{"id":1832,"date":"2020-12-06T20:01:38","date_gmt":"2020-12-06T20:01:38","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=1832"},"modified":"2020-12-06T20:01:38","modified_gmt":"2020-12-06T20:01:38","slug":"histori-njerezit-e-medhenj-si-jahja-hafizi-kasemi-krijojne-piedestalin-e-tyre-e-ardhmja-kujdeset-per-statujen-nga-xhemal-shehu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=1832","title":{"rendered":"Histori: Njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj si Jahja Hafizi (Kasemi) krijojn\u00eb piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset p\u00ebr statuj\u00ebn..!nga  Xhemal Shehu"},"content":{"rendered":"\n
<\/p>\n\n\n\n
Njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj si Jahja Hafizi (Kasemi) krijojn\u00eb piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset p\u00ebr statuj\u00ebn..!<\/p>\n\n\n\n
Kushtuar birit t\u00eb Prez\u00ebs dhe Kruj\u00ebs, Jahja Asllan Hafizi (Kasemi)
Nga Xhemal Shehu
Jahja lindi m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 1934 n\u00eb Prez\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje me tradita atdhedashurie, autokton dhe t\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prez\u00ebs, 100 m n\u00eb jug t\u00eb kalas\u00eb.
Familja Hafizi (Kasemi), ku lindi e u rrit Jahja, ishte nj\u00eb familje e ve\u00e7ant\u00eb me vlera qytetarie, me njer\u00ebz t\u00eb arsimuar, aset i madh p\u00ebr zon\u00ebn\u2026 Si e till\u00eb ka g\u00ebzuar dhe g\u00ebzon nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe vler\u00ebsohet me konsiderata t\u00eb larta nga komuniteti i gjith\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Prez\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb\u2026 Por dhe sht\u00ebpia e Ahmet Kapidanit, (babait t\u00eb Bedrijes, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Jahos), ishin me em\u00ebr n\u00eb Ish\u00ebm\u2026
K\u00ebt\u00eb e tregoi q\u00ebndrimi i tyre ndaj Luft\u00ebs, duke e kthyer sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb saj, me strehim e me ushqime, e m\u00eb pas n\u00eb procesin e rind\u00ebrtimit e t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb vendit\u2026
Babai i Jahos, Asllani, nga viti 1934 -1941, ka punuar n\u00eb zyr\u00ebn e rekrutimit me grad\u00ebn n\u00ebnrreshter n\u00eb Zerqan dhe Sh\u00ebngjergj. Pastaj deri n\u00eb vitin 1945 p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore ka qendruar n\u00eb Tiran\u00eb tek halla e tij. Me gjith\u00ebse n\u00eb gjendje jot \u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur dhe ka inkurajuar pjesmarrjen e t\u00eb af\u00ebm\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb aktivitete n\u00eb interes t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare. Nd\u00ebrsa Jahja, bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e tij Bedrijen, ka jetuar n\u00eb Prez\u00eb te xhaxhai i tij Ahmeti\u2026
Asllani nga viti 1945-1949 ka punuar n\u00eb Deg\u00ebn Ushtarake Librazhd e m\u00eb pas si n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb Komitetin Ekzekutiv t\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb rrethit Shijak, pran\u00eb Gjendjes Civile Maminas, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1960, ku mori pension invaliditeti.
