{"id":6276,"date":"2021-03-10T07:18:53","date_gmt":"2021-03-10T06:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/voranews.al\/?p=6276"},"modified":"2021-03-10T07:18:59","modified_gmt":"2021-03-10T06:18:59","slug":"profilet-njihuni-me-te-shkuaren-e-erret-te-40-kandidateve-te-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/voranews.al\/?p=6276","title":{"rendered":"Profilet: Njihuni me t\u00eb shkuar\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb 40 kandidat\u00ebve t\u00eb Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Pas publikimit t\u00eb listave t\u00eb LSI, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ku figurojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 kandidat\u00eb t\u00eb hetuar nga SPAK apo drejt\u00ebsia shqiptare, mes tyre edhe p\u00ebr vrasje, PD p\u00ebrfshin gjiththashtu n\u00eb listat e saj jo nj\u00eb, as dy, por \u2026. Persona t\u00eb in kriminuar, p\u00ebrfolur apo me probleme n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Lexo.al b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkim&nbsp; p\u00ebr emrat e publikuar nga PD dhe sipas mediave dhe ngjarjeve nd\u00ebr vite rezulton se:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qarku Tiran\u00eb&nbsp;<\/strong>1. Lulzim Basha Kryetari i partis\u00eb dhe drejtuesi i Qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs, i hetuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr afer\u00ebn korruptive 1 miliard\u00eb euro t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit. i pa hetuar si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm p\u00ebr vrasjet e ndodhura n\u00eb 21 janar apo p\u00ebr Paktin e Detit t\u00eb hedhur posht\u00eb nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Jorida Tabaku Kur ishte n\u00ebnkryetare e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i jep vetes leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb pallat 8 kat\u00ebsh me sip\u00ebrfaqe 20 mij\u00eb m katror. D\u00ebnohet p\u00ebr shpifje n\u00eb vitin 2019 ndaj Krueministrit Rama. D\u00ebnohet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr shpifje n\u00eb 2020 ndaj kryebashkiakut Veliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Albana Vokshi Kompania Albaenergiaplus e themeluar n\u00eb vitin 2006 nga Arian Tartari, bashk\u00ebshorti i zonj\u00ebs Albana Vokshi, p\u00ebrfitoi 6 hidrocentrale n\u00eb muajt n\u00eb muajt pas humbjes s\u00eb PD n\u00eb vitin 2013. N\u00eb 8 Gusht 2007, Kryeministri Berisha i kaloi burrit t\u00eb Vokshit, k\u00ebshilltares s\u00eb tij, kontrata p\u00ebr nxjerrje nafte nga n\u00ebntoka shqiptare p\u00ebr 25 vite n\u00eb Ballsh, Cakrran dhe Gorisht. N\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebto marr\u00ebveshje jan\u00eb n\u00ebnshkruar zonja Vokshi ka qen\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb Albpetrol, autoritet q\u00eb ka pasur vendimmarrjen e plot\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtyre 4 kontratave. Asokohe Vokshi fitoi gjyqin ndaj deputet\u00ebve socialist\u00eb q\u00eb i akuzonte si shpif\u00ebs me arsyetimin se ajo nuk kishte pse t\u00eb deklaronte pasurin\u00eb e Arian Tartarit, pasi ai nuk ishte bashk\u00ebshorti, por bashk\u00ebjetuesi i saj. Gjobitet n\u00eb 2010 nga Policia e Kosov\u00ebs, pas ndales\u00ebs n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb M\u00ebrdares, pas dyshimit t\u00eb oficer\u00ebve se makina me t\u00ebe cil\u00ebn ajo udh\u00ebtonte, po transportonte drog\u00eb. Gjobitet pas kryerjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt procedur\u00ebn e kontrollit dhe kalimit kufitar duke tejkaluar normat e komunikimit. D\u00ebnohet p\u00ebr shpifje nga kryebashkiakut Veliaj n\u00eb 2019, p\u00ebr deklaratat se po mblidheshin t\u00eb dh\u00ebnat e prind\u00ebrve nga \u00e7erdhet dhe kopshtet.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Sali Berisha Ish-Kryeministri dhe Presidenti i cili nuk \u00ebsht\u00eb hetuar kurr\u00eb, edhe pse ai dhe familjar\u00ebt e tij kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb i pothuajse \u00e7do skandali t\u00eb regjistruar nga 2005-13, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit G\u00ebrdeci, 21 Janari, OSSHEE, etj, e m\u00eb para n\u00eb vitin 1997 me firmat Piramidale. 5. Agron Shehaj Deklaronte se nuk do t\u00eb merrej kurr\u00eb me politik\u00eb pasi mund t\u00eb kontribuohej edhe p\u00ebrmes sektorit privat, por pas u zgjodh n\u00eb vitin 2017 angazhohet n\u00eb spastrimin e deg\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs nga demokrat\u00eb me kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebr vite, p\u00ebr t\u2019I z\u00ebvend\u00ebsuar me t\u00eb besuarit e Bash\u00ebs n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb falcifikuar. Akuzohet p\u00ebr shp\u00ebrfillje t\u00eb kodit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb \u201cIntercom Data Service\u201d duke shkelur t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve punojn\u00eb gati n\u00eb kushte skllav\u00ebrie.