{"id":4705,"date":"2021-01-28T12:49:25","date_gmt":"2021-01-28T11:49:25","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=4705"},"modified":"2021-01-28T12:49:31","modified_gmt":"2021-01-28T11:49:31","slug":"programi-i-pd-basha-hapim-110-mije-vende-pune-paga-minimale-36-mije-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=4705","title":{"rendered":"Programi i PD, Basha: Hapim 110 mij\u00eb vende pune, paga minimale 36 mij\u00eb lek\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Programi i PD, Basha: Hapim 110 mij\u00eb vende pune, paga minimale 36 mij\u00eb lek\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha ka nisur prezantimin e Programit Ekonomik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, duke shpalosur nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin sektor m\u00eb sektor.Basha n\u00eb krye t\u00eb fjal\u00ebs foli p\u00ebr \u201cnj\u00eb seri prezantimesh t\u00eb vizionit ton\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb programit ton\u00eb qeveris\u00ebs \u201cShqip\u00ebria fiton\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, \u2013 tha Basha, \u2013 s\u00eb bashku kemi punuar me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mire t\u00eb vendit, me ndihm\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb financave, turizmit, t\u00eb arsimit, t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, \u00e7\u00ebshtjeve sociale, por po k\u00ebshtu edhe me ndihm\u00ebn e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, partive tona simotra, instituteve dhe fondacioneve, nga Gjermania deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nga Britania e Madhe n\u00eb Itali, n\u00eb Greqi e kudo. Kemi punuar p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb plan serioz zhvillimi, q\u00eb do t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmb\u00eb dhe do ta gjall\u00ebroj\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb dhe q\u00eb do t\u2019ua kthej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>I kemi kushtuar shum\u00eb koh\u00eb, themi muaj po n\u00eb fakt po mbushen dy vite. Sepse k\u00ebt\u00eb her\u00eb duam t\u00eb sjellim para jush nj\u00eb program pune, nj\u00eb program qeverisjeje, nj\u00eb program t\u00eb zbatuesh\u00ebm q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb, dhe jo thjesht nj\u00eb partie politike apo nj\u00eb fushate elektorale. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara, menj\u00ebher\u00eb pas fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb ju shkon nd\u00ebrmend shum\u00eb prej jush dhe \u00e7far\u00eb po ju kujtohet tani. Keni d\u00ebgjuar kaq shum\u00eb premtime k\u00ebto tet\u00eb vite, jeni lodhur nga ata q\u00eb ju premtojn\u00eb bot\u00ebn dhe nuk ju japin asgj\u00eb. Ndodhi me kryeministrin n\u00eb ikje i cili premtoi qindra, mij\u00ebra vende pune, por n\u00eb fakt me t\u00eb dhe n\u00ebn t\u00eb, radh\u00ebt e t\u00eb papun\u00ebve u shtuan dhe mij\u00ebrave t\u00eb pamundurve p\u00ebr pun\u00eb iu hoq edhe buka e goj\u00ebs, ndihma sociale. Premtoi t\u00eb ulte koston e jet\u00ebs p\u00ebr 97% t\u00eb shqiptar\u00ebve, por me t\u00eb kostoja e jet\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb shifra rekord. 40% gjat\u00eb viteve t\u00eb sundimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Premtoi ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, por ekonomia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps dhe kriz\u00eb totale dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar dhe e paaft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me sfidat e p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptarit. Premtoi ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, por ekonomia u shkat\u00ebrrua dhe shqiptar\u00ebt po e paguajn\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb n\u00eb xhepat e tavolinat e tyre t\u00eb zbrazura. Kjo do t\u00eb marr\u00eb fund. Kjo kultur\u00eb e premtimeve pa dogan\u00eb dhe pastaj braktisjes s\u00eb tyre totale do t\u00eb marr\u00eb fund. Ndaj nuk kam dal\u00eb sot para jush t\u00eb premtoj gj\u00ebra q\u00eb nuk b\u00ebhen kurr\u00eb realitet. Planet q\u00eb po nisim t\u00eb shpalosim sot dhe jav\u00ebt n\u00eb vijim nuk jan\u00eb premtime. Jan\u00eb angazhime t\u00eb padiskutueshme t\u00eb miat si kryeminist\u00ebr dhe t\u00eb ekipit tim p\u00ebrpara jush, p\u00ebrpara \u00e7do shqiptari dhe si t\u00eb tilla do t\u00eb p\u00ebrmbushen.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb angazhimet q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr duhet t\u00eb largohet. Un\u00eb sot marr k\u00ebt\u00eb barr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb para jush. Jo pas 8 vitesh por direkt n\u00eb kat\u00ebr vitet e para sipas nj\u00eb plani t\u00eb detajuar muaj pas muaji, jav\u00eb pas jave, dit\u00eb pas dite. Ka ardhur koha p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka ardhur koha ta ndryshojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka ardhur koha ta largojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri e t\u00eb sjellim nj\u00eb qeveri q\u00eb kujdeset p\u00ebr njer\u00ebzit dhe jo p\u00ebr veten e saj. Edhe un\u00eb sot nga kjo foltore mund t\u2019ju premtoj 500 mij\u00eb vende pune, pag\u00ebn minimale 500 euro, por ky do t\u00eb ishte manipulim dhe un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb fitoj besimin tuaj me g\u00ebnjeshtra.