{"id":21182,"date":"2025-02-18T16:37:42","date_gmt":"2025-02-18T15:37:42","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=21182"},"modified":"2025-02-18T16:37:44","modified_gmt":"2025-02-18T15:37:44","slug":"ilir-meta-nga-qelia-a-eshte-komisioni-i-venecias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=21182","title":{"rendered":"Ilir Meta nga qelia: \u201cA \u00ebsht\u00eb Komisioni i Venecias?\u201d"},"content":{"rendered":"\n
Nga qelia nr. 5, Ilir Meta ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb gjat\u00eb dhe kritik, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rolin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe integritetin e procesit. P\u00ebrmes nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb prek edhe episode historike t\u00eb padrejt\u00ebsive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, Meta ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb nga mazhoranca dhe p\u00ebrfshirjen e \u201cper\u00ebndimor\u00ebve\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n\n\n\n
Reagimi i plot\u00eb n\u00eb Facebook:<\/p>\n\n\n\n
\ud835\udc00 \ud835\udc1e\u0308\ud835\udc2c\ud835\udc21\ud835\udc2d\ud835\udc1e\u0308 \ud835\udc0a\ud835\udc28\ud835\udc26\ud835\udc22\ud835\udc2c\ud835\udc22\ud835\udc28\ud835\udc27\ud835\udc22 \ud835\udc22 \ud835\udc15\ud835\udc1e\ud835\udc27\ud835\udc1e\ud835\udc1c\ud835\udc22\ud835\udc1a\ud835\udc2c \ud835\udc0f\ud835\udc1e\ud835\udc2b\ud835\udc1e\u0308\ud835\udc27\ud835\udc1d\ud835\udc22\ud835\udc26?<\/p>\n\n\n\n
K\u00ebtu n\u00eb qelin\u00eb Nr.5 v\u00ebrshojn\u00eb librat nga t\u00eb gjitha drejtimet dhe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i lexosh t\u00eb gjith\u00eb librat.
Po k\u00ebshtu p\u00ebrpiqem q\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb libra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me dedikime t\u00eb caktuara, t\u2019u kthej edhe p\u00ebrgjigje.
Nj\u00eb mik i imi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebllai i gazetarit t\u00eb njohur Roland Qafoku, m\u00eb d\u00ebrgoi librin e tij t\u00eb dyt\u00eb koh\u00ebt e fundit \u201c11 President\u00ebt\u201d, t\u00eb cilit i hodha nj\u00eb sy t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb habiti nj\u00eb \u201cfakt\u201d, q\u00eb un\u00eb kisha qen\u00eb kund\u00ebr SHBA dhe Per\u00ebndimit dhe ky titull ishte n\u00ebnvizuar prej tij.
Por, para se t\u00eb kaloj te kjo \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb mendoj se ka interes t\u00eb lart\u00eb publik p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dua t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e par\u00eb t\u00eb tij \u201c100 personalitetet e Skraparit\u201d, q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe, voluminoze dhe aspak t\u00eb leht\u00eb.
Por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje, ishte mungesa e emrit t\u00eb Dilaver Radeshit, nj\u00ebrit prej heronjve t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, i cili n\u00eb \u00c7lirimin e Tiran\u00ebs u plagos p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb mosh\u00ebn 20 vje\u00e7 dhe ishte komandant batalioni i Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Sulmuese.
I shkolluar n\u00eb akademit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe drejtues i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, ai ishte i vetmi q\u00eb n\u00eb vitin 1968 i drejtoi let\u00ebr t\u00eb hapur Enver Hoxh\u00ebs, duke i argumentuar se iniciativa e tij p\u00ebr heqjen e gradave sipas p\u00ebrvoj\u00ebs kineze, ishte shkat\u00ebrruese p\u00ebr ushtrin\u00eb dhe duke i paraqitur t\u00eb gjith\u00eb argumentet e tij shkencor\u00eb dhe bazuar mbi traditat tona q\u00eb s\u2019kishin lidhje me ato aziatike.
I t\u00ebrbuar nga kjo sfid\u00eb, Enveri thirri krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Mbrojtjes, Beqir Ballukun, Petrit Dum\u00ebn, Hito \u00c7akon dhe u k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb nisnin procesin kund\u00ebr veprimtaris\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb heroit t\u00eb dikursh\u00ebm, Dilaver Radeshi.