Xhaxhai i tij, Ahmet Hafizi, me titullin “Hafiz”, marr\u00eb qysh n\u00eb vitin 1924 n\u00eb mosh\u00ebn 24 vje\u00e7are.., ishte njeri shum\u00eb i nderuar dhe i respektuar n\u00eb zon\u00ebn e Prez\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb\u2026 Ata dhe m\u00ebsuesit ishin si oaz uji n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Me shembullin dhe urt\u00ebsin\u00eb e tyre, zgjidhnin edhe konflikte t\u00eb ndryshme\u2026 Ata ishin i vetmi burim informacioni i koh\u00ebs, p\u00ebrgatitnin dhe i lexonin letra t\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shkoll\u00eb apo ushtar\u2026
Duke qen\u00eb figura qendrore n\u00eb komunitet, bien n\u00eb sy t\u00eb Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prez\u00ebs, historianit t\u00eb mir\u00ebnjohur Selim Shpuza, atdhetar e patriot si ai, dhe sekretar i Celul\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Komuniste n\u00eb Prez\u00eb, e afron Ahmetin n\u00eb aktivitete n\u00eb interest t\u00eb l\u00ebvizjes popullore p\u00ebr mbrojtjen e vendit nga rreziku i pushtimit italian\u2026 \u201cNj\u00ebmend\u00ebsia lind miq\u00ebsin\u00eb\u201d thot\u00eb populli, dhe k\u00ebshtu Ahmet Hafizi bashk\u00eb me, Bajram Prez\u00ebn, Ahmet Boj\u00ebn, Ahmet Lok\u00ebn, Ramazan Sinanin, v\u00ebllez\u00ebrit; Isuf e Islam Shehun, Shaban Xhebexhiun e nip\u00ebrit e tij Vesel e Ibrahim Xhebexhiu, Shim Shim\u00ebn, v\u00ebllez\u00ebrit; Zeqir e Vesel Dacin, Rexhep \u00c7unin, Osman Bubkun etj, n\u00ebn drejtimin e Selimit e kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr se: \u201cAsnjan\u00ebsia n\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb, pambuku i lagur n\u00eb pushk\u00eb\u201d, dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e t\u00eb rinj\u00ebve prezgjan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb braktisur dhe t\u00eb tradhtuar nga regjimi zogolljan, kryen aktin patriotik, shkuan n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb arm\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e vatanit. Pas kthimit nga Durr\u00ebsi, jo vet\u00ebm pa arm\u00eb, por edhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga deklaratat \u201cpatriotike\u201d e luftarake t\u00eb njerz\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ahmet Zogut, Ahmet Hafizi e kthen sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs me strehim, ushqime dhe p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb materjaleve domosdoshme\u2026
Jahja nuk ka patur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, por ai ishte rritur me f\u00ebmij\u00ebt e xhaxhait t\u00eb tij Ahmetit; me Syben, Shyqyriun, Gjylen dhe Kasemin, Ato i kishte \u201cmotra dhe v\u00ebllez\u00ebr\u201d, t\u00eb till\u00eb i trajtoi dhe e trajtuan deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij\u2026
K\u00ebt\u00eb harmoni dhe respekt t\u00eb rrall\u00eb, e tregojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Jahos, pasi xhaxhait t\u00eb Jahos i kan\u00eb thirrur “bab\u00eb”dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij “n\u00ebn\u00eb”, derisa sa jan\u00eb ndar\u00eb nga jeta..!
Jahja i rritur dhe burr\u00ebruar n\u00eb zjarrin e luft\u00ebs p\u00ebr liri e rind\u00ebrtim, me jehon\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve partizane dhe ato t\u00eb aksioneve vullnetare, p\u00ebr rind\u00ebrtimin e vendit t\u00eb shkatrruar nga lufta, pasi mbaron shkoll\u00ebn 7-vje\u00e7are n\u00eb Prez\u00eb, filloi pun\u00ebn n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen e Grumbullimit Fush\u00eb-Kruj\u00eb me detyr\u00eb shitbler\u00ebs-llogaritar, nga viti 1951 deri n\u00eb vitin 1955.
N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1953 martohet me Hatijen, t\u00eb bij\u00ebn e Hasan Xhebexhiut nga Preza. Familje q\u00eb i lidhi lufta, lidh\u00ebn dhe konsoliduan m\u00eb tej miq\u00ebsin\u00eb\u2026 V\u00ebllez\u00ebrit e saj Vesel e Ibrahim Xhebexhiu si dhe xhaxhai Shaban Xhebexhiu kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr okupator\u00ebve dhe tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vendit, ku n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1942 Veseli bie d\u00ebshmor n\u00eb Shijak.
Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak n\u00eb vitet 1955-1957, Komiteti Ekzekutiv i rrethit Kruj\u00eb e caktoi llogaritar n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrmarrje. N\u00eb nd\u00ebrmarrjen e Grumbullimit n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb.
