{"id":24854,"date":"2026-06-18T14:02:18","date_gmt":"2026-06-18T13:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=24854"},"modified":"2026-06-18T14:02:20","modified_gmt":"2026-06-18T13:02:20","slug":"i-kam-degjuar-flamingot-por-se-kuptoj-pse-nuk-ndahen-nga-sorrat-rama-reagon-per-protesten-ne-bulevard-rruga-per-ne-ferr-eshte-e-shtruar-me-qellime-te-mira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=24854","title":{"rendered":"\u201cI kam d\u00ebgjuar flamingot, por s\u2019e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat\u201d, Rama reagon p\u00ebr protest\u00ebn n\u00eb bulevard: Rruga p\u00ebr n\u00eb ferr \u00ebsht\u00eb e shtruar me q\u00ebllime t\u00eb mira"},"content":{"rendered":"\n<p>Edi Rama ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me protest\u00ebn qytetare, teksa shkruan se q\u00ebllimet e mira nuk mjaftojn\u00eb n\u00ebse nuk mb\u00ebshteten te faktet, arsyeja dhe dialogu.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke iu referuar shprehjes \u201cRruga p\u00ebr n\u00eb ferr \u00ebsht\u00eb e shtruar me q\u00ebllime t\u00eb mira\u201d, ai thot\u00eb se kauzat, sado fisnike t\u00eb jen\u00eb, mund t\u00eb marrin drejtim t\u00eb gabuar kur shk\u00ebputen nga realiteti dhe refuzojn\u00eb debatimin mbi faktet.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me protest\u00ebn, kryeministri Rama shpreh mir\u00ebkuptim p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb mobilizuar nga shqet\u00ebsimi p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i simbolizon me \u201cflamingot roz\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thot\u00eb se respekton shqet\u00ebsimet e tyre dhe i konsideron t\u00eb sinqerta, por i kritikon sepse, sipas tij, nuk pranojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb argumentet, ekspert\u00ebt dhe institucionet p\u00ebr t\u00eb diskutuar zgjidhjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Rama p\u00ebrdor metaforat \u201csorra\u201d dhe \u201ckorba\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar aktor\u00ebt politik\u00eb ose grupet q\u00eb, sipas tij, ushqehen me zhurm\u00eb, shpifje, teori konspirative dhe refuzim t\u00eb fakteve, duke shtuar se ata po p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrdorin protestuesit p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>RRUGA P\u00cbR N\u00cb FERR \u00cbSHT\u00cb E SHTRUAR ME Q\u00cbLLIME T\u00cb MIRA, thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb shum\u00eb e mo\u00e7me, dhe ka nj\u00eb arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar p\u00ebr shekuj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo nuk i zhvler\u00ebson q\u00ebllimet e mira. P\u00ebrkundrazi. Q\u00ebllimet e mira jan\u00eb A-ja e domosdoshme p\u00ebr krejt alfabetin e etik\u00ebs s\u00eb angazhimit publik. Por rruga e njer\u00ebzimit na m\u00ebson se q\u00ebllimet e mira assesi nuk mjaftojn\u00eb. P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb plot me zhvillime t\u00eb nisura me sloganet m\u00eb fisnike dhe emocionet m\u00eb t\u00eb sinqerta, por t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb intoleranc\u00eb, fanatiz\u00ebm apo shkat\u00ebrrim, si rezultat i k\u00ebputjes s\u00eb lidhjes s\u00eb perceptimit me realitetin, imagjinat\u00ebs me faktet dhe shqet\u00ebsimit me arsyen.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj n\u00ebse q\u00ebllimet e mira nuk i n\u00ebnshtrohen prov\u00ebs s\u00eb fakteve, n\u00ebse pasioni p\u00ebr ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe n\u00ebse bindjet e forta nuk shoq\u00ebrohen me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, distanca mes mbrojtjes s\u00eb nj\u00eb parimi, nj\u00eb q\u00ebllimi apo nj\u00eb kauze dhe shnd\u00ebrrimit t\u00eb tyre n\u00eb dogm\u00eb p\u00ebrjashtuese b\u00ebhet shum\u00eb e shkurt\u00ebr. Dhe mu k\u00ebshtu, rruga p\u00ebr n\u00eb ferr nuk shtrohet me q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebqija, por me q\u00ebllime t\u00eb mira q\u00eb nuk pranojn\u00eb t\u00eb maten me realitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam simpati t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb hyri nga alarmi i natyr\u00ebs n\u00eb rrezik. Madje kjo form\u00eb estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove roz\u00eb, m\u00eb g\u00ebzon me hijeshin\u00eb q\u00eb p\u00ebrndryshe do t\u2019i mungonte nj\u00eb proteste qytetare p\u00ebr natyr\u00ebn t\u00eb kthyer ngutsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb demonstrim politik t\u00eb skamur n\u00eb ide, t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb argumenta, t\u00eb degraduar n\u00eb fjalor dhe t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo q\u00eb mendon ndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pik\u00ebrisht kjo fotografi e bukur, m\u00eb rikthen tek fjala e urt\u00eb e fillimit dhe \u201crruga e ferrit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse problemi nuk jan\u00eb flamingot. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb se flamingot nuk pranojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb faktet, t\u00eb diskutojn\u00eb zgjidhjet dhe t\u00eb bashk\u00ebrendojn\u00eb forcat me institucionet dhe me burimet serioze t\u00eb ekspertiz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gjith\u00e7ka duhet duke realizuar projektin e duhur. K\u00ebsisoj ata b\u00ebhen vegla e sorrave dhe korbave q\u00eb i kan\u00eb rrethuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb i kam d\u00ebgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqet\u00ebsimin e tyre, pik\u00ebrisht sepse ka qen\u00eb gjithnj\u00eb edhe i imi. Ajo q\u00eb nuk arrij t\u00eb kuptoj \u00ebsht\u00eb pse flamingot nuk duan t\u00eb ndahen nga sorrat q\u00eb ushqehen me zhurm\u00ebn, me shpifjen, me teorit\u00eb konspirative dhe korbat q\u00eb me bullizmin e me refuzimin kategorik t\u00eb \u00e7do fakti, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin peng Shqip\u00ebrin\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p>Flamingot nuk e humbasin bukurin\u00eb e tyre n\u00ebse angazhohen n\u00eb diskutimin e dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e zon\u00ebs dhe rrug\u00ebn e zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb, qysh prej 28 n\u00ebntorit t\u00eb 1912-\u00ebs kur mor\u00ebn rolin e hijes q\u00eb p\u00ebrndjek Shqip\u00ebrin\u00eb, por pa shans q\u00eb t\u00eb shtrojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ferri me q\u00ebllimet e mira t\u00eb flamingove\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me protest\u00ebn qytetare, teksa shkruan se q\u00ebllimet e mira nuk mjaftojn\u00eb n\u00ebse nuk mb\u00ebshteten te faktet, arsyeja dhe dialogu. Duke iu referuar shprehjes \u201cRruga p\u00ebr n\u00eb ferr \u00ebsht\u00eb e shtruar me q\u00ebllime t\u00eb mira\u201d, ai thot\u00eb se kauzat, sado fisnike t\u00eb jen\u00eb, mund t\u00eb marrin drejtim t\u00eb gabuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24855,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama_sd-2.webp","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24854"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24854"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24856,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24854\/revisions\/24856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}