Edhe pse ata mendonin nj\u00ebsoj si Dilaveri, u detyruan t\u00eb zbatonin porosin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb madh, pa e ditur se vet\u00ebm 6 vite m\u00eb von\u00eb ata do p\u00ebrfundonin n\u00eb burg si Dilaveri.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cprovuar\u201d veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito \u00c7akos t\u00eb cil\u00ebt ishin me em\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsi u kujtua p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur Dilaverin si d\u00ebshmitar.
I thoni Dilos, u tha, q\u00eb t\u2019i th\u00ebrras\u00eb kujtes\u00ebs se at\u00eb letr\u00ebn se shpiku nga mendja e tij ai, por do ia ken\u00eb shkruar k\u00ebta armiqt\u00eb e m\u00ebdhenj q\u00eb i zbuluam tani. K\u00ebshtu q\u00eb edhe Dilo lirohet nga burgu edhe veprimtaria e vjet\u00ebr armiq\u00ebsore e k\u00ebtyre \u201cv\u00ebrtetohet\u201d (pra grupi i strukturuar kriminal) para Partis\u00eb dhe popullit.
Kujtohu, i thon\u00eb Dilaverit n\u00eb qeli, se at\u00eb letr\u00ebn ti se ke b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, por t\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebta armiqt\u00eb q\u00eb s\u2019dilnin dot hapur kund\u00ebr Partis\u00eb at\u00ebher\u00eb.
Do kujtohem, u thot\u00eb Dilaveri.
Kur e th\u00ebrrasin n\u00eb gjyq Dilaverin dhe e pyesin se \u00e7\u2019dinte ai p\u00ebr veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb Ballukut, Dumes e \u00c7akos, ai u p\u00ebrgjigj se un\u00eb k\u00ebta shok\u00eb i njoh si Komandant\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs dhe t\u00eb ushtris\u00eb.
Por ndoshta edhe k\u00ebta mund t\u00eb jen\u00eb \u201carmiq\u201d si puna ime.
Por meq\u00ebn\u00ebse erdha k\u00ebtu, tha Dilo, s\u00eb pari m\u00eb vjen keq q\u00eb ju shoh k\u00ebtu, u drejtohet \u201carmiqve\u201d, por ajo politika e heqjes s\u00eb gradave, k\u00ebtu do ju sillte edhe juve.
Dhe Dilo e b\u00ebri burgun deri n\u00eb 1990 plot dinjitet, nd\u00ebrsa ata q\u00eb p\u00ebrdori Enveri kund\u00ebr tij, u pushkatuan.
Si\u00e7 e ka tradit\u00eb Partia e Mugosh\u00ebs.
Por ndoshta Roland Qafoku ka n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr a roman vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, se v\u00ebrtet e meriton, po t\u00eb kemi parasysh edhe fatin e vajz\u00ebs s\u00eb tij, Tefta, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are u hodh nga kati i kat\u00ebrt p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebvrar\u00eb se i b\u00ebnin presion p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar kund\u00ebr shok\u00ebve t\u00eb babait dhe q\u00eb Zoti (dhe Dr. P\u00ebllumb Karagjozi) e shp\u00ebtoi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sot nj\u00eb zonj\u00eb shum\u00eb krenare p\u00ebr babain e saj.
Apo fatin e djalit t\u00eb tij t\u00eb super talentuar, Kastriot Sul\u00e7e, kampion e rekordmen absolut n\u00eb atletik\u00eb p\u00ebr garat e shpejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb trajner\u00ebt i nd\u00ebrronin mbiemrin p\u00ebr ta futur n\u00eb gara komb\u00ebtare.
Tani t\u2019i lem\u00eb gjyqet e asaj kohe kur drejtonte n\u00eb thelb e nj\u00ebjta Parti e Mugosh\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u201creja\u201d t\u00eb internacionales sorosiste.
Do t\u00eb ishte pa interes t\u00eb hynim n\u00eb debate se \u00e7far\u00eb quajm\u00eb Per\u00ebndim se kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e gjer\u00eb port \u00eb shkojm\u00eb te thelbi i \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm me ato arsye q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb gazetarin e njohur t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb por q\u00eb prekin edhe thelbin e kriz\u00ebs ku ndodhemi si shtet, si shoq\u00ebri dhe si komb (shpopullimi.