N\u00eb jet\u00ebn e tij Jahja ka plot ngjarje e kujtime t\u00eb bukura, por ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn e tij, do t\u00eb ishte data 17 Janar 1962, dita kur pranohet an\u00ebtar i PPSH-s\u00eb, \u00ebnd\u00ebrr e rinis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs\u2026 M\u00eb pas shkall\u00ebt i ngjit nj\u00eb nga nj\u00eb. \u2026Ka qen\u00eb an\u00ebtar i Pleniumit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb rrethit Kruj\u00eb nga viti 1967 -1973, vit kur filloi Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, “Vladimir Ili\u00e7 Lenin” n\u00eb Tiran\u00eb. Puna e tij kudo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga organizatat e partis\u00eb dhe kolektivat punonj\u00ebse.
N\u00eb vitin 1963 u em\u00ebrua Kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Planit. N\u00eb k\u00ebto detyra spikasin cil\u00ebsi e virtyte t\u00eb rralla si kuad\u00ebr\u2026 Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dallohet p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i jan\u00eb akorduar disa her\u00eb, Flet\u00eb Nderi dhe Lavd\u00ebrimi.
Deri n\u00eb vitin 1968 banonte n\u00eb Prez\u00eb dhe punonte n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb duke u p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mjeteve t\u00eb transportit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndjek dhe shkoll\u00ebn e mesme (teknikumin) pa shkeputje nga puna.
M\u00eb 28.08.1969 em\u00ebrohet Drejtor i Nd\u00ebrmarrjes Shtet\u00ebrore t\u00eb Grumbullimit n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Si drejtor, edhe pse i ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, dallohet si organizator i mir\u00eb, konseguent n\u00eb kapjen dhe ndjekjen e problemeve t\u00eb nd\u00ebrmarrjes n\u00eb l\u00ebmin ekonomik dhe organizativ. Nd\u00ebrmarrja doli me detyra t\u00eb realizuara n\u00eb vitin 1970. Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs si drejtues g\u00ebzon simpatin\u00eb e mas\u00ebs, d\u00ebgjon z\u00ebrin e saj, tregohet i gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb vet\u00eb punonj\u00ebsve. Ishte i rregullt karshi vart\u00ebsve dhe u k\u00ebrkonte llogari atyre p\u00ebr kryerjen e detyrave.
Me dat\u00eb 29.07.1972 em\u00ebrohet zv.kryetar i Komitetit Ekzekutiv t\u00eb K\u00ebshillit Popullor t\u00eb rrethit Kruj\u00eb. N\u00eb janar\u2013shkurt 1973, ndoqi kursin e Kryeministris\u00eb. N\u00eb vitet 1973-1974, ndoqi studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb \u201cVladimir Ili\u00e7 Lenin\u201d\u2026
Me dat\u00eb 20.02.1975 propozohet p\u00ebr kryetar kooperative n\u00eb Nik\u00ebl dhe menj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, i ngarkohet detyra e Kryetarit t\u00eb Kooperativ\u00ebs Bujq\u00ebsore \u201cRexh\u00eb Deliu\u201d- Nik\u00ebl. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kjo kooperativ\u00eb shquhej p\u00ebr rezultate shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta ekonomike-financiare por edhe p\u00ebr grindje, m\u00ebri, tarafe etj.
Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka drejtuar k\u00ebt\u00eb kooperative, ka punuar mir\u00eb jo vetem si organizator por dhe n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr kapjen dhe trajtimin e problemeve t\u00eb ndryshme n\u00eb kooperativ\u00eb, qofshin ato sociale, probleme ekonomike, organizative, etj. Fal\u00eb k\u00ebsaj pune t\u00eb madhe, kjo kooperativ\u00eb nga viti n\u00eb vit b\u00ebri hapa para, gj\u00eb q\u00eb e tregoi rritja e prodhimeve bujq\u00ebsore e blegtorale, duke u b\u00ebr\u00eb e njohur n\u00eb rrethin e Kruj\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe luftonte fort p\u00ebr t\u00eb evituar t\u00eb metat dhe dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke qen\u00eb k\u00ebrkues llogarie dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb realizuar detyrat e ngarkuara.
