{"id":23855,"date":"2026-02-09T08:57:19","date_gmt":"2026-02-09T07:57:19","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=23855"},"modified":"2026-02-09T08:57:21","modified_gmt":"2026-02-09T07:57:21","slug":"sy-e-veshe-ne-hage-tri-vjet-gjykim-gati-gjashte-vjet-paraburgim-sot-nisin-fjalen-perfundimtare-ne-rastin-e-krereve-te-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=23855","title":{"rendered":"Sy e vesh\u00eb n\u00eb Hag\u00eb: Tri vjet gjykim, gati gjasht\u00eb vjet paraburgim \u2013 sot nisin fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare n\u00eb rastin e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Sot n\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, do t\u00eb fillojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrfundimtare n\u00eb rastin e krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi q\u00eb nisi n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vazhdoi me procesin gjyq\u00ebsor tek n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, tri vite proces gjyq\u00ebsor, gati gjasht\u00eb vjet paraburgim, dhe m\u00eb n\u00eb fund, ky rast po shkon drejt fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e sotme, dhe paraditen e s\u00eb nes\u00ebrmes, fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare do ta thot\u00eb Prokuroria e Hag\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas, \u00ebsht\u00eb radha p\u00ebr avokatin e viktimave, dhe m\u00eb pas p\u00ebr mbrojtjen e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 18 shkurt \u00ebsht\u00eb planifikuar ta thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre edhe ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndjekur seancat, interesimi ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi 220 persona kan\u00eb paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm fizikisht n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, n\u00eb at\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb epilogun e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cGjykata ka pranuar mbi 220 k\u00ebrkesa nga persona q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndjekin seancat nga galeria e publikut. Meqen\u00ebse galeria e publikut ka vet\u00ebm 67 vende, p\u00ebrpar\u00ebsi u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb t\u00eb akuzuarve, Ambasad\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si dhe mediave, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre nga Kosova ose rajoni\u201d,&nbsp;<\/em>ka deklaruar Angela Griep.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia<\/p>\n\n\n\n<p>Pak dit\u00eb pas d\u00ebrgimit n\u00eb Hag\u00eb, Tha\u00e7i, Krasniqi, Veseli e Selimi, dol\u00ebn p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb para Gjykat\u00ebs. Me pak fjal\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb nuk e pranuan faj\u00ebsin\u00eb. E n\u00eb nisje t\u00eb procedurave n\u00eb Hag\u00eb, pavar\u00ebsisht konfirmimit t\u00eb aktakuz\u00ebs, Prokuroria e Specializuar e Hag\u00ebs, doli se nuk ishte as af\u00ebr nisjes s\u00eb gjykimit. Kjo pavar\u00ebsisht se n\u00eb seanc\u00eb publike, prokuror\u00ebt kishin deklaruar se brenda pak muajsh procesi do t\u00eb niste.<\/p>\n\n\n\n<p>U prezantuan statistika p\u00ebr mbi 300 d\u00ebshmitar\u00eb, mij\u00ebra faqe dokumente, materiale e prova t\u00eb shumta. Shum\u00eb sasi, \u00e7ka kishte obliguar ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb merren me sasi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe t\u00eb dokumenteve. Por, edhe m\u00eb tutje, nuk shihej gati nisja e procesit gjyq\u00ebsor. K\u00ebt\u00eb ve\u00e7 sa e kishte shtyr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb plot\u00ebsimi i aktakuz\u00ebs me krime t\u00eb tjera t\u00eb pretenduara, q\u00eb Prokuroria thoshte se jan\u00eb kryer n\u00eb Budakov\u00eb dhe n\u00eb konviktin n\u00eb Gjilan.