Ndaj pyetja ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb: Po Komisioni i Venecias a \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndim?
Pik\u00ebtakimi i pal\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti edhe q\u00ebndrimi im si Kryetar Parlamenti dhe i LSI, p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi ishte vet\u00ebm nj\u00eb: Komisioni i Venecias.
Kjo u dakordua dhe nga SHBA dhe BE (q\u00eb \u00ebsht\u00eb financues kryesor i k\u00ebtij Komisioni).
Dihen v\u00ebrejtjet dhe shqet\u00ebsimet q\u00eb shprehu Komisioni i Venecias, q\u00eb solli rekomandime ky\u00e7e dhe parimore q\u00eb t\u00eb mos abuzohej me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb mos kapej nga pala q\u00eb kishte shumic\u00ebn.
N\u00eb ve\u00e7anti formulimi p\u00ebr zgjedhjen e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb deri n\u00eb shtator 2017 t\u00eb zgjidhej me 2\/3 e votave n\u00eb Kuvend dhe m\u00eb pas me Parlamentin e ri me 84 vota.
Ky p\u00ebrcaktim evitonte mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb shumica PS+LSI q\u00eb kishte mbi 84 vota t\u00eb kapte Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.
Ne e dim\u00eb se si u shkel Kushtetuta kur Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u zgjodh me 69 vota e k\u00ebshtu u kap nga PS edhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb dhe SPAK-u.
Komisioni i Venecias p\u00ebr t\u00eb evituar kapjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese rekomandoi me detaje q\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb balancuar midis Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Kuvendit dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.
Ishte pik\u00ebrisht Kryetari i KED, Ardian Dvorani i cili shkeli Kushtetut\u00ebn dhe radh\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia rr\u00ebmbyer Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe p\u00ebr t\u2019ia falur Edi Ram\u00ebs edhe pse ishte i paralajm\u00ebruar zyrtarisht nga Presidenti i Republik\u00ebs dhe kjo u ushte b\u00ebr\u00eb e ditur shkres\u00ebrisht edhe ambasadave t\u00eb Per\u00ebndimit.
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nj\u00eb para se Kuvendi t\u00eb vendoste, 5 ambasador\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit u thirr\u00ebn nga Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb dhe ju b\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebse Kuvendi do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn, kjo nuk do t\u00eb pranohej nga Presidenti.
Ata \u201cper\u00ebndimor\u00ebt\u201d ata nat\u00eb b\u00ebn\u00eb sikur e nuk e kishin iden\u00eb se si ishte Kushtetuta edhe pse letr\u00ebn zyrtare dhe me detaje e kishin marr\u00eb me koh\u00eb si\u00e7 e kishte marr\u00eb edhe Dvorani.
Dit\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, kur sapo kishim arritur n\u00eb Paris, nj\u00eb prej tyre i \u00e7oi nj\u00eb mesazh Drejtorit tim t\u00eb Kabinetit p\u00ebr mua.
Pra e konsultuam me specialist\u00ebt tan\u00eb dhe ata thon\u00eb se situata nuk \u00ebsht\u00eb kaq e qart\u00eb sa \u00e7\u2019thot\u00eb Presidenti. Ndaj ne do t\u00eb flasim me Ram\u00ebn q\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb radha tjet\u00ebr, Presidenti t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebkuptim.
Por n\u00ebse Presidenti del kund\u00ebr vendimit t\u00eb Parlamentit ne do t\u00eb dalim \u201cPer\u00ebndimi\u201d kund\u00ebr Presidentit.
Pra me pak fjal\u00eb \u201cper\u00ebndimor\u00ebt\u201d than\u00eb: Z. President, mbyll syt\u00eb tani q\u00eb Rama po t\u00eb vjedh nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, se her\u00ebs tjet\u00ebr do i lutemi t\u00eb mos t\u00eb ta vjedh\u00eb.
Kuptohet q\u00eb \u201cper\u00ebndimor\u00ebt\u201d e mor\u00ebn mesazhin menj\u00ebher\u00eb: Q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb dhunim i papranuesh\u00ebm i Kushtetut\u00ebs dhe ju po b\u00ebheni pal\u00eb p\u00ebr kapjen totale t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Edi Rama dhe po dilni hapur n\u00eb krah t\u00eb tij, por se edhe un\u00eb do dal hapur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.
