u00ebndronte si sfinks mbi kodr\u00ebn e but\u00eb t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit?\u201d\u2026. Un\u00eb them jo, padiskutim jo. P\u00ebrkundrazi. Por ky do t\u00eb ishte nj\u00eb shkrim i gjat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb asfare vendi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb misionit t\u00eb saj, nuk m\u00eb mbeti tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019i dor\u00ebzoj ambasadores Yuri Kim, Yllin e Madh t\u00eb Mir\u00ebnjohjes Publike, p\u00ebr sa shum\u00eb e deshi Shqip\u00ebrin\u00eb, sa shum\u00eb u p\u00ebrpoq p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb ikje t\u00eb saj, t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb se sa ai q\u00eb ishte kur ajo erdhi dhe mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr bindjen time se kjo lloj Amerike, me duart e futura n\u00eb organizmin e jet\u00ebs son\u00eb institucionale, ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb ngjitjes s\u00eb mundimshme nga honi i zi i ferrit komunist n\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn drejt drit\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb, nj\u00eb e keqe aq e domosdoshme, sa vet\u00eb forca q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e kombit shqiptar n\u00eb \u00e7do drejtim, e padyshim edhe sa fuqia q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb luftuar, m\u00eb n\u00eb fund, me t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb deri dje ngjanin t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe pa Amerik\u00ebn n\u00eb krah do t\u00eb mbeteshin p\u00ebrjet\u00eb t\u00eb tilla.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prandaj nj\u00ebsoj si k\u00ebta rreshta mbase diplomatikisht skandaloz\u00eb \u2013 po ja q\u00eb e v\u00ebrteta s\u2019\u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb dot diplomatike kur duhet th\u00ebn\u00eb patjet\u00ebr \u2013 mir\u00ebnjohja e falenderimi p\u00ebr ambasadoren Yuri Kim, jan\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb sinqerisht e t\u00eb menduar krejt lirisht, teksa avioni nga Brukseli po ulet n\u00eb Tiran\u00eb, ku nj\u00eb tjet\u00ebr ambasador amerikan pritet t\u00eb bjer\u00eb s\u00eb shpejti n\u00eb kurthin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,<\/em>&nbsp;tha Rama n\u00eb postimin n\u00eb Facebook.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook shprehu mir\u00ebnjohje dhe falenderime p\u00ebr ambasadoren e Amerik\u00ebs Yuri Kim dhe p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Rama tha se Kim e ka mbyllur misionin e saj, ndryshe nga ambasador\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ajo b\u00ebri p\u00ebr vendin ton\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17194,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/yy.webp","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17193"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17193"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17193\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17195,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17193\/revisions\/17195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17194"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}