{"id":19585,"date":"2024-05-08T17:04:15","date_gmt":"2024-05-08T16:04:15","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=19585"},"modified":"2024-05-08T17:04:17","modified_gmt":"2024-05-08T16:04:17","slug":"balla-armembajtja-pa-leje-po-goditet-cdo-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=19585","title":{"rendered":"Balla: Arm\u00ebmbajtja pa leje po goditet \u00e7do dit\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Taulant Balla n\u00ebnshkroi me Kreun e Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE n\u00eb Tiran\u00eb Clarisse Pasztory dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e disa organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi p\u00ebrmes s\u00eb cilit pal\u00ebt angazhohen t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr realizimin e fushatave komb\u00ebtare nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese, me synim parandalimin e rreziqeve q\u00eb vijn\u00eb nga fenomeni i arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnshkrimi i k\u00ebtij Memorandumi t\u00eb Mir\u00ebkuptimit vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur pasi OSBE n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Brendshme jan\u00eb prag t\u00eb prezantimit t\u00eb dy fushatave nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese. K\u00ebto fushata synojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsojn\u00eb vajzat dhe djemt\u00eb e rinj, si dhe burrat dhe grat\u00eb, p\u00ebr tema q\u00eb lidhen me rreziqet dhe keqp\u00ebrdorimin e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, te cilat n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore. Si pjes\u00eb e k\u00ebtyre fushatave, OSBE ne bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Brendshme dhe Policin\u00eb e Shtetit synojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitete te p\u00ebrbashk\u00ebta me shoq\u00ebrin\u00eb civile, t\u00eb cilat do t\u00eb shtrihen n\u00eb shkolla dhe komunitete n\u00eb ato zona t\u00eb identifikuara tashm\u00eb nga strategjia.<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi u firmos nga Ministri i Brendsh\u00ebm Taulant Balla, Kryetarja n\u00eb Detyr\u00eb e Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb Clarisse Pasztory, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Dafina Peci, Drejtoresh\u00eb e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare e \u201cTerre des Hommes\u201d Enkelejda Kall\u00e7iu, Drejtoresha Komb\u00ebtare Qendra Aleanca Gjinore p\u00ebr Zhvillim Mirela Arqimandriti, si dhe Lumjana Cenaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Gruas p\u00ebr Zhvillim dhe Kultur\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky Memorandum mbetet nj\u00eb platform\u00eb e hapur p\u00ebr ato organizata q\u00eb duan t\u2019i bashkohen nism\u00ebs dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin Ministrin\u00eb e Brendshme dhe Policin\u00eb e Shtetit Shqiptar p\u00ebr zbatimin e Strategjis\u00eb dhe Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Rritjen e Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe Komunikimit p\u00ebr Keqp\u00ebrdorimin e Arm\u00ebve t\u00eb Vogla dhe t\u00eb Lehta.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij ministri Balla tha se arm\u00ebmbajtja pa leje po goditet \u00e7do dit\u00eb, \u201cDo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, me m\u00eb shum\u00eb angazhim sesa m\u00eb par\u00eb, q\u00eb ky karshill\u00ebk i hapur ndaj ligjit dhe shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb luftohet nga Policia e Shtetit me vendosm\u00ebri, \u00e7do dit\u00eb\u201d, u shpreh Balla.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjala e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Taulant Balla:<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi q\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb thellimin e p\u00ebrpjekjeve tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr uljen e rrezikut q\u00eb vjen nga mbajtja e arm\u00ebve t\u00eb paligjshme duke u fokusuar kryesisht tek arm\u00ebt e vogla dhe t\u00eb lehta. Ky memorandum vendos n\u00eb nj\u00eb plan bashk\u00ebpunimi institucional angazhimin e secilit prej nesh nga sot e n\u00eb vijim sa i p\u00ebrket realizimit t\u00eb nj\u00eb fushate komb\u00ebtare nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese, e cila synon parandalimin e nj\u00eb rreziku t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb i kanoset \u00e7do qytetari nga fenomeni i arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb 300 dit\u00ebve t\u00eb fundit Policia e Shtetit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm operacionesh policore kund\u00ebr fenomenit t\u00eb arm\u00ebmbajtjes pa leje, kryesisht k\u00ebto n\u00ebn ombrell\u00ebn e operacionit komb\u00ebtar \u201cSundimi i Ligjit\u201d. M\u00eb lejoni t\u2019ju informoj se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 415 arm\u00eb zjarri t\u00eb sekuestruara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale dhe mbi 500 arm\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ftohta, q\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb duart e qytetar\u00ebve, por q\u00eb na shton angazhimin ton\u00eb kund\u00ebr fenomenit arm\u00ebmbajtjes pa leje, i cili mbetet nj\u00eb prej burimeve kryesore t\u00eb ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda kriminale.