E k\u00ebshtu nj\u00eb p\u00ebrplasje e papar\u00eb ndodhi, sidomos pas \u201cbetimit te Lana\u201d me bekimin e \u201cper\u00ebndimor\u00ebve \u201c, gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi te Manifestimi historik i 2 Marsit 2020, p\u00ebr mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs dhe prap\u00ebsimin e e ligjit p\u00ebr \u201cbetimet te Lana\u201d .
Si\u00e7 ju e dini mir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb hapur (q\u00eb un\u00eb b\u00ebra \u00e7do p\u00ebrpjekje institucionale dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete p\u00ebr ta evituar) p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese edhe p\u00ebrplasjet e tjera midis Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe Parlamentit monist (120 karrike), u gjykuan nga Komisioni i Venecias n\u00eb favor t\u00eb Presidentit q\u00eb u mbajt 2 vjet n\u00eb hetim p\u00ebr shkarkim, q\u00eb t\u00eb heshtte p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Reform\u00ebs n\u00eb Ramaform\u00eb.
N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, Komisioni i Venecias (edhe pse n\u00ebn presion t\u00eb lart\u00eb) i dha t\u00eb drejt\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.
\u201cQershia mbi torte\u201d e \u201cper\u00ebndimor\u00ebve\u201d pas k\u00ebsaj, ishte dekorimi nga Antony Blinken i Dvoranit (nj\u00eb hetues i regjimit komunist), t\u00eb cilin Komisioni i Venecias e kishte shpallur p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr konfliktin President \u2013 Kuvend, si \u201cHero bot\u00ebror kund\u00ebr korrupsionit\u201d.
Nj\u00eb akt i turpsh\u00ebm i b\u00ebr\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Prillit 2021, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mesazhin SPAK-ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtroheshin Edi Ram\u00ebs dhe jo ligjit (mos-hetimi i krimeve zgjedhore).
Por ja q\u00eb vjen nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb Antony Blinkenit i ndalohet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb federale t\u00eb SHBA dhe ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb sherif i mbivotuar nga populli amerikan.
Kjo nuk m\u00eb g\u00ebzon aspak edhe pse po ky Blinken pas shkarkimit t\u00eb tij n\u00eb 5 N\u00ebntor 2024 dha edhe nj\u00eb dekorat\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb \u201chero\u201d q\u00eb deklaron publikisht se gjykatat vendosin \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne, Prokuroria. (Besoj se ky duhet t\u00eb jet\u00eb parimi m\u00eb i avancuar i \u201cper\u00ebndimor\u00ebve\u201d) .
Akoma m\u00eb keq, shefi i tij p\u00ebrpara se t\u00eb linte Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 dekorimit t\u00eb Sorosit, b\u00ebri edhe faljen e djalit dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij.
Nd\u00ebrsa ky halldupi i Ramaform\u00ebs e fshin Aleksin nga rrjetet sociale me urgjenc\u00eb dhe gjith\u00eb sorosifikimin e 20 viteve k\u00ebrkon t\u2019ia faturoj\u00eb tani Lali Erit.
Deri kur do vazhdojm\u00eb ne m\u00eb k\u00ebta \u201cper\u00ebndimor\u00ebt\u201d?
Po Kushtetut\u00eb kemi ne?
Po Kushtetut\u00ebn a nuk e kemi b\u00ebr\u00eb me k\u00ebta?
Po Reform\u00ebn e \u201cplepave\u201d a nuk e b\u00ebm\u00eb me k\u00ebta?
Po Reform\u00ebn pas 1997 a nuk e b\u00ebm\u00eb me k\u00ebta?
Pse sa her\u00eb nd\u00ebrrohen ambasador\u00ebt e tyre do ndryshojm\u00eb Kushtetut\u00ebn ne?
Meq\u00eb ra fjala e ndryshojn\u00eb ata Kushtetut\u00ebn e tyre ne nd\u00ebrrojm\u00eb ambasador\u00ebt tan\u00eb atje?
Se \u00e7menden disa prej tyre prej korrupsionit t\u00eb Edi Ram\u00ebs do b\u00ebjm\u00eb ligje mbi Kushtetut\u00ebn dhe vendime mbi ligjet?
