{"id":3648,"date":"2021-01-06T17:09:52","date_gmt":"2021-01-06T16:09:52","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=3648"},"modified":"2021-01-06T17:09:57","modified_gmt":"2021-01-06T16:09:57","slug":"albin-kurtit-i-ndalohet-te-kandidoje-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-parlamentare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=3648","title":{"rendered":"Albin Kurtit i ndalohet t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare"},"content":{"rendered":"\n<p>Albin Kurtit i ndalohet t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare. \u00cbsht\u00eb ky p\u00ebrfundimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka vendosur t\u00eb ndaloj\u00eb kandidimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tre vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi thot\u00eb se&nbsp;<em>\u201cn\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1 (q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, personi i d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale me nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb tri (3) vitet e fundit, nuk mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet e as t\u00eb fitoj\u00eb mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb janar vitit 2018 kishte shpallur fajtor Albin Kurtin, p\u00ebr dy veprat penale, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebs apo mjetit t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe p\u00ebr pengim i personit zyrtar gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, veprime k\u00ebto q\u00eb lidhen me hedhjen e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti ishte d\u00ebnuar me 1 vit e 3 muaj burgim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb arm\u00ebs apo mjetit t\u00eb rreziksh\u00ebm, kurse p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb pengimit t\u00eb personit zyrtar \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me gjasht\u00eb muaj burgim. Ndaj tij, \u00ebsht\u00eb caktuar d\u00ebnimi prej 1 vit e gjasht\u00eb muaj burgim me kusht.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket dispozitave kushtetuese dhe ligjore n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, q\u00eb i japin p\u00ebrgjigje \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga kjo k\u00ebrkes\u00eb, Gjykata gjeti se: \u2013 Neni 71.1 i Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1(q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, p\u00ebrcakton se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend n\u00ebse \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb tri vitet e fundit; \u2013 neni 70.3 (6) i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se mandati i deputetit mbaron ose b\u00ebhet i pavlefsh\u00ebm n\u00ebse ai\/ajo d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb vite burgim. Ky p\u00ebrcaktim kushtetues p\u00ebrforcohet edhe me nenin 8.1.6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Deputetit, nenin 112.1.a t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe nenin 25.1.d t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata konsideron se, p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kandidim n\u00eb zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs duhet lexuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur. K\u00ebshtu, neni 45 i Kushtetut\u00ebs flet p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb drejtat zgjedhore, duke p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar se ato mund t\u00eb kufizohen me vendime gjyq\u00ebsore, kurse neni 55 p\u00ebrcakton kushtet kumulative n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave mund t\u00eb kufizohen t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb. Nd\u00ebrsa neni 71 i Kushtetut\u00ebs \u2013 i cili flet ekskluzivisht p\u00ebr \u201ckualifikimet\u201d p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet t\u00eb Kuvendit \u2013 p\u00ebrcakton se secili shtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 ose m\u00eb i madh dhe p\u00ebrmbush kriteret ligjore, mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet. K\u00ebto \u201ckriteret ligjore\u201d, t\u00eb cilave iu referohet neni 71 i Kushtetut\u00ebs, i p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, i cili n\u00eb nenin 29.1 (q) thekson qart\u00eb dhe shprehimisht se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr deputet p\u00ebr zgjedhje p\u00ebr Kuvend, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb tri vitet e fundit. Ky p\u00ebrcaktim kushtetues dhe ligjor \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb edhe me praktik\u00ebn q\u00eb ndiqet nga shum\u00eb vende demokratike, si\u00e7 v\u00ebrehet edhe nga dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, si dhe nga p\u00ebrgjigjet e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Forumit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata thekson se normat e m\u00ebsip\u00ebrme kushtetuese dhe ligjore, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pamund\u00ebsin\u00eb (pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb) p\u00ebr t\u2019u kandiduar p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb deputetit, si pasoj\u00eb e d\u00ebnimit me burgim p\u00ebr kryerjen e veprave penale, nuk duhen par\u00eb si q\u00ebllim n\u00eb vetvete. N\u00eb thelb, k\u00ebto norma nuk kan\u00eb synim par\u00ebsor nd\u00ebshkimin e individ\u00ebve t\u00eb caktuar duke ua pamund\u00ebsuar atyre ushtrimin e funksionit t\u00eb deputetit, por kan\u00eb si q\u00ebllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshm\u00ebris\u00eb qytetare n\u00eb organin ligjdh\u00ebn\u00ebs, si shtyll\u00eb e demokracis\u00eb parlamentare;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata konsideron se besueshm\u00ebria qytetare n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs cenohet n\u00ebse \u2013 pavar\u00ebsisht ndalesave q\u00eb v\u00eb neni 71 i Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1 (q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme \u2013 lejohet q\u00eb mandatin e deputetit ta fitoj\u00eb dhe ta ushtroj\u00eb nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje Raportin e Komisionit t\u00eb Venecias, i cili thekson se \u201cligjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb element i Sundimit t\u00eb Ligjit dhe n\u00ebnkupton q\u00eb ligji duhet t\u00eb respektohet nga individ\u00ebt dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkelur ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze vendos n\u00eb rrezik zbatimin e k\u00ebtij parimit [sundimit t\u00eb ligjit], q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga parakushtet e demokracis\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rrezikon natyr\u00ebn demokratike t\u00eb shtetit\u201d (Shih Raportin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr P\u00ebrjashtimin e Kryer\u00ebsve t\u00eb Veprave t\u00eb Paligjshme nga Parlamenti, CDL-AD(2015)036, i 23 n\u00ebntorit 2018, paragrafi 168).