{"id":19634,"date":"2024-05-21T13:58:27","date_gmt":"2024-05-21T12:58:27","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=19634"},"modified":"2024-05-21T13:58:29","modified_gmt":"2024-05-21T12:58:29","slug":"vitin-e-ardhshem-nis-ndertimi-i-hekurudhes-vore-hani-i-hotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=19634","title":{"rendered":"Vitin e ardhsh\u00ebm nis nd\u00ebrtimi i hekurudh\u00ebs Vor\u00eb-Hani i Hotit"},"content":{"rendered":"\n<p>TIRAN\u00cb, 21 maj \/ATSH\/ Banka Europiane p\u00ebr Zhvillim (BERZH) do t\u00eb financoj\u00eb me nj\u00eb hua prej 98 750 000 eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Vor\u00eb-Hani i Hotit.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministrja p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb Enkelejda Mu\u00e7a, e pranishme n\u00eb komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane, gjat\u00eb diskutimit t\u00eb projektligjit \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bank\u00ebs Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim, p\u00ebr rehabilitimin e linj\u00ebs hekurudhore Vor\u00eb-Hani i Hotit\u201d, tha se, \u201cprojekti kontribuon n\u00eb nj\u00eb sistem transporti m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr mjedisin, n\u00eb p\u00ebrputhje me agjend\u00ebn e gjelb\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas saj, \u201cky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim q\u00eb kontribuon n\u00eb zhvillimin e transportit t\u00eb gjelb\u00ebr dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe nxitjen e kalimit nga transporti rrugor n\u00eb at\u00eb hekurudhor n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb rritjen e lidhjes rajonale dhe n\u00eb efikasitetin e transportit hekurudhor t\u00eb mallrave dhe pasagjer\u00ebve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Mu\u00e7a zbardhi detaje nga ky projekt, ku evidentoi se linja hekurudhore Vor\u00eb \u2013 Hani i Hotit (kufi me Malin e Zi), \u00ebsht\u00eb 120 km e gjat\u00eb dhe shpejt\u00ebsia e l\u00ebvizjes s\u00eb trenave do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb 120 km\/or\u00eb. Ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb linj\u00eb hekurudhore e elektrifikuar, e kategoris\u00eb UIC D4.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu vijoi ajo, projekti parashikon nd\u00ebrtimin e 12 stacioneve hekurudhore, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tuneli me gjat\u00ebsi 320 met\u00ebr, nd\u00ebrtimin e 12 urave etj. \u201cMe nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj linje hekurudhore pritet nj\u00eb fluks udh\u00ebtar\u00ebsh prej 2 300 000 udh\u00ebtar\u00ebsh\/vit dhe volum mallrash prej 900 000 ton\u00ebsh\/vit. Koha mesatare e udh\u00ebtimit nga Vora n\u00eb Hanin e Hotit pritet t\u00eb jet\u00eb 2 or\u00eb\u201d, u shpreh Mu\u00e7a.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas saj, projekti do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e ndjeshme t\u00eb l\u00ebvizjes hekurudhore t\u00eb mallrave dhe pasagjer\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet zgjerimit t\u00eb rrjetit kryesor TEN-T, q\u00eb mb\u00ebrrin n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit ose q\u00eb del nga Shqip\u00ebria drejt vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Zv. ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs shpjegoi se, nj\u00ebsia p\u00ebr zbatimin e projekteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha projektet e zhvillimit t\u00eb hekurudhave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mb\u00ebshtetet nga stafi i p\u00ebrhersh\u00ebm i Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe nga ekspert\u00eb, q\u00eb do t\u00eb sigurohen p\u00ebrmes asistencave teknike t\u00eb donator\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProcedurat e prokurimit do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda k\u00ebtij viti dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025 nis zbatimi i projektit q\u00eb parashikon t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs hekurudhore Vor\u00eb-Hani i Hotit brenda vitit 2030\u201d, tha Mu\u00e7a.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebveshja e huas me Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Zhvillim (BERZH) n\u00eb vler\u00ebn prej 98 750 000 eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Vor\u00eb-Hani i Hotit. Ky financim ndahet n\u00eb dy transhe: nj\u00eb i angazhuar prej 84 500 000 euro, si dhe nj\u00eb transh i paangazhuar prej 14 250 000 eurosh, i cili do t\u00eb angazhohet pas plot\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kushtesh t\u00eb parashikuara n\u00eb marr\u00ebveshje. Koh\u00ebzgjatja e pages\u00ebs s\u00eb huas do t\u00eb jet\u00eb 17 vjet, duke p\u00ebrfshir\u00eb periudh\u00ebn prej 5 vjet\u00ebsh pa pages\u00eb principali.