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb duhej t\u00eb kalonin gati tri vjet koh\u00eb, pra nga n\u00ebntori 2020 deri n\u00eb prill 2023, q\u00eb Prokuroria e Hag\u00ebs edhe zyrtarisht t\u00eb ishte gati p\u00ebr ta filluar procesin gjyq\u00ebsor. Ata 300 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb cilat Prokuroria thoshte se do t\u2019i ftonte, m\u00eb nuk do t\u00eb shiheshin. Numri kishte r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Dy prej figurave kryesore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar, Jack Smith si kryeprokuror, e Alex Whiting, si shef i hetimeve, do ta braktisnin rastin q\u00eb vet\u00eb e nis\u00ebn, dhe shkuan p\u00ebr ta nisur nj\u00eb tjet\u00ebr proces n\u00eb Amerik\u00eb, at\u00eb kund\u00ebr Donald Trump. Por, q\u00eb ky i fundit iu d\u00ebshtoi, pas rizgjedhjes s\u00eb presidentit amerikan. Prokuroria e Specializuar do t\u00eb mbetej n\u00eb kryesimin e Kimberli West, dhe me fytyra kryesisht t\u00eb reja t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Beteja n\u00eb gjykatore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sakt\u00ebsisht, 125 d\u00ebshmitar\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb sall\u00ebn e seancave n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb Hag\u00ebs. P\u00ebr 2 vjet t\u00eb plota, Prokuroria prezantoi rastin e saj, d\u00ebshmitar\u00ebt, provat p\u00ebr t\u00eb tentuar v\u00ebrtetimin e akuzave q\u00eb ka ngritur se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e \u2018Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Kriminale\u2019 kishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krime t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs. M\u00eb sakt\u00eb, nga marsi 1998 deri n\u00eb shtator 1999. Prej 125 d\u00ebshmitar\u00ebve, identetitin e tyre publiku e diti vet\u00ebm p\u00ebr 53 d\u00ebshmitar\u00eb. Prej tyre dihet se 31 prej tyre jan\u00eb shqiptar\u00eb, 15 jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nd\u00ebrsa shtat\u00eb serb\u00eb. Kurse n\u00eb seanca private kan\u00eb d\u00ebshmuar 71 persona.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, si rezultat, pjesa m\u00eb e madhe e seancave, ishin private, \u00e7ka nxiti reagime t\u00eb shumta n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nivelin e transparenc\u00ebs q\u00eb po ofrohet nga ky gjykim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb sall\u00ebn e Gjykat\u00ebs Speciale ishin ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, si Rrustem Mustafa-Remi, Sylejman Selimi, Bislim Zyrapi, Shukri Buja, komandant\u00eb t\u00eb zonave, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb brigadave. N\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive t\u00eb tyre, Prokuroria synonte ta bindte trupin gjykues se U\u00c7K-ja ishte ushtri me hierarki, e jo organizim i \u00e7rregullt e popullore si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb bindur avokat\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin viktima t\u00eb pretenduara t\u00eb ndalimeve, e krimeve t\u00eb tjera. N\u00eb mesin e atyre q\u00eb d\u00ebshmuan publikisht p\u00ebr k\u00ebto pretendime ishin v\u00ebllai i Gani Gecit, Imer Imeri, v\u00ebllai i Haki Imerit, Gjergj Dedaj, nj\u00eb num\u00ebr serb\u00ebsh, por edhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb seanca private.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Provat nga Serbia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesin e mij\u00ebra faqeve, dokumenteve e provave t\u00eb cilat i prezantoi e p\u00ebrdori Prokuroria e Hag\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr prej tyre ishin t\u00eb ardhura nga Serbia. Dhe kjo, kishte ndodhur nga fillimi. Gjykata Speciale kishte pranuar prova t\u00eb tilla, dhe pavar\u00ebsisht ankesave deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Hag\u00ebs, Specialja kishte konstatuar se fakti q\u00eb jan\u00eb nga Serbia, nuk i b\u00ebn k\u00ebto d\u00ebshmi t\u00eb papranueshme, dhe se p\u00ebr do do t\u00eb vendoset n\u00eb fund t\u00eb procesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Nacionale kishte raportuar ekskluzivisht p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh provash q\u00eb u pranuan n\u00eb fund t\u00eb gjykimit nga Serbia. Disa ishin t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb e komand\u00ebs \u201cp\u00ebr Kosov\u00ebn e Metohin\u00eb\u201d, q\u00eb me aktgjykim t\u00eb Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Kriminale serbe, q\u00eb kreu krime n\u00eb Kosov\u00eb. Prova t\u00eb tjera u pranuan nga MUP-i serb, e institucione t\u00eb tjera t\u00eb Beogradit zyrtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo kishte shkaktuar reagime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb grup jurist\u00ebsh t\u00eb njohur nga Kosova, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, i ishin drejtuar me let\u00ebr Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb.&nbsp;<em>\u201cSi profesionist\u00eb dhe z\u00ebra t\u00eb shqet\u00ebsuar, e konsiderojm\u00eb thell\u00ebsisht problematike q\u00eb dokumente t\u00eb prodhuara nga institucione shtet\u00ebrore serbe t\u00eb viteve \u201990, p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb trajtohen sot si prova legjitime n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb. Ky zhvillim ka kontribuar n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e kriz\u00ebs s\u00eb besimit publik n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, i cili po shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me skepticiz\u00ebm nga qytetar\u00ebt q\u00eb supozohet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb. Prandaj, legjitimiteti i k\u00ebtij procesi nuk duhet t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen formale t\u00eb rregullave, por n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur standarde t\u00eb paanshm\u00ebrie nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d,<\/em>&nbsp;thuhej n\u00eb letr\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetjet e gjyqtar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor ishte i gjat\u00eb. D\u00ebshmitar\u00ebt u pyet\u00ebn nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, por ajo q\u00eb e dalloi k\u00ebt\u00eb proces, ishte sidomos fakti q\u00eb gjyqtar\u00ebt po drejtonin pyetje t\u00eb shumta p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt. Madje, deri n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit, m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr pyetje kishin disa nga gjyqtar\u00ebt, se ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionale kishte raportuar me video disa prej pyetjeve n\u00eb k\u00ebto raste, ku gjyqtar\u00ebt, kishin drejtuar edhe pyetje sygjestive e orientuese. Teksa e pyeste d\u00ebshmitarin Hajrush Kurtaj, gjyqtari zviceran Genel Metro, bazohej n\u00eb pyetje \u2018imagjinative\u2019.&nbsp;<em>\u201c<strong>Le t\u00eb imagjinojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur<\/strong>&nbsp;t\u00eb ken\u00eb kryer krime, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kujt do t\u00eb kishte qen\u00eb brenda brigad\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa kund\u00ebr personave brenda brigad\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00ebse do t\u00eb merrnin dijeni p\u00ebr k\u00ebto veprimet e tyre. Kush ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr marrjen e masave?\u201d<\/em>pyeti gjyqtari Metro.&nbsp;<em>\u201c<strong>T\u00eb supozojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu<\/strong>&nbsp;si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo. Po na thoni q\u00eb brigada 161 vepronte ndryshe nga brigada 162 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb rastin e brigad\u00ebs 161 ushtari po ta l\u00ebshonte pozicionin disiplinohej, kurse n\u00eb brigad\u00ebn 162 jo. K\u00ebt\u00eb po d\u00ebshmoni?\u201d,<\/em>&nbsp;pyeti Metro.&nbsp;<em>\u201cT\u00eb iu pyes edhe nj\u00eb her\u00eb,&nbsp;<strong>mbase nj\u00eb pyetje spekuluese.<\/strong>&nbsp;Po t\u00eb kishte ndodhur kjo n\u00eb brigad\u00ebn tuaj, pra si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, ta kishte l\u00ebshuar, t\u00eb ishte larguar nga pozicioni ushtari, ju nuk do t\u00eb merrnit asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore?\u201d,<\/em>&nbsp;tha gjyqtari zviceran.<\/p>\n\n\n\n<p>E bazuar n\u00eb thashetheme, kishte b\u00ebr\u00eb pyetje p\u00ebr d\u00ebshmitarin Rrustem Tetaj, nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar.&nbsp;<em>\u201c\u00c7far\u00eb ishin thashethemet, sipas k\u00ebtyre thashethemeve, k\u00ebta persona po i rr\u00ebmbente U\u00c7K-ja, forcat serbe, kush?\u201d,<\/em>&nbsp;pyeste gjyqtari gjerman!