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha e matrapaz\u00ebve politik\u00eb q\u00eb shesin shpresa boshe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pushtet p\u00ebr vete ka mbaruar. I keni par\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ju dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb rr\u00ebmbyer p\u00ebr vete, por para se t\u00eb shpalos angazhimet e qeveris\u00eb s\u00eb re, dua t\u00eb flas p\u00ebr objektivat e planit ton\u00eb q\u00eb do t\u2019i arrijm\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij programi dhe kur them objektivat, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr objektivat e Shqip\u00ebris\u00eb. Objektiva nga t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjitha familjet tona. Dyfishimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr frym\u00eb \u00ebsht\u00eb objektivi yn\u00eb par\u00ebsor, pasi kjo prek dhe p\u00ebrmir\u00ebson jet\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb \u00e7do familjeje, t\u00eb \u00e7do sht\u00ebpie, t\u00eb \u00e7do f\u00ebmije, prindi, gjyshi e gjysheje. Koalicioni yn\u00eb qeveris\u00ebs angazhohet p\u00ebrmes programit ton\u00eb q\u00eb sh\u00ebnjestron sektor\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb dyfishojm\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne angazhohemi ta zhdukim varf\u00ebrin\u00eb ekstreme. Nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb familje shqiptare q\u00eb do t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, uj\u00eb dhe drita. Kjo plag\u00eb e tmerrshme \u00ebsht\u00eb zmadhuar dhe dh\u00ebmb\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nuk do t\u00eb kemi m\u00eb ministra q\u00eb shum\u00ebfishojn\u00eb pasurit\u00eb si n\u00eb administrat\u00ebn e Ram\u00ebs, por do t\u00eb punojm\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur mjerimin, varf\u00ebrin\u00eb ekstreme n\u00eb familjet shqiptare, dhe hapi i par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dyfishimi i ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet n\u00eb nevoj\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha familjet n\u00eb nevoj\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cilave sot jan\u00eb jasht\u00eb skem\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>Me zbatimin e programit ton\u00eb varf\u00ebria n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi do t\u00eb ulet brenda mandatit ton\u00eb t\u00eb par\u00eb me 50% nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb treguesit e varf\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen me masat tona konkrete dhe t\u00eb prekshme. Jav\u00ebt n\u00eb vijim shpalosja e ofert\u00ebs ton\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb qart\u00eb kategori p\u00ebr kategori, familje p\u00ebr familje p\u00ebr \u00e7do trev\u00eb shqiptare, p\u00ebr \u00e7do fasho t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb \u00e7do individi apo familje, profesione, mosh\u00eb, benefitet direkte t\u00eb k\u00ebtij programi p\u00ebr ju dhe familjet tuaja. Shtresa e mesme \u00ebsht\u00eb motorri i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoq\u00ebris\u00eb, nxit inovacionin dhe ecjen p\u00ebrpara t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shtres\u00eb e mesme e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb po k\u00ebshtu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik t\u00eb vendit. Nj\u00eb shtres\u00eb e mesme e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb faktor ky\u00e7 p\u00ebr nxitjen e rritjes ekonomike. Rritja e mir\u00ebqenieve t\u00eb familjeve shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb slogan sepse mir\u00ebqenia lidhet direkt me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, me sh\u00ebndetin, pra me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb dhe me gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb p\u00ebrditshmen e shqiptar\u00ebve, ndaj dhe programi yn\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend ku zhvillimi t\u00eb marr\u00eb hov n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, dhe p\u00ebrfitimi t\u00eb ndihet nga \u00e7do shqiptar. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm e 10 vet\u00ebve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot. Familja \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Familja shqiptare \u00ebsht\u00eb qendra, shtylla e politikave tona. Shqip\u00ebria do t\u00eb fitoj\u00eb me familje m\u00eb t\u00eb arsimuara, ma familje me t\u00eb ardhura t\u00eb sigurta, me familje q\u00eb marrin mb\u00ebshtetje nga shteti dhe q\u00eb paguajn\u00eb taksa t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb cilat do t\u00eb ulin shpenzimet familjare dhe do t\u00eb rrisin mir\u00ebqenien. Rinia ka qen\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona. Rinia shqiptare \u00ebsht\u00eb fokusi i k\u00ebtij programi dhe e ardhmja e vendit, \u00e7do mas\u00eb, reformave fiskale, taksave, fush\u00ebs s\u00eb arsimit, politikat e nxitjes s\u00eb investimeve t\u00eb pun\u00ebsimit kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim kryesor promovimin e t\u00eb talentuarve dhe t\u00eb aft\u00ebve dhe thithjen e talenteve t\u00eb reja. Largimi i t\u00eb rinjve, largimi i potencialeve njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare dhe ndoshta \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Kjo qeveri jo vet\u00ebm e la k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb harres\u00eb t\u00eb plot\u00eb, por nxiti emigrimin m\u00eb masiv nd\u00ebr dekada, si rezultat \u00e7do familje shqiptare \u00ebsht\u00eb prekur nga ky fat, \u00e7do prind pyet \u00e7do dit\u00eb, si do t\u2019ja b\u00ebjm\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt? Si do t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb q\u00eb ata t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe normale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjidhjet e planit ton\u00eb i japin p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre dilemave jetike, t\u00eb \u00e7do prindi, t\u00eb \u00e7do familje shqiptare dhe tani \u00eb lejoni t\u00eb ndaj me ju disa prej \u00e7\u00ebshtjeve kryesore t\u00eb planit ton\u00eb, t\u00eb cilin do ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb zbatim s\u00eb bashku duke nisur nga dita e par\u00eb e pun\u00ebs si kryeministri juaj. Angazhimi i par\u00eb i programit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb minimumi 110 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit klim\u00ebs s\u00eb biznesit, dhe t\u00ebrheqjes s\u00eb investimeve t\u00eb huaja. N\u00eb shpalosjen e k\u00ebtij programi, sot dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim ne do t\u00eb shpjegojm\u00eb ofert\u00ebn ton\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj klim\u00ebn e biznesit p\u00ebr biznesin dhe sip\u00ebrmarrjen shqiptare, por po k\u00ebshtu p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj. Krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr stabilitetin ekonomik dhe \u00e7el\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb investojn\u00eb tek vetja e tyre dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Un\u00eb angazhohem t\u00eb rris pag\u00ebn minimale dhe ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb n\u00eb 36 mij\u00eb lek t\u00eb reja n\u00eb muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit t\u00eb sindikatave shqiptare, \u00ebsht\u00eb sot pjes\u00eb e planit ton\u00eb ekonomik. Rritja e pag\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet duke krijuar leht\u00ebsira p\u00ebr biznesin, duke e mb\u00ebshtetur at\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb rritet paga minimale, por edhe numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve dhe jo si\u00e7 ndodh sot, ku p\u00ebr shkak t\u00eb kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet t\u00eb shkurtoj\u00eb vende pune.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qofte se biznesi shkurton vende pune nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb rritja e pag\u00ebs minimale, ndaj qeveria jon\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb dhe do t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit dhe t\u00eb vetpun\u00ebsuarit, sepse kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb baz\u00eb e qeveris\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb interesat e njer\u00ebzve, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrmes masave tona fiskale dhe ekonomike qeveria do t\u00eb garantoj\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb humbin, por do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga masat e planit ton\u00eb ekonomik, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dalin t\u00eb fituar nga ky plan.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr 8 vite Rama jua rriti taksat shqiptar\u00ebve dhe i varf\u00ebroi ata, un\u00eb angazhohem t\u2019i ul taksat mbi t\u00eb ardhurat personale n\u00eb 9%, duke ruajtur fash\u00ebn mbrojt\u00ebse ekzistuese prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh, dhe po k\u00ebshtu t\u00eb vendosim taks\u00ebn 9% t\u00eb fitimit mbi t\u00eb gjitha sip\u00ebrmarrjet shqiptare me nj\u00eb xhiro vjetore mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Un\u00eb angazhohem t\u00eb ul sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb vler\u00ebn 18%. Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se 0.5% e xhiros. Ky \u00ebsht\u00eb angazhimi im dhe i qeveris\u00eb sime p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl e t\u00eb mes\u00ebm. Dua ta p\u00ebrs\u00ebris fare qart\u00eb sot n\u00eb nisje t\u00eb prezantimeve tona, se nj\u00eb nga vendimet e para t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga vota e 25 prillit do t\u00eb jet\u00eb anullimi i taks\u00ebs Rama prej 24 lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr lit\u00ebr mbi karburantin.