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e qart\u00eb kushtetuese e mish\u00ebruar n\u00eb nenin 71.1 n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 70.3 (6) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, se \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me Kushtetut\u00ebn q\u00eb nj\u00eb person ta fitoj\u00eb dhe ta mbaj\u00eb mandatin e deputetit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me k\u00ebto dispozita. Kjo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrforcohet me nenet 29 dhe 112 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb Deputetit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb tutje, Gjykata thekson se fakti q\u00eb neni 70.3 (6) i Kushtetut\u00ebs, neni 8.1.6 i Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme i referohen d\u00ebnimit t\u00eb deputetit (pra d\u00ebnimit pasi ai ta ket\u00eb fituar mandatin), \u00ebsht\u00eb reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, i cili mb\u00ebshtetet n\u00eb nenin 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk lejon q\u00eb nj\u00eb person i d\u00ebnuar me burgim gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit para zgjedhjeve t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr deputet dhe t\u00eb fitoj mandatin e deputetit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Rrjedhimisht, duke u bazuar n\u00eb gjuh\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb nenit 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrlidhje me nenin 29.1 (q) t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, si dhe n\u00ebnparagrafit 6 t\u00eb paragrafit 3 t\u00eb nenit 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata konsideron se asnj\u00eb person nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb dhe mbaj\u00eb mandat t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb deputetit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vep\u00ebr penale sikurse parashihet me k\u00ebto dispozita, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, n\u00ebse kund\u00ebr tij\/saj ka nj\u00eb vendim d\u00ebnues q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata v\u00ebren sqarimin e KQZ-s\u00eb se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16\/2017, t\u00eb 19 shtatorit 2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, \u201caskujt nuk mund t\u2019i mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb zgjedhje, n\u00ebse nj\u00eb e drejt\u00eb e till\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb hequr me vendim gjyq\u00ebsor, e q\u00eb don t\u00eb thot\u00eb, se kandidati duhet me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, t\u00eb shpallet fajtor dhe gjykata, t\u2019i ket\u00eb shqiptuar d\u00ebnimin plot\u00ebsues \u201cheqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tu zgjedhur\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Megjithat\u00eb, Gjykata konsideron se Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme nuk k\u00ebrkon q\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale t\u2019iu shqiptohet medoemos si d\u00ebnim plot\u00ebsues \u201cheqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u zgjedhur\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos lejohen t\u00eb kandidojn\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare. Kjo meq\u00eb, sipas nenit 29.1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebr t\u00eb tjera, parashihen edhe k\u00ebto dy baza: (i) heqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat n\u00eb zgjedhje me vendim t\u00eb PZAP-it dhe gjykat\u00ebs; si dhe (ii) pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat p\u00ebr shkak t\u00eb shpalljes fajtor p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale me nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb tri vitet e fundit. K\u00ebto jan\u00eb baza t\u00eb ndryshme\/t\u00eb ndara q\u00eb shkaktojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb\/pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat. Gjykata \u00ebsht\u00eb e mendimit se ky interpretim p\u00ebrputhet edhe me leximin e nd\u00ebrlidhur t\u00eb neneve 45, 55 dhe 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se kandidimi n\u00eb zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit t\u00eb deputetit \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto pasi q\u00eb ai ishte d\u00ebnuar me nj\u00eb vit e tre muaj burgim, me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb \u2013 shp\u00ebrfaqin ekzistimin e paqart\u00ebsis\u00eb normative dhe t\u00eb metave serioze n\u00eb mekanizmat institucional\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb kompetent p\u00ebr t\u00eb garantuar ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin kushtetues t\u00eb proceseve zgjedhore dhe veprimtaris\u00eb parlamentare. Kjo paqart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga trupat p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kuvendit dhe nga KQZ-ja.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata potencon nevoj\u00ebn q\u00eb Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me komisionet e tij, n\u00eb bashk\u00ebveprim me institucionet gjegj\u00ebse, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe KGJK-n\u00eb dhe KQZ-n\u00eb, t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb dhe konsolidojn\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrinstitucional dhe aspektet normative q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kandidimin n\u00eb zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit t\u00eb deputetit, nga ana e personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shmangur situatat paradoksale, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi kushtetues, ku nj\u00eb person, pasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb sikurse parashihet me nenet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, i lejohet t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare, t\u00eb zgjidhet deputet, t\u2019i verifikohet mandati, si dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e deputetit n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, madje edhe gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit me burgim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta dhe ligjet p\u00ebrkat\u00ebse v\u00ebn\u00eb barriera t\u00eb qarta normative p\u00ebr t\u00eb mos lejuar personat e d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr kryerjen e veprave penale, q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebn deputet dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb mandatin e deputetit\u201d<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin Kurtit i ndalohet t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare. \u00cbsht\u00eb ky p\u00ebrfundimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka vendosur t\u00eb ndaloj\u00eb kandidimin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tre vitet e fundit. Vendimi thot\u00eb se&nbsp;\u201cn\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 71.1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrlidhje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3649,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/9BD7C267-60AD-4113-810A-77383DC5542A.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3648"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3650,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3648\/revisions\/3650"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}