{"id":20001,"date":"2024-07-30T11:56:26","date_gmt":"2024-07-30T10:56:26","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=20001"},"modified":"2024-07-30T11:56:27","modified_gmt":"2024-07-30T10:56:27","slug":"porti-i-ri-ne-porto-romano-balluku-ekspertize-nderkombetare-per-tenderimin-negocimin-dhe-monitorimin-e-kontrates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=20001","title":{"rendered":"Porti i ri n\u00eb Porto Romano, Balluku: Ekspertiz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr tenderimin, negocimin dhe monitorimin e kontrat\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Hapet gara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano, nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike p\u00ebr ne dhe rajonin, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmon\u00eb e n\u00eb rritje duke zgjeruar kapacitetet p\u00ebrpunuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministrja p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb, Belinda Balluku nga Durr\u00ebsi, u shpreh se n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr portin do t\u00eb jen\u00eb 15 kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare. M\u00eb tej ajo theksoi se ky port do i sh\u00ebrbej\u00eb shqiptar\u00ebve jo vet\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=72&amp;loc=https%3A%2F%2Ffaxweb.al%2Fporti-i-ri-ne-porto-romano-balluku-ekspertize-nderkombetare-per-tenderimin-negocimin-dhe-monitorimin-e-kontrates%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR17YqLQ-fajkmIfapjQgABCuQwLK3hM2SdJQ0WLlA5LcMht0TFyfDRXP7g_aem_P57Y3Q92gmV_EdBmuM44MA&amp;referer=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&amp;cb=f6a002a2fc\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=65&amp;loc=https%3A%2F%2Ffaxweb.al%2Fporti-i-ri-ne-porto-romano-balluku-ekspertize-nderkombetare-per-tenderimin-negocimin-dhe-monitorimin-e-kontrates%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR17YqLQ-fajkmIfapjQgABCuQwLK3hM2SdJQ0WLlA5LcMht0TFyfDRXP7g_aem_P57Y3Q92gmV_EdBmuM44MA&amp;referer=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&amp;cb=a8f90c80b7\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Fjala e Ministres Belinda Balluku \u2013 Hapja e gar\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve,<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb ftuar ambasador\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne dhe them e ve\u00e7ant\u00eb dhe e sh\u00ebnuar, pasi ky ka qen\u00eb nj\u00eb vit i shk\u00eblqyer p\u00ebrsa i p\u00ebrket gur\u00ebve kilometrik\u00eb q\u00eb kemi vendosur n\u00eb infrastruktur\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb vit i ve\u00e7ant\u00eb ku jan\u00eb realizuar projekte historike t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb ngritur themelet e Shqip\u00ebris\u00eb 2030.<\/p>\n\n\n\n<p>Tuneli i Llogaras\u00eb, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb sirtar, e cila ka qen\u00eb premtim i \u00e7do qeverie, i pa mbajtur, por q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb shqiptar\u00ebt po e prekin, ashtu si edhe Korridori Blu me segmentin e tij t\u00eb par\u00eb, Thuman\u00eb-Kashar dhe q\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim do t\u2019i bashkohen dhe kontratat e reja t\u00eb cilat jan\u00eb negociuar dhe jan\u00eb gati p\u00ebr firmosje, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar segmentet e tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb lidhin Shqip\u00ebrin\u00eb me Malin e Zi dhe me Greqin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb ky vit, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne, por viti q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb do t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebt dhe detyrat q\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara. Megjithat\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb 2024, ne do t\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb edhe 3 projekte t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti i Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb port\u00eb tjet\u00ebr nga ajri n\u00eb jug t\u00eb vendit. Unaza e Madhe e Tiran\u00ebs e cila quhet Unaza e Tiran\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme infrastrukture, e cila do t\u00eb lidh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb autostradat e vendit me kryeqytetin. Dhe padyshim, tuneli i Murrizit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb si ai Unicorni Eleonor\u00eb, i pakapsh\u00ebm prej shum\u00eb vitesh, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dor\u00ebzonim tunelet e tjera t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit, tunelin e Sk\u00ebrfic\u00ebs apo tunelin e Llogaras\u00eb, vazhdonim dhe punonim intensivisht n\u00eb at\u00eb tunel si p\u00ebr t\u00eb na sfiduar p\u00ebr kapacitetet tona inxhinierike dhe teknike. Por, sigurisht do t\u2019ia dalim dhe 31 dhjetori i 2024 do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbushja e shum\u00eb prej \u00ebndrrave historike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sot \u00e7elja e gar\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Porto Romanos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs portuale t\u00eb vendit, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim ambicioz t\u00eb Qeveris\u00eb Rama p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030. E kemi quajtur porti i shqiptar\u00ebve, pasi ky port nuk do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb, por do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb edhe Kosov\u00ebs, edhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, i lidhur p\u00ebrmes hekurudh\u00ebs me dy porte t\u00eb thata, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Strug\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bashk\u00ebveprim me NATO-n kemi nisur prej koh\u00ebsh t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr financimin