<\/p>\n\n\n\n<p>Kur ishte pyetur nga Nacionale, kryetarja e Gjykat\u00ebs Speciale, e kishte pranuar se k\u00ebto pyetje jan\u00eb t\u00eb ndaluara. Por, me nj\u00eb vendim, kjo ishte arsyetuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar d\u00ebshmitar\u00ebt.&nbsp;<em>\u201cUn\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar pyetje t\u00eb llojit t\u00eb till\u00eb, por un\u00eb t\u00eb besoj ty. Por n\u00ebse d\u00ebshmitari \u00ebsht\u00eb laik, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb pyetjen, dhe k\u00ebshtu gjyqtar\u00ebt tentojn\u00eb ta thon\u00eb psh le t\u00eb supozojm\u00eb. Duke e b\u00ebr\u00eb pyetjen n\u00eb nj\u00eb skenar m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb punoj\u00eb me njohurin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, dhe d\u00ebshmitari mund ta kuptoj\u00eb pyetjen\u201d,<\/em>&nbsp;tha m\u00eb tutje kryetarja e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb me \u2018llajka\u2019 n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtar\u00ebt e Prokuror\u00ebt e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk i rezistuan politik\u00ebs. Dhe kjo, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb disa raste, madje ku ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb. Kryeprokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Hag\u00ebs, Kimberli West, kishte p\u00eblqyer nj\u00eb postim me kritika e fyes kund\u00ebr presidentit t\u00eb Amerik\u00ebs. Aty thuhej se \u201cPresidenti Trump, shumica e an\u00ebtar\u00ebve aktual\u00eb republikan\u00eb jan\u00eb preversitet i konceptit t\u00eb sh\u00ebrbimit publik\u201d. Pasi q\u00eb kishte reaguar emisari Richard Grenell, postimi ishte fshir\u00eb dhe p\u00eblqimi ishte hequr. K\u00ebt\u00eb postim e kishte p\u00eblqyer edhe prokurorja Siliva D\u2019Ascoli, por q\u00eb e nj\u00ebjta m\u00eb pas e largoi mbiemrin nga profili i saj, dhe tani figuron vet\u00ebm me emrin Siliva D\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtari n\u00eb rastin ndaj Tha\u00e7it, zvicerani Genauel Mettraux, kishte p\u00eblqyer nj\u00eb postim kund\u00ebr presidentit amerikan Trump dhe qeveris\u00eb amerikane. Pasi q\u00eb Donald Trump ishte shfaj\u00ebsuar p\u00ebr rastin e Stormy Daniels, ai p\u00eblqeu postimin ku thuhej \u201c<em>A ka qeveria amerikane ende m\u00ebsime p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dikujt\u201d.&nbsp;<\/em>I nj\u00ebjti gjyqtar, kishte p\u00eblqyer nj\u00eb postim n\u00ebn\u00e7mues ndaj sekretarit t\u00eb mbrojtjes, Hegesth, ku ai quhej \u201c<em>mizor\u201d.<\/em>&nbsp;.Prokurorja e Speciales, Alexandra Insinga, si\u00e7 raportoi Nacionale para disa dit\u00ebsh, ka disa postime t\u00eb p\u00eblqyera kund\u00ebr presidentit amerikan, Donald Trump. Madje, disa edhe i ka shp\u00ebrndar\u00eb. Ajo p\u00eblqente nj\u00eb postim ku thuhej se Trump \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr demokracin\u00eb. Ajo gjithashtu, kishte p\u00eblqyer postime ku presidenti amerikan, akuzohej p\u00ebr mizogjini.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake n\u00eb rastin e Tha\u00e7it, Masselot, kishte p\u00eblqyer fotografi t\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, me nj\u00eb zyrtar francez. Ajo fillimisht e kishte hequr p\u00eblqimin, e m\u00eb pas e mbylli llogarin\u00eb. Gjykata Speciale ishte arsyetuar se p\u00eblqimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para se ajo t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtare n\u00eb Hag\u00eb. Prokurori Cezary Mihalczuk, q\u00eb kishte punuar p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe n\u00eb EULEX n\u00eb Kosov\u00eb, kishte p\u00eblqyer postime kund\u00ebr presidenti Trump, ku ai akuzohej p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb vez\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00eblqim, Trump kritikohet pse e ka p\u00ebrmendur Jack Smithin n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Asnj\u00eb shans p\u00ebr lirim nga paraburgimi \u2013 as leje p\u00ebr varrime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga dita e par\u00eb e d\u00ebrgimit n\u00eb Hag\u00eb, Gjykata Speciale, bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e Prokuroris\u00eb, e vazhdonte paraburgimin. Me