{"id":19321,"date":"2024-03-28T18:58:34","date_gmt":"2024-03-28T17:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=19321"},"modified":"2024-03-28T18:58:36","modified_gmt":"2024-03-28T17:58:36","slug":"spak-leshon-9-urdher-arreste-lidhur-me-dosjen-5d-mes-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=19321","title":{"rendered":"SPAK l\u00ebshon 9 urdh\u00ebr-arreste lidhur me dosjen \u201c5D\u201d, mes tyre\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p>Pak \u00e7aste m\u00eb pare, SPAK ka l\u00ebshuar 9 urdh\u00ebr arreste lidhur me dosjen \u201c5D\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb caktuar masa \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr ish-drejtorin e IMT-s\u00eb, Mariglen Qato, p\u00ebr ish-drejtorin e UKT-s\u00eb, Redi Molla dhe p\u00ebr T. Tush\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb caktuar masa \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr biznesmenin, Nestor Muhametllari dhe p\u00ebr shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Elantina Zere dhe Deborah Ke\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb se nga opozita, konkretisht nga Belind K\u00eblli\u00e7i ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh p\u00ebr firm\u00ebn \u201c5D\u201d dhe bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Njoftimi i SPAK:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, mbi baz\u00ebn e verifikimeve t\u00eb kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75, dat\u00eb 27.04.2023, p\u00ebr veprat penale&nbsp;\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera dhe n\u00eb ankande publike\u201d dhe \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 258\/2 dhe 259\/2, t\u00eb Kodit Penal.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Po k\u00ebshtu, Prokuroria e Posa\u00e7me mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit penal t\u00eb kryer nga shtetasi Belind K\u00eblli\u00e7i, ka rregjistruar procedimin penal nr.121, dat\u00eb&nbsp;23.05.2023. T\u00eb dy procedimet penale jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb procedim penal t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb num\u00ebrtuar me nr.75 viti 2023.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb disa mujore dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, jan\u00eb kryer veprimet e nevojshme hetimore, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb administrimi dhe verifikimi i informacioneve nga burimet e hapura, kryerja e veprimeve hetimore proaktive, kryerja e kontrolleve t\u00eb vendeve dhe kontrolleve t\u00eb personave, sekuestrime t\u00eb provave materiale, administrimi i dokumentacionit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash prokurimi, kryerja e ekspertimeve teknike e kompjuterike, shqyrtimi dhe analizimi i t\u00eb gjitha provave dhe dokumenteve t\u00eb administruara.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga burimet e provave t\u00eb mbledhura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetasit R.M. dhe M.Q. jan\u00eb ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb dhe pronar\u00ebt \u201cde facto\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k. Shtetasit R.M. dhe M.Q. e kan\u00eb zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri tregtare &nbsp;n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, duke p\u00ebrdorur persona t\u00eb tjer\u00eb, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortak\u00eb fiktiv n\u00eb aktet e rregjistrimit dhe funksionimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb pasur lidhje shoq\u00ebrore dhe lidhje miq\u00ebsore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>S\u00eb pari<\/strong>,&nbsp;nga hetimet e kryera \u00ebsht\u00eb provuar fakti se n\u00eb periudh\u00ebn 2016-2020, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shtetasi R.M. ka ushtruar funksionin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb&nbsp;\u201cUj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb\u201d sh.a, shoq\u00ebria tregtare&nbsp;\u201cIgor Elektrik\u201d sh.p.k&nbsp;e nj\u00ebjt\u00eb me&nbsp;\u201cV.A.S Konstruksion\u201d sh.p.k&nbsp;e nj\u00ebjt\u00eb me&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb prokurimit publik n\u00eb 7 (shtat\u00eb) procedura prokurimi, t\u00eb realizuara nga autoriteti kontraktor&nbsp;\u201cUj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb\u201d sh.a.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi shtetasi R.M. ka patur cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor, ka urdh\u00ebruar kryerjen e prokurimit, ka urdh\u00ebruar p\u00ebrb\u00ebrjen e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit, ka urdh\u00ebruar p\u00ebrb\u00ebrjen e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave (duke caktuar n\u00eb kat\u00ebr raste si an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebtij komisioni shtetasin M.Q. q\u00eb \u00ebsht\u00eb ortaku tjet\u00ebr indirekt i shoq\u00ebris\u00eb), ka n\u00ebnshkruar kontratat e sip\u00ebrmarrjes, si dhe ka kryer \u00e7do veprim tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor, me shoq\u00ebrin\u00eb tregtare n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>S\u00eb dyti<\/strong>,&nbsp;\u00ebsht\u00eb provuar fakti se n\u00eb