e zon\u00ebs portuale ushtarake t\u00eb Porto Romanos, \u00e7ka jo vet\u00ebm do t\u00eb forconte ndjesh\u00ebm dimensionin e siguris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe rolin e vendit ton\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e aktivitetit t\u00eb NATO-s. Me nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb realitet premtimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Durr\u00ebsit dhe Vlor\u00ebs, dy porte secilit qytet. Portet komerciale dhe sigurisht marinat detare, por nuk do t\u00eb ndalojm\u00eb k\u00ebtu pasi Saranda dhe Lezha do t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb pasojn\u00eb dhe vijojn\u00eb axhend\u00ebn ton\u00eb t\u00eb infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>E th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, duket si nj\u00eb rrug\u00eb e leht\u00eb dhe si nj\u00eb rezultat q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb shpejt, por un\u00eb dua t\u00eb ndaj me ju q\u00eb sot, k\u00ebtu kuror\u00ebzohen 4 vite pun\u00eb. Kat\u00ebr vite pun\u00eb intensive, nga nj\u00eb ekip i g\u00ebrshetuar prej ekspert\u00ebsh numri i tyre arrin deri n\u00eb 100. E diskutonim mbr\u00ebm\u00eb me Pirron duke i kaluar t\u00eb gjith\u00eb ato momente dhe duke kujtuar se kush jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb kontribuar p\u00ebr t\u00eb arritur sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Jan\u00eb mbi 420 mij\u00eb or\u00eb pune, nj\u00eb mal me analiza dhe studime q\u00eb po t\u00eb vendosnim k\u00ebto letra A4 t\u2019i shtrinim n\u00eb bregdetin shqiptar, ndoshta nuk do t\u00eb mjaftonte.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe ja ku jemi sot me 15 kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat kan\u00eb shprehur interes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs, dhe padyshim duhet t\u00eb them se 5 prej tyre ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb kompani nga m\u00eb prestigjiozet n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky interes na nderon padyshim. Dhe na v\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb madhe, por fillimisht m\u00eb lejoni t\u2019ju them se cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb kjo sip\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e dobishme p\u00ebr vendin ton\u00eb, por un\u00eb do ta quaja jetike p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb, madje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit. K\u00ebt\u00eb do t\u2019ua shpjegoj m\u00eb qart\u00eb nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, Erik Smit, drejtues i ekipit t\u00eb konsulent\u00ebve t\u00eb Royal Haskoning me t\u00eb cilin e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nga dita e par\u00eb, dhe q\u00eb un\u00eb kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb them se Eriku dhe skuadra e tij do t\u00eb jen\u00eb me ne edhe n\u00eb vazhdim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave dhe i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb tyre m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u00eb them pak fjal\u00eb pse kjo vep\u00ebr infrastrukture \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme. Pasi duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb port dyfish m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se ai q\u00eb kemi sot n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu Shqip\u00ebris\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb nj\u00eb hab n\u00eb mes t\u00eb Mesdheut dhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer jo vet\u00ebm vendit, por edhe t\u00eb gjith\u00eb rajonit. Nga ana tjet\u00ebr, duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb terminal kontenier\u00ebsh trefish m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gjelb\u00ebr dhe t\u00eb automatizuar. Duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb dedikuara p\u00ebr entet ligjzbatuese t\u00eb cilat duhet t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin portual t\u00eb Porto Romanos n\u00eb komoditet t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat e tyre. Duam t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb detare q\u00eb hedh bazat p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm sa her\u00eb q\u00eb do na duhet t\u00eb rrisim kapacitete dhe p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb t\u00eb ngurt\u00eb dhe t\u00eb kufizuar nga territori. Duam gjithashtu q\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb e cila do t\u00eb siguroj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb baze autonome detare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bisedimeve tashm\u00eb t\u00eb maturuara me aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb NATO. Dhe e fundit, por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb zon\u00eb logjistike, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb zemr\u00ebn e aktivitetit ton\u00eb ekonomik dhe industrial.<\/p>\n\n\n\n<p>Durr\u00ebsi dhe Porto Romano jan\u00eb an\u00ebt e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje, t\u00eb pandara, t\u00eb pandashme dhe q\u00eb kompletojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Dhe kur themi Durr\u00ebsi do t\u00eb ket\u00eb dy porte, sot kjo ambicie nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb realitet i nj\u00eb \u00ebndrre, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i preksh\u00ebm. Dhe sot n\u00eb m\u00ebngjes tek isha ulur me Anin dhe po prisnim t\u00eb vinim k\u00ebtu, kryetaren e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, po thonim se sa shpejt kaloi koha dhe sa shum\u00eb pun\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, por ja q\u00eb tashm\u00eb edhe ky projekt do t\u00eb realizohet. Dhe n\u00ebse dikur na paragjykonin, mbaj mend flitej p\u00ebr 3D q\u00eb ne shfaqnim dhe q\u00eb nuk realizoheshin kurr\u00eb, ka ca vite, nja dy ndoshta dhe ca muaj, q\u00eb