Shoku Jahja, kudo ku ka punuar e drejtuar n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb, gjithnj\u00eb ka patur rezultate t\u00eb larta. Si pasoj\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kooperativa \u2018\u2019Rexh Deliu\u2019\u2019- Nik\u00ebl arriti rezultate shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore e blegtorale, ku p\u00ebr afro tre vjet radhazi realizon disa tregues dhe n\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb i afrohet realizimit t\u00eb tyre. Jahja tregon cil\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me masat, tregohet komunikues, organizator, duke nd\u00ebrtuar marr\u00ebdhenie t\u00eb mira me vart\u00ebsit dhe sidomos me specialist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u hapte horizonte p\u00ebr v\u00ebnien e prodhimit mbi baza shkencore. Kjo \u00e7oi n\u00eb prodhime t\u00eb reja far\u00ebrash elite t\u00eb grurit, soj\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin racor t\u00eb blegtoris\u00eb etj. Tregohet shum\u00eb k\u00ebrkues ndaj vetes dhe vart\u00ebsve, duke q\u00ebndruar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb opinionin shoq\u00ebror, jo vet\u00ebm n\u00eb kooperativ\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin e Kruj\u00ebs arrin t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb respekt dhe simpati.
N\u00eb maj t\u00eb vitit 1980 K\u00ebshilli Popullor i Rrethit e zgjodhi Kryetar t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Rrethit dhe Pleniumi i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb e zgjodhi An\u00ebtar t\u00eb Byros\u00eb s\u00eb Partis\u00eb t\u00eb Rrethit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, shoku Jahja, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Komitetit Ekzekutiv, b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb organizuar dhe drejtuar mir\u00eb pun\u00ebn e organeve t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ndihm\u00ebs e kontrollit, si dhe forcimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb llogaris\u00eb\u2026 N\u00eb t\u00eb nj\u00ebnjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb politik\u00ebn me kuadrin specialist, b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin tekniko-profesional t\u00eb tyre, duke p\u00ebrgjith\u00ebsuar p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrparuar e nxitur debatin, p\u00ebr njohjen dhe korrigjimin e t\u00eb metave, p\u00ebr plot\u00ebsimin me sukses t\u00eb detyrave. Tregon af\u00ebrsi me masat, duke d\u00ebgjuar dhe zgjidhur n\u00eb koh\u00eb k\u00ebrkesat dhe ankesat e tyre. Isht\u00eb parimor dhe i sinqert\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore, zhvillonte drejt kritik\u00ebn dhe autokritik\u00ebn. Isht\u00eb i thjesht\u00eb, i dashur dhe i respektuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.
Zgjedh\u00ebsit e zon\u00ebs elektorale Nr 117, duke vler\u00ebsuar pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, e propozojn\u00eb kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb Kuvendin Popullor t\u00eb RPSSH, duke qen\u00eb t\u00eb bindur se do ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb denj\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ.
Detyr\u00ebn si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv e mban deri me dat\u00eb 31.05.1985. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1985, em\u00ebrohet Kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Far\u00ebrave, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryen mir\u00eb. Nd\u00ebrmarrja merr Flamur dhe Flet\u00eb Nderi dhe kjo i dedikohet pun\u00ebs s\u00eb palodhur e t\u00eb kujdesshme t\u00eb tij, duke g\u00ebzuar respektin e t\u00eb gjith\u00eb kolektivit. Tregohet komunikues me ekonomit\u00eb q\u00eb merreshin me prodhimin e far\u00ebrave.
Edhe k\u00ebtu jep ndihmes\u00ebn e tij, duke mobilizuar kolektivin dhe ve\u00e7anerisht specialist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar n\u00eb koh\u00eb e me cil\u00ebsi sasin\u00eb e nevojshme t\u00eb far\u00ebrave p\u00ebr Rrethin e Kruj\u00ebs dhe rrethet e tjera.Tregohet i apasionuar p\u00ebr t\u00eb rejat e shkenc\u00ebs, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb njoh\u00eb mir\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe eksperienc\u00ebn e p\u00ebrparuar. N\u00eb kolektivin q\u00eb drejton siguron nj\u00eb p\u00ebrpunim n\u00eb koh\u00eb e me cil\u00ebsi p\u00ebr manipulimin e far\u00ebrave me analiza t\u00eb plota laboratorike. \u00c7do vit Dega e Far\u00ebrave realizonte dhe tejkalonte detyrat, duke u nderuar me Flamurin Tranzitor. Kjo dhe p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb rralla drejtuese, organizuese e tekniko-profesionale. Edhe k\u00ebtu g\u00ebzon respektin e t\u00ebr\u00eb mas\u00ebs ku punon.