arsyetime t\u00eb nj\u00ebjta, k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebjta nga Prokuroria, theksohej se ish-epror\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb e t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb prova. U refuzua lirimi me kusht n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb, u refuzua arresti sht\u00ebpiak, u refuzua garancia e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht q\u00eb tash e sa muaj kan\u00eb p\u00ebrfunduar d\u00ebshmitar\u00ebt e Prokuroris\u00eb, gjyqtar\u00ebt s\u00ebrish vendos\u00ebn t\u2019ua vazhdojn\u00eb paraburgimin kat\u00ebr krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. U refuzua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr lirim me kusht, me arsyetimin se t\u00eb akuzuarit i din\u00eb emrat e d\u00ebshmitar\u00ebve, e madje, se mund t\u00eb ndikojn\u00eb edhe tek d\u00ebshmitar\u00ebt e mbrojtjes!<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se me vendim t\u00eb gjyqtar\u00ebve, rrezik t\u00eb arratisjes nuk ka, rrezik t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs nuk ka, rrezik t\u00eb ndikimit n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, nuk ka gjithashtu pasi d\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar, paraburgimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte rregull, e jo p\u00ebrjashtim si\u00e7 e p\u00ebrcakton Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte paraburgimi, kushtet n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit jan\u00eb kufizuar duksh\u00ebm. Kjo pas ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs ndaj Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr tentim-pengimi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe disa p\u00ebrgjimeve nga vizitat. Tha\u00e7i, Veseli e Selimi, pranojn\u00eb vet\u00ebm 5 vizita n\u00eb muaji. Madje, Tha\u00e7it s\u00eb fundmi iu ndaluan vizitat nga 11 persona. Secila vizit\u00eb p\u00ebrgjohet, me gardian e p\u00ebrkthyes.<\/p>\n\n\n\n<p>Hashim Tha\u00e7it iu refuzuan disa k\u00ebrkesa p\u00ebr ta vizituar babain n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor. Pak dit\u00eb para vdekjes, ai erdhi n\u00eb Kosov\u00eb. Por, nuk u lejua n\u00eb varrim. Nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 nuk ishin lejuar p\u00ebr varrime as Jakup Krasniqi p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij, e Kadri Veseli p\u00ebr prind\u00ebrit, \u00e7ka gjithashtu ishte ngritur si shqet\u00ebsim nga Avokati i Popullit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cAvokati i Popullit\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb Hag\u00ebs, ekziston edhe Avokati i Popullit. Por, q\u00eb nga nisja e rasteve n\u00eb Hag\u00eb, ai nuk e ka aprovuar as edhe nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarve n\u00eb Hag\u00eb. Nga 36 ankesa, 21 i ka vler\u00ebsuar t\u00eb papranueshme, 5 jan\u00eb t\u00ebrhequr nga ankuesit, 8 t\u00eb tjera jan\u00eb rr\u00ebzuar. Pra, as edhe nj\u00eb ankes\u00eb e pranuar nga Avokati q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionale kishte raportuar se s\u00eb fundmi, krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb kishin refuzuar ta takonin Avokatin Pietro Spera. Sipas burimeve t\u00eb mir\u00ebinformuara t\u00eb Nacionales, kat\u00ebrshja udh\u00ebheq\u00ebse e U\u00c7K-s\u00eb, n\u00eb lidhje me refuzimi e vizit\u00ebs nga ky institucion brenda gjykat\u00ebs, i ka renditur nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkeljet q\u00eb, sipas tyre, DHSK-ja ka kryer ndaj tyre dhe p\u00ebr t\u00eb cilat Ombudspersoni ka heshtur. Krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb ankuar p\u00ebr&nbsp;<em>\u201ctrajtime \u00e7njer\u00ebzore\u201d<\/em>&nbsp;nga Nj\u00ebsisa Paraburgimit, si dhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebbda q\u00eb, sipas tyre, jan\u00eb injoruar nga Avokati i Popullit, ndon\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb mandatuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb adresuar raste t\u00eb tilla. Madje, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se me k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb heshtur, ai ka