{"id":19519,"date":"2024-04-27T13:30:46","date_gmt":"2024-04-27T12:30:46","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=19519"},"modified":"2024-04-27T13:30:48","modified_gmt":"2024-04-27T12:30:48","slug":"kurti-jam-optimist-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=19519","title":{"rendered":"Kurti: Jam optimist p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb KiE"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me DW, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti shpjegon se si do ta menaxhoj\u00eb sfid\u00ebn aktuale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>DW: Zoti Kryeminist\u00ebr, sa optimist jeni se Kosova do t\u00eb pranohet n\u00eb maj n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs?<\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti: Sipas renditjes organizatave prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare ne kemi b\u00ebr\u00eb progres. K\u00ebsaj i shtojm\u00eb edhe faktin q\u00eb kemi kaluar me sukses n\u00eb mbledhjen e ambasador\u00ebve m\u00eb 24 prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe mbledhjen e parlamentar\u00ebve m\u00eb 16 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, dhe raporti nuk ka parashikuar parakushte apo kushte q\u00eb nuk i kemi plot\u00ebsuar. Un\u00eb jam optimist edhe p\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb muajit maj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb ka ende dyshime, se vendimi do t\u00eb shtyhet. \u00c7far\u00eb kontributi mund t\u00eb jap\u00eb Gjermania konkretisht sipas mendimit tuaj?<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u00eb fal\u00ebnderoj deputet\u00ebt gjerman\u00eb q\u00eb na kan\u00eb ndihmuar aq shum\u00eb dhe kan\u00eb punuar pa kursim e pa rezerva, e n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb kisha theksuar Frank Schwabe dhe Knut Abraham, t\u00eb cil\u00ebt mbajt\u00ebn fjalim n\u00eb seanc\u00ebn e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs m\u00eb 16 prill. Por kjo mb\u00ebshtetje e madhe p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs me 131 vota p\u00ebr, krahasuar me 29 kund\u00ebr, 82 p\u00ebrqind n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vendit ton\u00eb, do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb reflektohej edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave. Prandaj po punojm\u00eb q\u00eb edhe Gjermania n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave t\u00eb reflektoj\u00eb vullnetin e saj pozitiv edhe te t\u00eb tjer\u00ebt. Ne po e ndihmojm\u00eb Gjermanin\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb neve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e 47-t\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nga kancelarit\u00eb evropiane ju k\u00ebrkohet krijimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe. Si po e menaxhoni ju k\u00ebt\u00eb presion?<\/p>\n\n\n\n<p>Ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb eliminojm\u00eb disa skepticizma, q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb eventualisht deri n\u00eb mes t\u00eb muajit maj, por jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb. Mos t\u00eb harrojm\u00eb se Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ofron t\u00eb drejta t\u00eb gjera p\u00ebr pakicat, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr at\u00eb serbe. Dhe nuk e mohojm\u00eb q\u00eb paraardh\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Asociacionin e Komunave Serbe, por gjith\u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjshm\u00ebrin\u00eb, kushtetutshm\u00ebrin\u00eb, interesin publik t\u00eb republik\u00ebs dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve serb\u00eb. Pra, edhe plani i Ahtisaarit e ka parapar\u00eb nj\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomunal, por larg asaj q\u00eb ka k\u00ebrkuar Beogradi, si n\u00eb Bosnj\u00eb, q\u00eb tash edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, evropian\u00ebt dhe amerikan\u00ebt, natyrisht q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb duke pasur parasysh se \u00e7far\u00eb pasojash shkaktoi ajo n\u00eb Bosnj\u00eb. Pra, nuk i reduktojm\u00eb ne t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs serbe n\u00eb nj\u00eb formulim t\u00eb Asociacionit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk mohojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb asociacion e kan\u00eb n\u00ebnshkruar paraardh\u00ebsit e mi, Tha\u00e7i dhe Mustafa, nj\u00ebri para 11 vjet\u00ebve dhe tjetri para 9 vjet\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Gerald Knaus, nga European Stability Initiative, e quan realizimin e Asociacionit n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb pamundur, sepse mungon d\u00ebshira e komunave serbe p\u00ebr ta realizuar. A \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb po komunikoni edhe ju n\u00eb Evrop\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Knaus niset nga parimi demokratik se demokracia vjen nga posht\u00eb. Nuk mund t\u2019ua imponosh asociacionin komunave. \u00c7ka n\u00ebse komunat nuk e duan asociacionin? Pra, mendimi i tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sh\u00ebndosh\u00eb, por