{"id":19513,"date":"2024-04-26T14:49:01","date_gmt":"2024-04-26T13:49:01","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=19513"},"modified":"2024-04-26T14:49:03","modified_gmt":"2024-04-26T13:49:03","slug":"menaxhimi-i-burimeve-njerezore-balluku-sfide-e-madhe-zbatimi-i-projektit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=19513","title":{"rendered":"Menaxhimi i burimeve njer\u00ebzore, Balluku: Sfid\u00eb e madhe zbatimi i projektit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forumin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Burimeve Ujore n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ministrja \u00ebsht\u00eb shprehur se projekti p\u00ebr menaxhimin e burimeve ujore \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebdizenjuar me detyra t\u00eb qarta teksa ka shtuar se sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatimi i tij pasi thot\u00eb se ne kemi ligje t\u00eb mira, por \u00e7alon puna kur vihen n\u00eb zbatim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fjala e ministres, Forumi i Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Burimeve Ujore n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mirdita t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jem sot n\u00eb nj\u00eb nga forumet teknike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dua t\u00eb fal\u00ebnderoj padyshim t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb dhe ambasador\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vendet e tyre, por ve\u00e7an\u00ebrisht mikun tim Silvion, ambasadorin Gonzato, q\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb na \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb shihemi dy her\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tregon q\u00eb bashk\u00ebpunimi mes Qeveris\u00eb Shqiptare dhe Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb intensifikuar ndjesh\u00ebm vitet e fundit dhe Qeveria Shqiptare ka n\u00eb fokus t\u00eb saj dhe prioritet t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm fondet q\u00eb Bashkimi Europian v\u00eb n\u00eb dispozicionin ton\u00eb sot, p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb ndryshimeve q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb, duke nisur nga p\u00ebrafrimet ligjore dhe deri tek p\u00ebrfitimi i ekspertiz\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00ebntoka, apo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb uji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nga ana tjet\u00ebr, padyshim ne jemi shum\u00eb t\u00eb predispozuar dhe t\u00eb angazhuar q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre proceseve stafet t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb, stafet shqiptare t\u00eb institucioneve tona, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre proceseve do t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr kapaciteti teknike, duke e kthyer k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb \u2018knowhow\u2019 q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e pa\u00e7muar p\u00ebrsa i p\u00ebrket vlerave n\u00eb vazhdim p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nisa duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb me Silvion kemi qen\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr event shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngritjen e Qendr\u00ebs s\u00eb Inovacionit dhe Teknologjis\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket materialeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe kjo nj\u00eb iniciativ\u00eb e mb\u00ebshtetur nga Bashkimi Europian dhe tek takohemi sot p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb jav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb projekt jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb EU4 Rivers, realisht un\u00eb shikoj se tashm\u00eb maturia e k\u00ebrkesave t\u00eb vendit ton\u00eb dhe maturia e stafeve q\u00eb jan\u00eb duke punuar me k\u00ebto k\u00ebrkesa ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb konsideruesh\u00ebm q\u00eb vler\u00ebsohet edhe nga Bashkimi Europian, ashtu si\u00e7 ndodhi dhe m\u00eb t\u00eb gjitha stafet e qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuan vendin ton\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb screening, duke marr\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr performanc\u00ebn e tyre, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe p\u00ebr angazhimin. Un\u00eb dua q\u00eb ti siguroj t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt q\u00eb jan\u00eb sot k\u00ebtu, t\u00eb cil\u00ebt na kan\u00eb mb\u00ebshtetur si n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb financiare, ashtu dhe nga ana teknike q\u00eb do t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtin angazhim dhe t\u00eb gjitha stafet t\u00eb cilat do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij programi, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb projekt, do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin angazhim si\u00e7 ne kemi pasur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb screening p\u00ebr t\u00eb treguar profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb treguar padyshim q\u00eb ekipet shqiptare jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb dhe ekspertiz\u00eb t\u00eb vyer.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi kuptuar, sidomos 5 vitet e fundit, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb intensitetit t\u00eb k\u00ebtyre programeve se padyshim bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb me Bashkimin Europian dhe t\u00eb gjitha vendet e tjera an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ky\u00e7 suksesi p\u00ebr t\u00eb forcuar sektor\u00ebt ton\u00eb, sidomos nj\u00eb sektor kaq vital, por nga ana tjet\u00ebr edhe thelb\u00ebsor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sektori i ujit. Duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu nga mbrojtja e lumenjve tek mbrojtja e burimeve natyrore, tek m\u00ebnyra e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre me efi\u00e7enc\u00eb, pasi sot jemi edhe para debateve q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Himar\u00ebs kemi nj\u00eb debat t\u00eb hapur p\u00ebrsa i p\u00ebrket burimit nga ky uj\u00ebsjell\u00ebs do t\u00eb furnizohet. Pra, sot flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje esenciale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me