N\u00eb vitet 1988-1991 ka punuar si Kryetar i Kooperativ\u00ebs Bujq\u00ebsore Borizane dhe Shef i Furnizimit n\u00eb SMT Fush\u00eb \u2013Kruj\u00eb, ku edhe n\u00eb k\u00ebto pozicione ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e tij p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend.
Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb drejtuese t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb dekoruar me Urdh\u00ebra dhe Medalje, ku vlejn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden ato t\u00eb akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor:
Medalje p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb ekonomin\u00eb Bujq\u00ebsore, me motivacionin: \u201cP\u00ebr nder t\u00eb 35-Vjetorit t\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Atdheut ka punuar me frym\u00eb revolucionare dhe \u00ebsht\u00eb dalluar n\u00eb plot\u00ebsimin e tejkalimin e detyrave n\u00eb sektorin ku punon, duke u b\u00ebr\u00eb shembull edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.
N\u00eb vitin 1982, Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordon Urdh\u00ebrin \u2018\u2019Flamuri i Kuq i Pun\u00ebs \u201c KLASI I PAR\u00cb me motivacionin: \u201cKa punuar me ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr plot\u00ebsimin e tejkalimin e Planit t\u00eb vitin 1982 n\u00eb Drith\u00ebrat e Buk\u00ebs, duke p\u00ebrballuar me sukses v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e that\u00ebsir\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb k\u00ebtij viti\u2019\u2019.
Kush ka patur fatin ta njoh\u00eb e t\u00eb punoj\u00eb me shokun Jaho, arrin n\u00eb konkluzionin se Ai, do t\u00eb p\u00ebrzihet me gjurm\u00ebn e ndritshme t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Socializmit, b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb brezin e art\u00eb q\u00eb rind\u00ebrtuan e nd\u00ebrtuan vendin, duke e ngritur at\u00eb n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb koh\u00ebs\u2026 Ai b\u00ebn pjes\u00eb tek ato njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt i nderojn\u00eb titujt, dhe jo titujt ato\u2026 I till\u00eb ishte Jahja..!
Edhe pse kishte t\u00ebr\u00eb ata funksione, vendoset n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb thjesh\u00eb p\u00ebrdhese n\u00eb vitin 1968, e m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb apartament 2+1 n\u00eb Kruj\u00eb\u2026 Ai bashk\u00eb me shoqen e tij t\u00eb jet\u00ebs Hatijen, krijoi nj\u00eb familje tradicionale, mikprit\u00ebse, dhe kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb, rritur dhe edukuar gjasht\u00eb (6) f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb: Nazmiu – agronom; Lutfia – farmaciste; Medihaja – ekonomiste, (ndar\u00eb nga jeta n\u00eb vitin 1988); Burhani – inxhinier ; Mehdiu – historian; Myzejeni \u2013 mjeke. T\u00eb gjith\u00eb me eksperienca dhe kontribute shume t\u00eb vlefshme n\u00eb fushat e tyre. Kudo ku kan\u00eb punuar dhe punojn\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, gj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb respektin e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve.
Por \u2026megjith\u00eb eksperiencat dhe meritat q\u00eb kan\u00eb fal\u00eb pun\u00ebs dhe formimit personal, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve edhe n\u00eb drejtim si dhe me mosh\u00ebn q\u00eb ata kan\u00eb , “ankohen\u2019\u2019 se njer\u00ebzit vazhdojn\u00eb t’i th\u00ebrrasin si : Vajzat e Jahos apo djemt\u00eb e Jahos. I till\u00eb ishte Jahja \u2026
Mehdiu (i biri) shton edhe nj\u00eb detaj interesant dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Nj\u00ebher\u00eb kur kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni mortore n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Kruj\u00ebs, nj\u00ebri nd\u00ebr burrat e shumt\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb ulur n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb, e pyet p\u00ebr emrin e bab\u00ebs. Mehdiu i tregon:
\u2013Jam djali i Jaho Kasemit.
Burri i men\u00e7ur i thot\u00eb: \u2013 Ti e paske rrug\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse do t\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb ruash p\u00ebrher\u00eb nderin dhe emrin e mir\u00eb t\u00eb bab\u00ebs.