nuk e d\u00ebgjoj m\u00eb k\u00ebt\u00eb historin\u00eb e 3D-ve. Ndoshta q\u00eb kur p\u00ebrfunduam aeroportin e Kuk\u00ebsit. Tashm\u00eb askush nuk mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr 3D e fushatave, pasi projektet jan\u00eb t\u00eb prekshme dhe jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kushtet ku nj\u00eb investim i k\u00ebtyre p\u00ebrmasave \u00ebsht\u00eb risi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera do t\u00eb thoja un\u00eb, kjo duket edhe nga interesi i kompanive t\u00eb cilat duan t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb, nevojitet padyshim nj\u00eb ekspertiz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb procesin e tenderimit, negocimit dhe monitorimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Ndaj dhe kemi vendosur q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb krah totalisht t\u00eb angazhuar n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb gar\u00ebs, n\u00eb procesin e negocimit dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb kontrat\u00ebs konsulent\u00ebt tan\u00eb t\u00eb Royal Haskoning dhe teksa kompanit\u00eb garuese do t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb ardhur me propozimet e tyre teknike dhe financiare kini parasysh se mbas platform\u00ebs elektronike do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ulur ekspert\u00ebt e Royal Haskoning p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00e7do pyetje dhe paqart\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb prej vitesh kemi krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb ri, transparent, i cili \u00ebsht\u00eb kontribuuesi kryesor pse sot kompanit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare vijn\u00eb dhe garojn\u00eb n\u00eb garat tona t\u00eb energjis\u00eb, n\u00eb garat tona t\u00eb infrastruktur\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kjo transparenc\u00eb q\u00eb ka krijuar kushtet sot q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb po aq atraktive p\u00ebr k\u00ebto kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare sa \u00e7do vend tjet\u00ebr Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Para se t\u00eb ftoj k\u00ebtu Eric Smit, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacionet e nevojshme lidhur me teknikalitetet e k\u00ebsaj gare, p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionit q\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzohet, p\u00ebrsa i p\u00ebrket afateve, p\u00ebrsa i p\u00ebrket momentit tjet\u00ebr historik at\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkrimi t\u00eb kontrat\u00ebs, un\u00eb do t\u00eb desha q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoja t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e palodhur q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Djemt\u00eb dhe vajzat, burrat dhe grat\u00eb e Autoritetit Portual t\u00eb Durr\u00ebsit, Forc\u00ebn Detare q\u00eb ka qen\u00eb me ne gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi dhe padyshim edhe Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Para se ta mbyll do t\u00eb desha q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoja mikun tim Pirro V\u00ebngun, drejtorin e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb duke nisur nga sot pasdite do t\u00eb jet\u00eb kolegu im, Ministri i Mbrojtjes. Pirro kur ka ardhur n\u00eb portin e Durr\u00ebsit ka ardhur si nj\u00eb diplomat dhe mbaj mend q\u00eb Kryeministri thoshte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sesi mundet nj\u00eb diplomat t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, ku sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb detaria \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Por Pirro ja doli dhe u b\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb drejtor i nj\u00eb porti. U b\u00eb nj\u00eb person q\u00eb la gjurm\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb ri dhe un\u00eb jam shum\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb tashm\u00eb nga detyra q\u00eb ai do t\u00eb ket\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebrtimin e baz\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb brigjet e Mesdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria ka treguar dhe ne kemi d\u00ebshmuar dhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb kemi njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb dedikuar dhe n\u00ebse kemi p\u00ebrkrah partner\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb cil\u00ebt na kalojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb eksperienc\u00ebs t\u00eb tyre ne ia dalim q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe projekte t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb fal\u00ebnderoja dhe Kryeministrin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb angazhimin q\u00eb ka pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Besojeni apo jo, ne e kemi informuar at\u00eb pothuajse \u00e7do jav\u00eb dhe ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na motivuar dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapet gara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano, nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike p\u00ebr ne dhe rajonin, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmon\u00eb e n\u00eb rritje duke zgjeruar kapacitetet p\u00ebrpunuese. Ministrja p\u00ebr Infrastruktur\u00ebn dhe Energjin\u00eb, Belinda Balluku nga Durr\u00ebsi, u shpreh se n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr portin do t\u00eb jen\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20002,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/IMG_9761.png","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20001"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20003,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20001\/revisions\/20003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}