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrisim nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e publikut kund\u00ebr fenomenit arm\u00ebmbajtje pa leje, aq m\u00eb pak ngjarje kriminale do t\u00eb kemi, t\u00eb cilat shpesh her\u00eb shoq\u00ebrohen dhe me humbje jete apo plagosje. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm gjat\u00eb bile dhe t\u00eb fundit sa i p\u00ebrket jet\u00ebve t\u00eb humbura, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, duke e \u00e7uar tashm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb mesatares evropiane. Por un\u00eb fokusin e kam tek ngjarjet kriminale, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e tyre, edhe dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore. N\u00ebse gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar kemi pasur 35 jet\u00eb t\u00eb humbura n\u00eb ngjarje kriminale, 1\/3 ka qen\u00eb krim n\u00eb familje. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebse do t\u2019i referohemi 4-muajve t\u00eb pare t\u00eb vitit, shkon p\u00ebrtej 1\/3.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjaftojn\u00eb k\u00ebto pak shifra p\u00ebr t\u00eb kuptuar dimensionin e asaj q\u00eb shkakton fenomeni i arm\u00ebmbajtjes pa leje dhe t\u00eb nevoj\u00ebs q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb nuk mund ta fitoj\u00eb dot i vet\u00ebm as ministri i Brendsh\u00ebm, as Policia e Shtetit, por kjo tregon nevoj\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, me gjith\u00eb partner\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb. OSBE tashm\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb konsoliduar bashk\u00ebpunimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje dhe me k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe t\u00eb gjitha shoqatat dhe organizatat joqeveritare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrmes jush, e gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e fsheh dot k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e firmosjes e k\u00ebtij memorandumi, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me disa angazhime t\u00eb tjera publike t\u00eb ministris\u00eb q\u00eb drejtoj, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me paket\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb shkolla. Kemi pasur raste gjat\u00eb jav\u00ebve dhe muajve t\u00eb fundit, ku fal\u00eb angazhimit t\u00eb shtuar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb masave, pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkolla, kemi konstatuar t\u00eb rinj me arm\u00eb. Imagjinoni sikur t\u00eb mos kishim reaguar n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00ebse nj\u00eb arm\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrdorur, \u00e7far\u00eb fatalitetesh mund t\u00eb kishim pasur! Po ashtu t\u00eb vazhdojm\u00eb ta intensifikojm\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj pakete, sepse n\u00ebse i hedhim nj\u00eb sy shifrave, p\u00ebrs\u00ebri kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb personave t\u00eb ndaluar nga policia me akuz\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mosha shum\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p>E ritheksoj edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb fitohet me angazhimin e t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria ka trash\u00ebguar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me asnj\u00eb prej vendeve t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitin 1997. Dhe, n\u00ebse do t\u2019i hidhnim nj\u00eb sy llojit t\u00eb arm\u00ebve, q\u00eb sekuestrohen, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb arm\u00eb t\u00eb cilat dikur kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e rezervave, t\u00eb magazinave, depove t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare. Mendoj q\u00eb jemi n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr ta luftuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Taulant Balla n\u00ebnshkroi me Kreun e Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE n\u00eb Tiran\u00eb Clarisse Pasztory dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e disa organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi p\u00ebrmes s\u00eb cilit pal\u00ebt angazhohen t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr realizimin e fushatave komb\u00ebtare nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese, me synim parandalimin e rreziqeve q\u00eb vijn\u00eb nga fenomeni i arm\u00ebmbajtjes pa leje. N\u00ebnshkrimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/IMG_8960.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19585"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19585"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19585\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19587,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19585\/revisions\/19587"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}