Shum\u00eb e bukur dhe e v\u00ebrtet\u00eb kjo th\u00ebnie. Krenari dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi nj\u00ebkoh\u00ebsisht..!
Dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pas viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb duhet theksuar se: Mehdiu dhe Myzejeni, edhe pse kan\u00eb patur oferta t\u00eb ndryshme josh\u00ebse, nuk jan\u00eb tunduar.., por vazhdojn\u00eb me p\u00ebrkushtim e dinjitet t\u00eb punojn\u00eb e kontribojn\u00eb n\u00eb profesionet e tyre t\u00eb nderuara n\u00eb Kruj\u00eb\u2026 Mehdiu p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, vazhdon me p\u00ebrkushtim e profesionaliz\u00ebm t\u00eb drejtoj\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar “Gjergj Katrioti \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d Kruj\u00eb, si dhe Muzeun Etnografik t\u00eb k\u00ebtij rrethi, dhe prej tij marrim mesazhin se: \u201cNjer\u00ebzit q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, historin\u00eb, personalitetet e popullit, d\u00ebshmor\u00ebt e kombit q\u00eb krijuan vlera\u2026 do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me turp\u201d.
Nd\u00ebrsa doktoresh\u00eb Myzejeni, heroin\u00eb e rezistenc\u00ebs \u201cCovidjane\u201d, fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, edhe pse Kruja posedon shum\u00eb fasoneri dhe \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cZon\u00eb e Kuqe\u201d, ka m\u00eb pak viktima se rrethet e tjera\u2026 Dhe prej saj marrim mesazhin: \u201cAtdheut dhe popullit nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, por secili b\u00ebn at\u00eb q\u00eb di e \u00e7\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb natyra\u201d\u2026
N\u00eb vitin 1991 Jahja, doli n\u00eb pension dhe banoi n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs deri me dat\u00eb 22 Qershor 2015, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrroi jet\u00eb. Jahja, n\u00eb memorien e atyre q\u00eb pat\u00ebn fatin ta njohin apo t\u00eb punojn\u00eb me At\u00eb, do ta kujtojn\u00eb si njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, i thjesht\u00eb, i \u00e7ilt\u00ebr, modest, mbart\u00ebs i vlerave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb zon\u00ebs, me ndjenja t\u00eb theksuara humane, patriotike e me nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr pun\u00ebn, familjen, njer\u00ebzit e af\u00ebrt, vendlindjen, Prez\u00ebn ku lindi dhe hodhi hapat e para t\u00eb udh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs.
Edhe n\u00eb pension jetoi me dinjitet, i nderuar dhe i respektuar nga komuniteti edhe pse kishin ndryshuar koh\u00ebrat\u2026 E kujt nuk mund t\u2019i shkoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb shprehja se: \u201cKur fryn\u00eb stuhit\u00eb, marrin me vete filizat e njom\u00eb, kurse lisat e mo\u00e7\u00ebm q\u00ebndrojn\u00eb me kok\u00ebn lart\u201d. I till\u00eb ishte dhe mbeti Jahja !
Njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj si \u201cJahja Hafizi (Kasemi) krijojn\u00eb piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset p\u00ebr statuj\u00ebn\u2026! Dhe urimi im p\u00ebr familjen Hafizi (Kasemi), ku lindi e u rrit Jahja \u00ebsht\u00eb: Fara juaj u shtoft\u00eb e u shumoft\u00eb djal\u00eb mbas djali e brez mbas brezi!!!
Xhemal Shehu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj si Jahja Hafizi (Kasemi) krijojn\u00eb piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset p\u00ebr statuj\u00ebn..! Kushtuar birit t\u00eb Prez\u00ebs dhe Kruj\u00ebs, Jahja Asllan Hafizi (Kasemi)Nga Xhemal ShehuJahja lindi m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 1934 n\u00eb Prez\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje me tradita atdhedashurie, autokton dhe t\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prez\u00ebs, 100 m n\u00eb jug …<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1833,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/F2B7C381-F187-4CE4-BFC1-1AE70D03D0E2.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1832"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1832"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1832\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1834,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1832\/revisions\/1834"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1833"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}