cenuar Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e Kosov\u00ebs, si dhe Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, sipas burimeve t\u00eb Nacionales, krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se shkeljet n\u00eb fjal\u00eb i kan\u00eb adresuar edhe Avokatit t\u00eb Popullit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionale ka m\u00ebsuar nga burime t\u00eb sigurta se krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb ankuar p\u00ebr kufizime ekstreme n\u00eb komunikimet bazike me avokat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb letr\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn Nacionale m\u00ebson se e kan\u00eb d\u00ebrguar Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, thuhet se k\u00ebto kufizime, jan\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut. Ata n\u00eb let\u00ebr, si\u00e7 m\u00ebson Nacionale, kan\u00eb p\u00ebrmendur raste specifike kur u jan\u00eb aranzhuar takime t\u00eb papritura me avokat\u00eb, dhe kjo n\u00eb ambiente krejt\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj ankese \u00ebsht\u00eb edhe fakti i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim. Tha\u00e7i e t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se po u mohohet gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs qasja n\u00eb mediat e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u informuar n\u00eb lidhje me zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut dhe t\u00eb akuzuarve ashtu si\u00e7 edhe e kan\u00eb n\u00ebnvizuar Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt, po ndodhin n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb mundshme kur mbrojtja po p\u00ebrgatit \u00e7\u00ebshtjen e vet q\u00eb do ta prezantoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Letra n\u00eb fjal\u00eb e krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs deri tash ka mbetur pa p\u00ebrgjigje nga Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gardiani q\u00eb u kthye n\u00eb prokuror<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ndodhura s\u00eb fundmi, ishte fakti se si nj\u00eb gardian n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit, John Devaney, u kthye n\u00eb Prokuror. N\u00eb seanc\u00ebn e 27 marsit k\u00ebt\u00eb e kishte v\u00ebrejtur Hashim Tha\u00e7i, dhe kishte ngritur z\u00ebrin ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situate. S\u00eb fundmi u publikua edhe transkripta, mbi at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ish-presidenti i Kosov\u00ebs n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb mbyllur.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cU befasova v\u00ebrtet\u00eb sot kur pash\u00eb p\u00ebrball\u00eb nesh zot\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Nuk ia di emrin, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Kur na soll\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit, ai u prezantua si roje, pastaj si hetues n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit, m\u00eb pas si z\u00ebvend\u00ebsshef i k\u00ebsaj qendre, dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe si shef i qendr\u00ebs s\u00eb paraburgimit. Dhe ka fakte dhe d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb at\u00eb q\u00eb po them. I nderuar, zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb \u2013 sot Prokuror; dje roje burgu \u2013 ka kryer [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR]. Dhe ne, t\u00eb akuzuarit n\u00eb procesin num\u00ebr 6, nuk p\u00ebrdorim as cigare. Ai personalisht e ka b\u00ebr\u00eb, ky Prokuror aktual, [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] mekanizma n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr paraburgimi. [E REDAKTUAR] [E REDAKTUAR] N\u00eb raste t\u00eb caktuara, i nderuar dhe Paneli juaj, ai ka cenuar fizikisht dhe k\u00ebrc\u00ebnuar. Ky prokuror, nga praktika q\u00eb ka p\u00ebrdorur, [E REDAKTUAR)\u201d,<\/em>&nbsp;thuhet n\u00eb transkript\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Tha\u00e7i kishte th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron q\u00eb fjal\u00ebn e tij ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb seanc\u00eb publike. Theksoi se Specialja \u00ebsht\u00eb Gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKjo Gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e Kosov\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb themeluar nga Kuvendi i saj p\u00ebr t\u00eb punuar mbi baz\u00ebn e ligjeve t\u00eb saj kushtetuese, dhe un\u00eb besoj se kjo do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb procesit. Megjithat\u00eb, problemet q\u00eb kemi pasur gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve e gjysm\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, dhe meq\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb prokuror para nesh, un\u00eb dua t\u00eb shpreh shqet\u00ebsimet e mia q\u00eb ju si trup gjykues dhe ju si kryetar i trupit gjykues t\u00eb jeni n\u00eb dijeni\u201d,<\/em>kishte th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebrkesa e mbrojtjes s\u00eb Tha\u00e7it lidhur me k\u00ebt\u00eb prokuror, ishte rr\u00ebzuar nga gjyqtar\u00ebt, ashtu si\u00e7 deri tash, jan\u00eb rr\u00ebzuar thuajse 99% e k\u00ebrkesave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Probleme me financa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb procesit, Kadri Veseli e kishte si avokat nj\u00ebrin prej emrave m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb sistemet juridike per\u00ebndimore. Fjala ishte p\u00ebr Ben Emmerson. Hashim Tha\u00e7i po mbrohej nga dyshja Gregory Kehohe e Luka Misetiq. Megjithat\u00eb, fundi i gjykimit, i gjen si Tha\u00e7in e Veselin, pa dy prej avokat\u00ebve kryesor\u00eb. Kjo si rezultat, i problemeve t\u00eb theksuara financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Letra t\u00eb shumta ishin d\u00ebrguar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr fonde shtes\u00eb, megjithat\u00eb p\u00ebrgjigje nuk pati. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Nacionale kishte raportuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 12 gusht 2024, Fondacioni \u201cP\u00ebrkrahje p\u00ebr mbrojtjen juridike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it\u201d, ka dor\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr rritjen e fondeve q\u00eb do t\u00eb mbulojn\u00eb nevojat p\u00ebr mbrojtje juridike t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb Letra iu \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, Bordi i Fondacionit thekson se kufizimet e vendosura n\u00eb shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen juridike, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrcaktuara me Udh\u00ebzimin Administrativ MD-NR.01\/2024, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb ekipin mbrojt\u00ebs t\u00eb ish-presidentit Tha\u00e7i n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e tij. Fondacioni njofton se, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve, nj\u00eb nga avokat\u00ebt kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar, dhe avokati aktual i angazhuar kishte paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb largohet deri n\u00eb fund t\u00eb muajit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se qeveria e drejtuar nga VV-ja publikonte statistika, t\u00eb mbi 30 milion\u00ebve t\u00eb ndara deri m\u00eb tash, me Udh\u00ebzimin e ndryshuar nga ministrja Albulena Haxhiu, ishte fshir\u00eb neni q\u00eb lejonte k\u00ebrkesa urgjente p\u00ebr fonde shtes\u00eb nga avokat\u00ebt e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Burimi :Nacionale.com nga Besian Beha<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, do t\u00eb fillojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrfundimtare n\u00eb rastin e krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Procesi q\u00eb nisi n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vazhdoi me procesin gjyq\u00ebsor tek n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023.&nbsp; Pra, tri vite proces &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23856,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_5035.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23855"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23857,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23855\/revisions\/23857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}