{"id":22724,"date":"2025-08-02T07:54:37","date_gmt":"2025-08-02T06:54:37","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=22724"},"modified":"2025-08-02T07:54:39","modified_gmt":"2025-08-02T06:54:39","slug":"keshilli-i-ministrave-miratoi-vendimin-pronat-shteterore-i-kalojne-korporates-per-korpusin-e-inspektorateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=22724","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtet\u00ebrore i kalojn\u00eb Korporat\u00ebs p\u00ebr \u201cKorpusin e Inspektorateve\u201d"},"content":{"rendered":"\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar dit\u00ebn e djeshme vendimin p\u00ebr transferimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb pronave shtet\u00ebrore p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb investimit \u201cKorpusi i inspektorateve\u201d dhe projekteve t\u00eb tjera t\u00eb investimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet entitetit t\u00eb krijuar prej saj, p\u00ebr t\u00eb vepruar si zhvillues i pronave, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas k\u00ebtij vendimi, n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb projektit t\u00eb investimit, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, i cili ka si q\u00ebllim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmbushjen e interesit publik\u201d,&nbsp;thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=72&amp;loc=https%3A%2F%2Ffaxweb.al%2Fkeshilli-i-ministrave-miratoi-vendimin-pronat-shteterore-i-kalojne-korporates-per-korpusin-e-inspektorateve%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR6xbg2_zKDynBkV_R4820EONcISIDoOLRe5k-TZjn7ObTtBu41Oj2v8_qA8EQ_aem_6ofNmIhxNNVGcmt_A6mirQ&amp;referer=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&amp;cb=a0c7e951a4\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=65&amp;loc=https%3A%2F%2Ffaxweb.al%2Fkeshilli-i-ministrave-miratoi-vendimin-pronat-shteterore-i-kalojne-korporates-per-korpusin-e-inspektorateve%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR6xbg2_zKDynBkV_R4820EONcISIDoOLRe5k-TZjn7ObTtBu41Oj2v8_qA8EQ_aem_6ofNmIhxNNVGcmt_A6mirQ&amp;referer=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&amp;cb=19e9608667\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike p\u00ebrfituese, q\u00eb brenda 30 dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, t\u00eb lidhin marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e standardit, metodologjis\u00eb, termave dhe kushteve t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e interesit publik, p\u00ebrmbushjen e interesit t\u00eb Korporat\u00ebs, si dhe entiteteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb cilit\/ave regjistrohet prona e re shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu&nbsp;Korporata autorizohet t\u00eb nis\u00eb procedurat konkurruese p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e partner\u00ebve privat\u00eb q\u00eb do t\u00eb angazhohen n\u00eb zhvillimin e pronave t\u00eb transferuara, p\u00ebrmes form\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes. Gjithashtu, ajo do t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb hartimin e projektideve arkitekturore n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Planifikimit t\u00eb Territorit. Bazuar n\u00eb vendim, Korporata do t\u00eb ket\u00eb gjithashtu t\u00eb drejt\u00ebn e negociatave me subjekte private dhe p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha procedurat ligjore dhe teknike p\u00ebr konsolidimin dhe regjistrimin e pronave. N\u00eb rast se p\u00ebr realizimin e projekteve k\u00ebrkohet lirimi i ambienteve t\u00eb z\u00ebna aktualisht nga institucionet, k\u00ebto t\u00eb fundit do t\u00eb zhvendosen vet\u00ebm pas sigurimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas njoftimit, tashm\u00eb jan\u00eb disa institucione q\u00eb do t\u00eb preken Inspektorati i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Inspektorati Shtet\u00ebror i Pun\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimeve Shoq\u00ebrore (ISHPSSHSH), Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Komb\u00ebtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtet\u00ebror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut (ISHMT), Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore (AKPMB), Autoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve (AKVMB), Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Peshkimit dhe Akuakultur\u00ebs (DSHPA), Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Komb\u00ebtare e Zonave t\u00eb Mbrojtura, Agjencia Komb\u00ebtare e Pyjeve (AKP).