periudh\u00ebn 2016-2018, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shtetasi M.Q. ka ushtruar funksionin e&nbsp;Drejtorit t\u00eb Departamentit Mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cUj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb\u201d sh.a, subjekti tregtar i m\u00ebsip\u00ebrm ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe ka fituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e prokurimit publik n\u00eb 4 (kat\u00ebr) procedura prokurimi. N\u00eb k\u00ebto procedura prokurimi shtetasi M.Q. ka patur cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave dhe ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr shpalljen e fituesit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb tregtare n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>S\u00eb treti<\/strong>,&nbsp;nga veprimet hetimore t\u00eb kryera \u00ebsht\u00eb provuar fakti se shoq\u00ebria tregtare&nbsp;\u201cV.A.S Konstruksion\u201d sh.p.k&nbsp;e nj\u00ebjt\u00eb me&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e prokurimit publik, n\u00eb disa procedura prokurimi t\u00eb organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jan\u00eb krijuar dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetasi T.T. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit&nbsp;t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit t\u00eb Pun\u00ebve Publike dhe t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, n\u00eb disa procedua prokurimi, e kan\u00eb favorizuar dhe i kan\u00eb krijuar k\u00ebtij subjekti tregtar&nbsp;avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta n\u00eb raport me operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt dhe n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb prokurimit publik. Ekzistojn\u00eb dyshme t\u00eb bazuara se shtetasi T.T. ka pasur dijeni n\u00eb lidhje me ortak\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k dhe ka favorizuar k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri tregtare duke ditur se cil\u00ebt persona kan\u00eb q\u00ebn\u00eb zot\u00ebruesit indirekt t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>, jan\u00eb mbledhur provat e nevojshme q\u00eb provojn\u00eb faktin se shtetasja E.Z. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor \u201cTirana Parking\u201d, ka favorizuar n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi operatorin ekonomik&nbsp;\u201cV.A.S Konstruksion sh.p.k\u201d&nbsp;e nj\u00ebjt\u00eb me&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta, si dhe duke e&nbsp;shpallur fitues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt. Shtetasja E.Z. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoq\u00ebris\u00eb&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k dhe vler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tender e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k.&nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>S\u00eb pesti<\/strong>, nga hetimet e kryera \u00ebsht\u00eb provuar edhe fakti se shtetasja D.K. n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor Klubi Sportiv \u201cTirana\u201d, ka favorizuar n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi operatorin ekonomik&nbsp;\u201cV.A.S Konstruksion sh.p.k\u201d&nbsp;e nj\u00ebjt\u00eb me&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta, si dhe duke e&nbsp;shpallur fitues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoq\u00ebris\u00eb&nbsp;\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k dhe vler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tender e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k, duke i dh\u00ebn\u00eb titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KVO-s\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb, me vendimin nr.28, dat\u00eb 28.03.2024, ka vendosur:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>1.<\/strong>&nbsp;Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>R.M.<\/strong>&nbsp;t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201c<strong>arrest n\u00eb burg<\/strong>\u201d, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale:<strong>&nbsp;(i)&nbsp;<\/strong>\u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb 7 (shtat\u00eb) raste, nga k\u00ebto 4 (kat\u00ebr) raste t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 259 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021; (ii)&nbsp;\u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb 5 (pes\u00eb) raste, t\u00eb parashikuar nga neni 257\/a\/2 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>2.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>M.Q.<\/strong>&nbsp;t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201c<strong>arrest n\u00eb burg<\/strong>\u201d, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale:<strong>&nbsp;(i)&nbsp;<\/strong>\u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb 4 (kat\u00ebr) raste, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 259 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021; (<strong>ii<\/strong>)&nbsp;\u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 257\/a\/2 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>3.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>T.T.