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e transportit shqiptar, p\u00ebr \u00e7do pronar automjeti, nga m\u00eb i riu tek m\u00eb i vjetri, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb automjet po e ndiejn\u00eb pickimin n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre sa her\u00eb ju duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb brenda qytetit, nga nj\u00eb qytet n\u00eb tjetrin, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb e di apo e m\u00ebson sot se karburanti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb blejn\u00eb n\u00eb treg dua tua them fare qart\u00eb se prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb dal\u00eb nga vota juaj m\u00eb 25 prill \u00e7do lit\u00ebr karburant do t\u2019ju kushtoj\u00eb 240 lek\u00eb m\u00eb pak t\u00eb vjetra sesa ju kushton sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Taksa Rama mbi karburantin do t\u00eb eliminohet. K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht shifra. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi, \u00e7do familje, \u00e7do individ. K\u00ebto jan\u00eb parat\u00eb tuaja p\u00ebr t\u00eb cilat punoni dhe k\u00ebto para do t\u00eb jen\u00eb tashm\u00eb n\u00eb xhepat tuaja dhe n\u00eb duart tuaja, nga Vermoshi n\u00eb Konispol, dhe kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb \u00e7do qytetar shqiptar me qeverin\u00eb e dal\u00eb nga vota e 25 prillit t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb n\u00eb xhepat e tij, n\u00eb duart e tij se sa ka sot.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr veten tuaj dhe jo p\u00ebr t\u00eb shum\u00ebfishuar pasurit\u00eb e qeveritar\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs. Me k\u00ebto masa shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb, por edhe do t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veten e tyre dhe p\u00ebr familjen e tyre, p\u00ebr arsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira jete, p\u00ebr sh\u00ebndet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar. E p\u00ebrs\u00ebris jan\u00eb parat\u00eb tuaja t\u00eb cilat sot padrejt\u00ebsisht vidhen dhe shp\u00ebrdorohen, parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat punoni dhe rropateni dhe nes\u00ebr k\u00ebto para do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj, do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb xhepat tuaja, p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr familjen tuaj. Angazhohem se do t\u00eb risim pensionet me t\u00eb pakt\u00ebn dyfishin e norm\u00ebs s\u00eb inflacionit dhe n\u00eb \u00e7do rast jo m\u00eb pak se 5% n\u00eb vit me synimin q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mandatit ton\u00eb t\u00eb par\u00eb pensionet mesatare shqiptare t\u00eb ken\u00eb kaluar pensionet mesatare t\u00eb rajonit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kudo n\u00eb Shqip\u00ebri takoj njer\u00ebz, bashk\u00ebmoshatar\u00eb apo m\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn breng\u00eb, pamund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve pensionist\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur muajin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush nuk e di k\u00ebt\u00eb breng\u00eb, kush nuk e njeh k\u00ebt\u00eb breng\u00eb. Edhe ata q\u00eb mundohen ta fshehin duke kontribuar nga t\u00eb ardhurat e veta t\u00eb pakta , qindra e mij\u00ebra prej v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, kush\u00ebrinjve q\u00eb kemi n\u00eb emigracion q\u00eb jan\u00eb shpresa e vetme, filli i vet\u00ebm q\u00eb i mban prind\u00ebrit e tyre pensionist\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Boll m\u00eb! Boll m\u00eb! Ka ardhur koha t\u2019ju garantojm\u00eb q\u00eb t\u00eb moshuarit tan\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me respektin dhe dinjitetin q\u00eb meritojn\u00eb. Dhe ne do t\u00eb garantojm\u00eb q\u00eb t\u00eb moshuarit tan\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me respekt, q\u00eb tu plot\u00ebsohen nevojat baz\u00eb, q\u00eb \u00e7do gjyshe dhe \u00e7do gjysh t\u00eb jet\u00eb i sigurt dhe t\u00eb ket\u00eb vendin e vet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Programi i PD, Basha: Hapim 110 mij\u00eb vende pune, paga minimale 36 mij\u00eb lek\u00eb Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha ka nisur prezantimin e Programit Ekonomik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, duke shpalosur nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimin sektor m\u00eb sektor.Basha n\u00eb krye t\u00eb fjal\u00ebs foli p\u00ebr \u201cnj\u00eb seri prezantimesh t\u00eb vizionit ton\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/8B72F7F4-8D6E-46ED-852A-9A84516C9FEC.jpeg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4705"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4705"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4707,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4705\/revisions\/4707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}