<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi:<\/p>\n\n\n\n<p>V E N D I M&nbsp;P\u00cbR&nbsp;TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE&nbsp; T\u00cb PRONAVE SHTET\u00cbRORE P\u00cbR REALIZIMIN E PROJEKTIT&nbsp; T\u00cb INVESTIMIT \u201cKORPUSI I INSPEKTORATEVE\u201d DHE PROJEKTEVE T\u00cb TJERA T\u00cb INVESTIMIT<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb nenit 7, t\u00eb ligjit nr.71\/2019, \u201cP\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb neneve 13 e 15, t\u00eb ligjit nr.8743, dat\u00eb 22.2.2001, \u201cP\u00ebr pronat e paluajtshme t\u00eb shtetit\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe n\u00eb vijim t\u00eb shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 1, t\u00eb kreut II, t\u00eb&nbsp; vendimit nr.137, dat\u00eb 6.3.2024, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs shtet\u00ebrore me qira, enfiteoz\u00eb, leasing, shitje, p\u00ebrdorim si kolateral dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb forma t\u00eb tjera nga ana e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n\n\n\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n\n\n\n<p>1. Transferimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, me NIPT: M01917011D t\u00eb pronave shtet\u00ebrore, sipas shtojc\u00ebs nr.1, q\u00eb i bashk\u00eblidhet k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb investimit \u201cKorpusi i inspektorateve\u201d dhe projekteve t\u00eb tjera t\u00eb investimit.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Autorizimin e shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet entitetit t\u00eb krijuar prej saj, p\u00ebr t\u00eb vepruar si zhvillues i pronave, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas k\u00ebtij vendimi, n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb projektit t\u00eb investimit, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, i cili ka si q\u00ebllim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrmbushjen e interesit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike p\u00ebrfituese, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shtojc\u00ebn nr.3, q\u00eb i bashk\u00eblidhet k\u00ebtij vendimi, q\u00eb, brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi, t\u00eb lidhin marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e standardit, metodologjis\u00eb, termave dhe kushteve t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e interesit publik,&nbsp; p\u00ebrmbushjen e interesit t\u00eb Korporat\u00ebs, si dhe entiteteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb cilit\/ave regjistrohet prona e re shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>4. N\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb projektit t\u00eb investimit \u201cKorpusi i inspektorateve\u201d dhe projekteve t\u00eb tjera t\u00eb investimit dhe n\u00eb zbatim t\u00eb pik\u00ebs 5, t\u00eb kreut II, t\u00eb vendimit nr.137, dat\u00eb 6.3.2024, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs shtet\u00ebrore me qira, enfiteoz\u00eb, leasing, shitje, p\u00ebrdorim si kolateral dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb forma t\u00eb tjera nga ana e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb ndryshuar, ngarkohet Korporata e Investimeve Shqiptare t\u00eb kryej\u00eb procesin e konsolidimit t\u00eb pronave, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, q\u00eb i bashk\u00eblidhen k\u00ebtij vendimi, n\u00eb rast se konstatohet mosp\u00ebrputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>5. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare p\u00ebr hapjen e procedur\u00ebs konkurruese p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin nr.137, dat\u00eb 6.3.2024, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs shtet\u00ebrore me qira, enfiteoz\u00eb, leasing, shitje, p\u00ebrdorim si kolateral dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb forma t\u00eb tjera nga ana e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb ndryshuar, p\u00ebr zhvillimin e pronave, t\u00eb parashikuara n\u00eb shtojc\u00ebn nr.1, n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes, me q\u00ebllim realizimin e projekteve t\u00eb saj t\u00eb investimit. Shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mbulohen nga buxheti i Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>6. Autorizohet Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit, q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb, t\u00eb asistoj\u00eb Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet hartimit t\u00eb termave t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr projektidet\u00eb arkitekturore, hartimin e kritereve t\u00eb kualifikimit p\u00ebr projektuesit dhe kritereve t\u00eb vler\u00ebsimit paraprak e p\u00ebrfundimtar t\u00eb projektideve arkitekturore.<\/p>\n\n\n\n<p>7. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare p\u00ebr negociimin me subjekte private, me q\u00ebllim lidhjen e kontrat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr zhvillimin e pronave t\u00eb transferuara n\u00eb pron\u00ebsi apo p\u00ebr t\u00eb cilat ka autorizim zhvillimi, n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb projekteve t\u00eb saj t\u00eb investimit.<\/p>\n\n\n\n<p>8. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet subjekteve t\u00eb krijuara prej saj, t\u00eb kryej\u00eb veprimet me Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, institucionet publike kompetente p\u00ebr planifikimin e zhvillimin e territorit apo me institucione t\u00eb tjera, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb realizimit t\u00eb projektit t\u00eb investimit, si dhe t\u00eb siguroj\u00eb regjistrimin, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\/Korporat\u00ebs, sipas parashikimeve t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit me institucionet publike p\u00ebrfituese, t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb re shtet\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb krijohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projekteve t\u00eb investimit.