Po McGonigali a nuk ishte \u201cper\u00ebndimor\u201d meq\u00ebn\u00ebse ra fjala?
Po ata ambasador\u00ebt e BE q\u00eb mashtruan se pas zgjedhjeve lokale pa opozit\u00ebn do \u00e7eleshin negociatat n\u00eb tetor 2019 a nuk ishin \u201cper\u00ebndimor\u00eb\u201d?
Kjo loj\u00eb me \u201cper\u00ebndimor\u00eb\u201d ka krijuar k\u00ebt\u00eb pasiguri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kronike juridike ku shpopullimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial p\u00ebr ne, nd\u00ebrsa korrupsioni skizofrenik, si \u00e7mimi i shishes s\u00eb ver\u00ebs.
Ndaj \u00ebsht\u00eb koha t\u2019i japim fund loj\u00ebs me \u201cper\u00ebndimor\u00ebt\u201d.
Se jemi vendi m\u00eb i shpopulluar n\u00eb rajon, jemi vendi me pensionet m\u00eb mizerab\u00ebl, vendi i fundit n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr kreativitetin e f\u00ebmij\u00ebve dhe vendi i vet\u00ebm ku Kryeministri del kund\u00ebr Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb e ka kapur vet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale dhe me ndihm\u00ebn e \u201cper\u00ebndimor\u00ebve\u201d.
11 Maji duhet t\u2019i jap\u00eb fund k\u00ebsaj maskarade dhe bashk\u00eb me Komisionin e Venecias t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vettingun e zbatimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb evidentoj\u00eb t\u00eb gjitha ato paralajm\u00ebrime q\u00eb b\u00ebri Komisioni i Venecias q\u00eb do vinin nga kapja e sistemit nga nj\u00eb pal\u00eb, pasoja t\u00eb cilat s\u00eb pari i vuajn\u00eb qytetar\u00ebt me mbi 150 mij\u00eb dosje t\u00eb bllokuara p\u00ebr gjykim, me 3\u20134 fishimin e koh\u00ebs s\u00eb gjykimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, me largimin e Gjykatave dhe Prokurorive nga qytetar\u00ebt, me pagesat p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe shum\u00eb kosto t\u00eb tjera raskapit\u00ebse p\u00ebr ta.
Nd\u00ebrsa p\u00ebr mikun tim Roland Qafoku mund t\u00eb shkruaj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se q\u00eb nga Janar \u2013 Shkurt 2017 e deri dit\u00ebn e fundit si President i Republik\u00ebs, i kam paralajm\u00ebruar me shkrim SHBA, Departamentin e Shtetit dhe Ambasad\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr pasojat q\u00eb do t\u00eb sillte kapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga Edi Rama e toleruar prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre q\u00eb gjithmon\u00eb \u201ckeqkuptoheshin\u201d.
N\u00eb arkivin tim kam plot letra prej tyre ku shprehnin keqardhjen p\u00ebr dezinformimet q\u00eb kishin patur nga PS dhe \u201ckeqkuptimet\u201d kronike, si edhe vler\u00ebsimet p\u00ebr rolin tim p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb nga realizimi i konsensusit me 140 vota e vazhdimisht.
Sidoqoft\u00eb ata ik\u00ebn, pasojat mbet\u00ebn dhe tani SPAK-u na doli q\u00eb qenka i Ram\u00ebs, si\u00e7 un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs.
Ky sistem kontrolli \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Bjellorusi.
Nd\u00ebrsa nd\u00ebshkimet n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, si\u00e7 e p\u00ebrmenda n\u00eb fillim.
Po \u00e7\u2019taksirat kishin qytetar\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb harxhoheshin dhjet\u00ebra milion dollar\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb kapur Rama me OJQ-t\u00eb e tij sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga qelia nr. 5, Ilir Meta ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb gjat\u00eb dhe kritik, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rolin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe integritetin e procesit. P\u00ebrmes nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb prek edhe episode historike t\u00eb padrejt\u00ebsive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, Meta ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb nga mazhoranca dhe p\u00ebrfshirjen e \u201cper\u00ebndimor\u00ebve\u201d …<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21183,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/images.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21182"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21184,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21182\/revisions\/21184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}