detyrimin ton\u00eb si qeveri p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime q\u00eb kur vjen puna tek uji jan\u00eb sh\u00ebrbime bazike dhe \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7do qytetari q\u00eb t\u00eb marr\u00eb sasin\u00eb e parashikuar pik\u00ebrisht nga ligjet e Bashkimit Europian t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nga ana tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj nevoje dhe detyrimi t\u00eb shtetit p\u00ebr ta ofruar ne jemi dhe shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm se cilat jan\u00eb k\u00ebto burime q\u00eb do t\u00eb disponohen p\u00ebr tu p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr k\u00ebto synime kaq t\u00eb vyera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu q\u00eb kjo tregon nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sensitivitetit t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare dhe t\u00eb institucioneve dhe padyshim programi EU4Rivers vjen n\u00eb momentin e duhur. Vjen n\u00eb momentin e duhur at\u00ebher\u00eb kur shteti ton\u00eb do ti duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrafroj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh p\u00ebr ti sjell\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me ato t\u00eb Bashkimit Europian, kur ne na duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ri inxhinerim t\u00eb t\u00eb gjitha proceseve, qofshin k\u00ebto proceset e analiz\u00ebs, proceset e safety assessment q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr \u00e7do lloj burimi dhe deri tek ato procese t\u00eb cilat do t\u00eb vendosin t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trajtimit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb uj\u00ebrave n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr teknik dhe ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani fokusi yn\u00eb padyshim ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrafrimin e legjislacionit, por tashm\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe do t\u00eb jet\u00eb zbatimi i tij, pasi si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb, kryeministri e p\u00ebrs\u00ebrit shpesh, q\u00eb ne kemi ligje t\u00eb mira, por \u00e7alojm\u00eb n\u00eb zbatimin e tyre, n\u00eb p\u00ebrkthimin e tyre n\u00eb terren, sesi ato do t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr tu zbatuar nga t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb, jo vet\u00ebm nga Ministrit\u00eb, por deri n\u00eb nivelin e pushtetit vendor. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe dhe padyshim q\u00eb perspektiva europiane e menaxhimit t\u00eb burimeve ujore \u00ebsht\u00eb ngusht\u00ebsisht e varur nga suksesi i k\u00ebtij projekti. Qeveria Shqiptare sot shpreh angazhimin e saj maksimal p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga ky projekt aq sa do t\u00eb munden stafet tona, por q\u00eb ne i vler\u00ebsojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb ky projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebdizenjuar me disa shkall\u00eb nd\u00ebrhyrje, me detyra t\u00eb qarta t\u00eb ndara midis donator\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb eksperienc\u00ebn e tyre dhe mb\u00ebshtetjen financiare dhe midis p\u00ebrfituesit q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Qeveria Shqiptare p\u00ebrmes gjith\u00eb institucioneve t\u00eb saj. Ndaj planifikimi strategjik dhe financiar i k\u00ebtij projekti i cili pritet t\u00eb realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme q\u00eb sot merr jet\u00eb p\u00ebrfshin dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb instrumentesh q\u00eb do t\u00eb na ndihmojn\u00eb n\u00eb at\u00eb pik\u00ebn e dob\u00ebt q\u00eb un\u00eb ju thash\u00eb q\u00eb sipas meje \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb zbatimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne jemi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar. Jemi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ti aprovuar ato ligje, por zbatimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e jasht\u00ebzakonshme para nesh dhe un\u00eb k\u00ebto do gjeja rastin q\u00eb t\u2019ju k\u00ebrkoja t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmojn\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb miratuar n\u00eb parlament dhe pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi shum\u00eb shpejt dy ligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr burimet ujore dhe ligji p\u00ebr strategjin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb mjedisit detar duke shprehur dhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebshtu vullnetin e qeveris\u00eb dhe t\u00eb parlamentit shqiptar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet dhe angazhimet e marra gjat\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian dhe duke theksuar se cil\u00ebsia e ujit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnkapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kapitullit 27, ashtu si\u00e7 dhe e p\u00ebrmendi Gerta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Qeveria Shqiptare n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 ka miratuar tre plane menaxhimi t\u00eb baseneve lumore q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb zon\u00ebn m\u00eb intensive ekonomike-sociale t\u00eb vendit ton\u00eb dhe sigurisht pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nuklave turistike tashm\u00eb t\u00eb ngritura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00eb qeveri dhe un\u00eb shpresoj q\u00eb partner\u00ebt t\u00eb na kuptojn\u00eb, pasi progresi i tyre ka qen\u00eb nj\u00eb progres i qet\u00eb dhe linear. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb progresi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb progres me rritje ekspansionale. N\u00ebse n\u00eb vitin 2019, si viti i fundit normal para pandemis\u00eb, ne flisnim p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr vizitor\u00ebsh pak m\u00eb shum\u00eb se 2 milion\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb 5 vite dhe duke pasur ato dy vitet e tmerrshme t\u00eb mbylljes totale dhe globale, kini parasysh q\u00eb ne presim gjat\u00eb k\u00ebtij viti 14 milion\u00eb turist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb konfirmuar, pra ka mund\u00ebsi q\u00eb ky projeksion i yni t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb rritje. Mund t\u00eb imagjinoni se \u00e7far\u00eb ndodh kur ju vet\u00eb jeni n\u00eb sht\u00ebpi dhe keni ftuar p\u00ebr dark\u00eb 4 veta dhe ju shfaqen n\u00eb der\u00eb 10. As karriget p\u00ebr t\u2019u ulur nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme apo jo? N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga 2 milion\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dyert tona do t\u00eb shfaqen 14 milion\u00eb vizitor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb mir\u00ebpritur. Pasi n\u00ebse dim\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb t\u00eb mikpresim. Zoti na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb art t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm bujarie q\u00eb shqiptar\u00ebt edhe kur nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe nuk i kan\u00eb t\u00eb gjitha ato zahire q\u00eb duhet arrijn\u00eb q\u00eb ta mbushin tryez\u00ebn plot\u00eb sepse e mbushin me shpirt dhe me bujari.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb k\u00ebshtu sepse ne jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur tashm\u00eb nga ana infrastrukturore, rrug\u00eb, autostrada, tunele, aeroporte dhe porte t\u00eb reja jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar apo p\u00ebr t\u00eb nisur nd\u00ebrtimi i tyre. Kemi nj\u00eb fokus t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave pasi Qeveria Shqiptare ka marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrmes nj\u00eb akti normativ n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb subjekteve tregtare q\u00eb operojn\u00eb sot n\u00eb fush\u00ebn e turizmit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur uj\u00ebrat lar\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, pasi kjo \u00ebsht\u00eb narrativa q\u00eb un\u00eb p\u00ebrdor me subjektet sa her\u00eb q\u00eb ulem me ta, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb produkti i cili ne ofrojm\u00eb p\u00ebr turizmin. Nj\u00eb nga produktet, p\u00ebrve\u00e7 maleve t\u00eb larta, t\u00eb gjith\u00eb atyre rrug\u00ebtimeve interesante n\u00eb malet tona, p\u00ebrve\u00e7 fushave dhe korieve, uj\u00ebrat ton\u00eb lar\u00ebs jan\u00eb ato q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Liqenet, lumenjt\u00eb, Vjosa, i fundit lum\u00eb i eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe padyshim bregdeti shqiptar n\u00eb t\u00eb cilin n\u00eb at\u00eb gjat\u00ebsi, jo fort\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr vendet e m\u00ebdha europiane, shtrihen dy dete, ai Adriatik me r\u00ebr\u00ebn e but\u00eb dhe ai i Jonit me thell\u00ebsin\u00eb e kalt\u00ebr epike, q\u00eb kur ti del n\u00eb Llogara dhe kur t\u00eb dilni sivjet n\u00eb 30 qershor nga tuneli i Llogaras\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb akoma dhe m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha k\u00ebto element\u00eb, t\u00eb falur nga zoti bujarisht, nuk mund t\u00eb lihen m\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e secilit, \u00ebsht\u00eb e pamundur. Shqiptar\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e duan vendin e tyre. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vendi i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe e mbrojn\u00eb dhe e kan\u00eb mbrojtur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tranzicioni, por sot ka ardhur si nevoj\u00eb dhe si detyr\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb uj\u00ebrat lar\u00ebs, nj\u00eb pasuri e jasht\u00ebzakonshme e vendit ton\u00eb, e kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb motor t\u00eb zhvillimit ekonomik p\u00ebrmes turizmit, duhen mbrojtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj EU4Rivers vjen n\u00eb momentin e duhur. Ndaj ne do t\u00eb kemi nj\u00eb angazhim maksimal dhe un\u00eb padyshim gjej rastin k\u00ebtu t\u00eb fal\u00ebnderoj ambasad\u00ebn austriake p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb. Dhe Agjencin\u00eb Austriake t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr leht\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb vazhdueshme. AMBU p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn, por q\u00eb sigurisht do ti k\u00ebrkoja drejtueses dhe t\u00eb gjitha stafeve q\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb akoma m\u00eb intensivisht p\u00ebr t\u00eb riorganizuar t\u00eb gjith\u00eb proceset e pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb hequr burokracin\u00eb e panevojshme dhe padyshim p\u00ebr t\u00eb shtuar monitorimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kjo Agjenci kryen. Sigurisht dua t\u00eb fal\u00ebnderoj Bashkimin Europian, p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit k\u00ebtu, ambasadori Gonzato, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen, p\u00ebr frym\u00ebzimin dhe padyshim p\u00ebr pun\u00ebn e palodhur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb stafeve t\u00eb Komisionit k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, pasi un\u00eb realisht ndihem q\u00eb punoj me shok\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt kam t\u00eb nj\u00ebjtin synim p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u2019a an\u00ebtar\u00ebsuar sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe uroj q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb sot nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb konstruktive dhe gjith\u00e7ka q\u00eb do diskutoni k\u00ebtu t\u00eb gjej\u00eb zbatim sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faleminderit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forumin e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Burimeve Ujore n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fjal\u00ebn e saj, ministrja \u00ebsht\u00eb shprehur se projekti p\u00ebr menaxhimin e burimeve ujore \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebdizenjuar me detyra t\u00eb qarta teksa ka shtuar se sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatimi i tij pasi thot\u00eb se ne &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19514,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-19513","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/IMG_8856.png","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19513"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19513\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19515,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19513\/revisions\/19515"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}