<\/p>\n\n\n\n<p>6. Fatmir Mediu I hetuar p\u00ebr shp\u00ebrthimin e G\u00ebrdecit, i p\u00ebrfshir\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb at\u00eb skandal, Mediu n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr normal do t\u00eb ishte larguar nga politika me koh\u00eb dhe me shum\u00eb gjas\u00eb, do t\u00eb ishte sot n\u00eb burg. 7. Grida Duma Protagoniste e nj\u00eb romance hot n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb me Ervin Salianjin, Grida ishte pronare nd\u00ebrtimi q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 25-vje\u00e7are n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebs r\u00ebndojn\u00eb padi t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr mashtrim p\u00ebrmes shitjes s\u00eb disafisht\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti. N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, Grida thot\u00eb se ka bler\u00eb sht\u00ebpi luksoze n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs me vler\u00ebn simbolike 100 euro p\u00ebr m2.<\/p>\n\n\n\n<p>8. Shp\u00ebtim Idrizi Emri i kryetarit t\u00eb PDIU \u00ebsht\u00eb i lidhur me disa afera t\u00eb p\u00ebrfolura korruptive, si dhe \u00ebsht\u00eb asociuar me afrimin e elementeve kriminal\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e \u00e7am\u00ebve. Sot, Idrizi p\u00ebrfundon n\u00eb koalicion me partin\u00eb e minoritetit grek t\u00eb Vangjel Dules.<\/p>\n\n\n\n<p>9. Belind Kelli\u00e7i Shoq\u00ebria kon\u00e7esionare \u201cIntegrated Energy BV SPV\u201d q\u00eb ka n\u00eb menaxhim Landfillin e Sharr\u00ebs ankohet p\u00ebr shantazh nga ana e K\u00eblli\u00e7it. Ish-kryetari i FRPD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur n\u00eb PD p\u00ebr p\u00ebrplasjet me Salianjin, kandidat n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, duke e akuzuar at\u00eb si marionet\u00eb e Henri \u00c7ilit dhe se i sh\u00ebrben Ram\u00ebs. 10. Flamur Noka Fshehje e dyshimt\u00eb pasurie, duke bler\u00eb dhe shitur apartamente me vlera n\u00eb kund\u00ebrshtim me vler\u00ebn e tregut. N\u00eb 2011, n\u00eb detyr\u00ebn si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, p\u00ebrfiton kredi si i pastreh\u00eb. Pranon se i ka ardhur ofert\u00eb nga UBD. Pajis me apartamente 4 familjar\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Sarand\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte kryetar Bordi n\u00eb Entin Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. Shpreh sjellje t\u00eb dhunshme dhe agresive n\u00eb shum\u00eb raste p\u00ebrgjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. Deklaron se PD kishte n\u00eb plan t\u00eb bllokonte zgjedhjet e 2019. Figuron tre her\u00eb n\u00eb regjistrin e gjendjes civile. Pun\u00ebson Greta Kocin si drejtoresh\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte ende studente pa diplom\u00eb. Ka k\u00ebrkuar dieta p\u00ebr fjetjen n\u00eb motel duke e quajtur si shq\u00ebrbim ndaj shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>11. Aldo Bum\u00e7i I d\u00ebrgon let\u00ebr Komisionit dhe K\u00ebshillit Europian ku k\u00ebrkon vendosjen e m\u00eb shum\u00eb kushteve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave. Akuzon p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e BE p\u00ebr asnshm\u00ebri, gjat\u00eb diskutimit n\u00eb takimin p\u00ebr Stabilizim Asociimit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Europian. Kryemadhi akuzon se q\u00eblluar me arm\u00eb nga makina Aldo Bum\u00e7it. Kur Shqip\u00ebria u vendos n\u00eb krye t\u00eb OSBE, Bum\u00e7i deklaroi se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje jo e mir\u00eb p\u00ebr organizat\u00ebn. Pas humbjes s\u00eb 23 qershorit 2013, si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm em\u00ebroi dhjet\u00ebra individ\u00eb politik\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm sipas udh\u00ebzimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>12. Gent Strazimiri Deputeti q\u00eb u fotografua me pistolet\u00eb n\u00eb brez gjat\u00eb protestave p\u00ebr K\u00ebndin e Lojrave n\u00eb Parkun e Liqenit. Disa her\u00eb protagonist i p\u00ebrplasjeve fizike n\u00eb Kuvend. 13. Mirela Tabaku Me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e saj, Mirela Tabaku i b\u00ebnte thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos shkonin n\u00eb spital n\u00ebse ishin t\u00eb prekur nga Covid-19.