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb diskutimeve u dhan\u00eb detaje edhe p\u00ebr korridorin 8 hekurudhor, q\u00eb n\u00eb territorin shqiptar nis nga Porti i Durr\u00ebsit e do t\u00eb b\u00ebje lidhjen me Maqedonin\u00eb e Veriut, duke specifikuar se p\u00ebr segmentin Rrogozhin\u00eb \u2013 Lin po kryhet nj\u00eb studim i ri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi n\u00eb parim, nen p\u00ebr nen dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi projektligjin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbledhja e komisionit vijoi me shqyrtimin e Projektligjit \u201cP\u00ebr miratimin e vendimit nr.1\/2023 t\u00eb Komitetit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Konvent\u00ebs Rajonale p\u00ebr Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane t\u00eb Origjin\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e Konvent\u00ebs Rajonale p\u00ebr Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane t\u00eb Origjin\u00ebs dhe t\u00eb rekomandimit nr.1\/2023 t\u00eb Komitetit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Konvent\u00ebs Rajonale p\u00ebr Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane t\u00eb Origjin\u00ebs, n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e certifikatave t\u00eb qarkullimit t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, t\u00eb 2 dat\u00ebs 7 dhjetor 2023\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky projektligj u prezantua nga z\u00ebvend\u00ebsministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, z. Endrit Yzeiraj, i cili gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij u shpreh se marr\u00ebveshja n\u00eb fjal\u00eb synon t\u00eb unifikoj\u00eb brenda bllokut Pan-Euro-Mediterian ato q\u00eb quhen rregullat e origjin\u00ebs. \u201cP\u00ebr t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet tregtare rregullat e origjin\u00ebs jan\u00eb n\u00eb themel t\u00eb tyre, pra vendet kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar kuotat preferenciale p\u00ebr produktet q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendet e tyre, t\u00eb ken\u00eb informacion se nga cili vend k\u00ebto produkte e kan\u00eb origjin\u00ebn. Shqip\u00ebria n\u00eb 2012 ka ratifikuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga BE p\u00ebr t\u00eb unifikuar rregullat e origjin\u00ebs nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb BE, vendeve kandidate p\u00ebr hyrjen n\u00eb BE, nj\u00eb bllok vendesh t\u00eb Mesdheut dhe t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore. Kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb krijimin e zinxhirit t\u00eb vler\u00ebs n\u00eb nivel rajonal. Do lejohet dhe kalimi i informacionit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike t\u00eb certifikatave t\u00eb origjin\u00ebs. Doganat shqiptare mund t\u2019i marrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike t\u00eb dh\u00ebnat. Ky proces \u00ebsht\u00eb iniciuar nga BE dhe drejtohet prej tij\u201d-u shpreh Yzeiraj.<\/p>\n\n\n\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lavdrim Krrashi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij shprehu vler\u00ebsimet n\u00eb lidhje me projektligjin n\u00eb fjal\u00eb dhe ftoi koleg\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb pro k\u00ebsaj nisme ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi n\u00eb parim, nen p\u00ebr nen dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi projektligjin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TIRAN\u00cb, 21 maj \/ATSH\/ Banka Europiane p\u00ebr Zhvillim (BERZH) do t\u00eb financoj\u00eb me nj\u00eb hua prej 98 750 000 eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs Vor\u00eb-Hani i Hotit. Z\u00ebvend\u00ebsministrja p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb Enkelejda Mu\u00e7a, e pranishme n\u00eb komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane, gjat\u00eb diskutimit t\u00eb projektligjit \u201cP\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb huas, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19635,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/IMG_9098.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19634"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19634"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19636,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19634\/revisions\/19636"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}