&nbsp;<\/strong>t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201c<strong>arrest n\u00eb burg<\/strong>\u201d, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale:<strong>&nbsp;(i)&nbsp;<\/strong>\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal,&nbsp;sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021; (<strong>ii)<\/strong>&nbsp;\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, e kryer dy her\u00eb, t\u00eb parashikuar nga neni 258\/2 dhe 25 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>4.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personave n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>E.P.&nbsp;<\/strong>&nbsp;t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201c<strong>detyrimi p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore<\/strong>\u201d, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale:<strong>&nbsp;(i)&nbsp;<\/strong>\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal,&nbsp;sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021; (<strong>ii<\/strong>)&nbsp;\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, e kryer dy her\u00eb, t\u00eb parashikuar nga neni 258\/2 dhe 25 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>5.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>J.Z.&nbsp;<\/strong>t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201c<strong>detyrimi p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d<\/strong>, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr veprat penale&nbsp;\u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb kryer dy her\u00eb, t\u00eb parashikuar nga neni 258\/2 dhe 25 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>6.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>A.J.&nbsp;<\/strong>t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb&nbsp; sigurimit \u201c<strong>detyrimi p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore<\/strong>\u201d, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar p\u00ebr&nbsp;vepr\u00ebn penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal,&nbsp;sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>7.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>N.M.&nbsp;<\/strong>t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit&nbsp;\u201c<strong>Detyrim p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d<\/strong>, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale,&nbsp;i dyshuar p\u00ebr&nbsp;vepr\u00ebn penale&nbsp;\u201cKorrupsioni aktiv ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, t\u00eb kryer dy her\u00eb, t\u00eb parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>8.&nbsp;<\/strong>Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>E.Z&nbsp;<\/strong>t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit&nbsp;<strong>\u201cDetyrim p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d<\/strong>&nbsp;t\u00eb parashikuar nga nenet 234 i K.Pr.Penale dhe \u201c<strong>Pezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d<\/strong>, t\u00eb parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik \u201cDrejtor\u201d n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit, n\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,&nbsp;sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>9<\/strong>. Caktimin ndaj personit n\u00ebn hetim&nbsp;<strong>D.K.&nbsp;<\/strong>t\u00eb masave t\u00eb sigurimit&nbsp;<strong>\u201cDetyrim p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d,<\/strong>&nbsp;t\u00eb parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe&nbsp;<strong>\u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d<\/strong>, t\u00eb parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik \u201cDrejtor\u201d n\u00eb \u201cKlubin Sportiv Tirana\u201d, pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,&nbsp;sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj dispozite para ndryshimeve t\u00eb kryera me ligjin nr.43\/2021, dat\u00eb 23.03.2021.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Hetimet paraprake lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar, vazhdojn\u00eb hetimet p\u00ebr fakte t\u00eb tjera penale apo p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb objektin e hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak \u00e7aste m\u00eb pare, SPAK ka l\u00ebshuar 9 urdh\u00ebr arreste lidhur me dosjen \u201c5D\u201d. M\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb caktuar masa \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr ish-drejtorin e IMT-s\u00eb, Mariglen Qato, p\u00ebr ish-drejtorin e UKT-s\u00eb, Redi Molla dhe p\u00ebr T. Tush\u00ebn. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb caktuar masa \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr biznesmenin, Nestor Muhametllari dhe p\u00ebr shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19322,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/IMG_8534.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19321"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19321"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19321\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19323,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19321\/revisions\/19323"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}