mendimi i tyre (i pakic\u00ebs serbe, sh\u00ebn i red.) \u00ebsht\u00eb ende i panjohur. Pra, ai ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, por t\u00eb gjitha k\u00ebto jemi duke i trajtuar. Besoj q\u00eb ministrat e Jasht\u00ebm t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs te Kosova e kan\u00eb nj\u00eb partner q\u00eb nuk synon vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, por t\u00eb kontribuoj\u00eb. Sepse sundimi i ligjit, t\u00eb drejtat e njeriut, demokracia n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb jo vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb rajon, por edhe m\u00eb t\u00eb mira se n\u00eb disa vende an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebrkesa e per\u00ebndimor\u00ebve p\u00ebr Asociacionin mbetet. A keni ju nj\u00eb draft?<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam propozuar q\u00eb ta shkruaj draftin m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr, por nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb refuzuar nga Serbia. Tash, Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nenit 10 t\u00eb 39 marr\u00ebveshjeve q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb paraardh\u00ebsit e mi, t\u00eb marr\u00ebveshjes bazike. Nuk konsideroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb Asociacioni t\u00eb nxirret nga marr\u00ebveshja bazike, t\u00eb vendoset n\u00eb qend\u00ebr si prioritet, dhe q\u00eb marr\u00ebveshja bazike t\u00eb spostohet n\u00eb prapavij\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb diskutimeve q\u00eb po i b\u00ebjm\u00eb. Ne e mb\u00ebshtesim raportin e zonj\u00ebs Dora Bakoyannis, e cila ka qen\u00eb ministre e pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb mosnjoh\u00ebs, dhe e cila e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb ka nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb po shkelet nga Serbia, nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohet me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin ne i kemi plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha parakushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktuale e trajtuar edhe gjat\u00eb jav\u00ebs n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb ajo e dinarit. Si po e zgjidhni k\u00ebt\u00eb problem?<\/p>\n\n\n\n<p>Rregullorja e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rregullore e nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur. Serbia nuk e ka hall q\u00eb po ndalohet dinari, sepse dinari nuk po ndalohet por po ndalohet dinari si mjet pagese dhe kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e nenit 11 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs: Ajo ka hall q\u00eb po ndalohet cash-i, paraja e gatshme. Dhe ne, p\u00ebr t\u00eb pasur transparenc\u00eb se kush kujt i d\u00ebrgoi para me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi, e mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb rregullore t\u00eb BQK-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr modalitetet se si ajo t\u00eb zbatohet dhe t\u00eb funksionalizohet pa kurrfar\u00eb pasojash jan\u00eb duke dialoguar n\u00eb Bruksel dhe un\u00eb mendoj q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje e cila e mund\u00ebson tranzicionin e l\u00ebmuar drejt k\u00ebsaj rregulloreje, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb rregullore e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju that\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet ku t\u00eb drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuarat n\u00eb rajon. N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00f6 Shtetit, megjithat\u00eb, flitet p\u00ebr probleme serioze t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve juridike dhe intimidim t\u00eb medias. Si e komentoni raportin?<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht q\u00eb ka edhe kritika p\u00ebr ne, por n\u00ebse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe ajo q\u00eb mua m\u00eb \u00e7udit \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit nuk citohet p\u00ebr shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po t\u00eb citoheshin, do t\u00eb duhej t\u00eb l\u00ebvdohej Kosova.\/ DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me DW, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti shpjegon se si do ta menaxhoj\u00eb sfid\u00ebn aktuale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. DW: Zoti Kryeminist\u00ebr, sa optimist jeni se Kosova do t\u00eb pranohet n\u00eb maj n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs? Albin Kurti: Sipas renditjes organizatave prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare ne kemi b\u00ebr\u00eb progres. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Albin-Kurti1-770x438-1-750x375-1.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19519"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19519"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19519\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19520,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19519\/revisions\/19520"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}