<\/p>\n\n\n\n<p>9. Institucionet publike, t\u00eb cilat zhvillojn\u00eb aktivitet n\u00eb godinat e ngritura n\u00eb pronat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin pron\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre deri n\u00eb momentin e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb ambienteve t\u00eb reja, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb p\u00ebrputhje me termat dhe kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb marr\u00ebveshjet, sipas pik\u00ebs 3, t\u00eb k\u00ebtij vendimi. Kur, p\u00ebr nevoja t\u00eb realizimit t\u00eb projekteve t\u00eb investimit, institucioni publik duhet t\u00eb largohet nga prona ku kryen aktivitet, institucioni publik, me njoftimin e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare liron ambientet ku kryen veprimtarin\u00eb e tij, vet\u00ebm pasi Korporata e Investimeve Shqiptare, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucione t\u00eb tjera, publike apo subjekte private, i ka siguruar ambiente t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr vazhdimin e aktiviteteve t\u00eb pun\u00ebs deri n\u00eb marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb ambienteve t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtuara.<\/p>\n\n\n\n<p>10. N\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb pronave, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet ligjore p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare p\u00ebr t\u00eb proceduar me prishjen e objekteve, pjes\u00eb e pronave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb shtojcat nr.1 dhe nr. 2, q\u00eb i bashk\u00eblidhen k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n\n\n\n<p>11. N\u00eb listat e pronave, q\u00eb i bashk\u00eblidhen vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nr.820, dat\u00eb 13.10.2010, \u201cP\u00ebr miratimin e list\u00ebs&nbsp; s\u00eb&nbsp; inventarit&nbsp; t\u00eb&nbsp; pronave&nbsp; t\u00eb paluajtshme&nbsp; shtet\u00ebrore,&nbsp; t\u00eb&nbsp; institucioneve&nbsp; t\u00eb var\u00ebsis\u00eb,&nbsp; t\u00eb&nbsp; cilat&nbsp; i&nbsp; kalojn\u00eb&nbsp; n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi&nbsp; administrimi&nbsp; Ministris\u00eb&nbsp; s\u00eb&nbsp; Bujq\u00ebsis\u00eb,&nbsp; Ushqimit&nbsp; dhe Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe nr.60, dat\u00eb 1.2.2006, \u201cP\u00ebr miratimin e list\u00ebs s\u00eb inventarit t\u00eb pronave t\u00eb paluajtshme shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat i kalojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrimi Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror\u201d, t\u00eb ndryshuar, t\u00eb hiqen pronat shtet\u00ebrore, sipas shtojc\u00ebs nr.1, q\u00eb i bashk\u00eblidhet k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n\n\n\n<p>12. Ngarkohen Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektorati i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Inspektorati Shtet\u00ebror i Pun\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimeve Shoq\u00ebrore (ISHPSSHSH), Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Komb\u00ebtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtet\u00ebror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtet\u00ebror i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut (ISHMT), Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore (AKPMB), Autoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve (AKVMB), Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Peshkimit dhe Akuakultur\u00ebs (DSHPA), Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Komb\u00ebtare e Zonave t\u00eb Mbrojtura, Agjencia Komb\u00ebtare e Pyjeve (AKP), Universiteti Politeknik i Tiran\u00ebs, Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit, Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs dhe Korporata e Investimeve Shqiptare p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar dit\u00ebn e djeshme vendimin p\u00ebr transferimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, t\u00eb pronave shtet\u00ebrore p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb investimit \u201cKorpusi i inspektorateve\u201d dhe projekteve t\u00eb tjera t\u00eb investimit. \u201cK\u00ebshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoq\u00ebris\u00eb aksionare \u201cKorporata e Investimeve Shqiptare\u201d, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet entitetit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22725,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_3287.webp","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22724"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22724"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22724\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22726,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22724\/revisions\/22726"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}