<\/p>\n\n\n\n<p>14. \u00c7lirim Gjata Fshihet nga gjykata p\u00ebr 15 muaj, pas nj\u00eb padie p\u00ebr shpifje t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga gazetari Bollino. Paditet p\u00ebr shpifje nga Plarend Ndreca. Kerc\u00ebnon me dhun\u00eb protesash pas djegies s\u00eb pem\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve duke th\u00ebn\u00eb \u201cNd\u00ebrsa ju q\u00eb ankoheni p\u00ebr pem\u00ebn, duhet m\u00eb par\u00eb t\u00eb analizoni se, pas pem\u00ebs \u00e7far\u00eb vjen? Kujdes, ai zjarr simbolik flet shum\u00eb\u201d. Shan dhe ofendon koleg\u00ebt e tij pas arrestimit t\u00eb Bardh Spahis\u00eb. i ati, nj\u00eb personazh shum\u00eb i diskutuar, akuzohet p\u00ebr lidhje me sh\u00ebrbimin sekret, shkarkohet nga parlamenti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, akuzohet se ka d\u00ebnuar priftin Hil\u00eb Gjoni me vdekje, dhe p\u00ebr lidhje me UBD. Nd\u00ebrsa Clirim Gjata, pavar\u00ebsisht lidhjes s\u00eb babait t\u00eb tij me komunizmin shprehet se duhet t\u00eb ngrihemi e t\u00eb pengojm\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb pushtet t\u00eb komunist\u00ebve e ekzekutor\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs, edhe pse vet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i till\u00eb. 15. Dorian Teliti Nuk ka asnj\u00eb m\u00ebkat t\u00eb njohur, por \u00ebsht\u00eb kandidat edhe pse strukturat e Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb disa raste kan\u00eb votuar kund\u00ebr zgjedhjes s\u00eb tij n\u00eb funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU KUK\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>16. Isuf \u00c7elaj<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Flamur Nok\u00ebs, Isuf \u00c7elaj \u00ebsht\u00eb akuzuar dhe paditur penalisht p\u00ebr abuzime me tenderat dhe prokurimet gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtij funksioni publik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU GJIROKAST\u00cbR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>17. Tritan Shehu<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Frrok Cupit Tritan Shehu ka qen\u00eb president i nd\u00ebrmarrjes Shqiponja dhe ishte e t\u00ebra korrupsion dhe e gjitha kontraband\u00eb, prandaj ai nuk mund t\u00eb largohet nga PD pasi i ka m\u00ebkatet bashk\u00eb me Sali Berish\u00ebn. Nuk i bashkohet mjek\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr COVID por i sulmon ata online. Tritan Shehu ishte protagonisti i situat\u00ebs s\u00eb marrjes peng n\u00eb 1997 n\u00eb Lushnje.<\/p>\n\n\n\n<p>18. Roland Bejko<\/p>\n\n\n\n<p>Rezident n\u00eb Lazarat, Bejko \u00ebsht\u00eb hetuar dhe p\u00ebrfolur p\u00ebr lidhjet e tij me trafikun e drog\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb tij madje iu vendos edhe nj\u00eb bomb\u00eb, q\u00eb u dyshua p\u00ebr prishje t\u00eb pazareve t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb media \u00ebsht\u00eb publikuar nj\u00eb mesazh q\u00eb ai i d\u00ebrgonte nj\u00eb qytetari, t\u00eb cilit i thonte: \u201cDo t\u00eb q\u2026. ropt\u201d!.<\/p>\n\n\n\n<p>19. Kosta Barka<\/p>\n\n\n\n<p>Rikthehet Ministri i Pun\u00ebve Sociale, i d\u00ebnuar pa vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e fondeve t\u00eb jetim\u00ebve gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Djali i tij, Emiljano Barka, doganier n\u00eb Qaf\u00eb Bot\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU DIB\u00cbR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>20. Xhelal Mziu<\/p>\n\n\n\n<p>Protagonist i skandalit t\u00eb \u201cShamikuqes\u201d, i ngacmimit seksual t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb vart\u00ebseve t\u00eb tija gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn maj-dhjetor 2017, Mziu raportohej nga media se kishte zhvilluar 12 tendera abuziv\u00eb, me fonde publike t\u00eb shp\u00ebrndara pa gar\u00eb, me s\u2019kualifikimin abuziv t\u00eb konkurrent\u00ebve, etj. N\u00eb total, Mziu mbajti pozicionin e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kamz\u00ebs p\u00ebr 12 vjet.<\/p>\n\n\n\n<p>21. Dhurata \u00c7upi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kandidate n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, prej vitesh mban nj\u00eb eskort\u00eb personale, t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se si paguhen. Deklarata e saj e pasuris\u00eb p\u00ebrmban element\u00eb serioz\u00eb dyshimi.<\/p>\n\n\n\n<p>22. Edmond Isaku<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb 2017-n, i thonte qytetar\u00ebve t\u00eb Dibr\u00ebs se n\u00ebse nuk fitonte mandatin e tij, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb rruga e premtuar t\u00eb mos nd\u00ebrtohej. Vet\u00ebm duke votuar at\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej.<\/p>\n\n\n\n<p>23. Luan Haka<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-drejtori i Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb Qarkut Dib\u00ebr, Luan Haka, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2013-s. Madje veprimet e tij kan\u00eb \u00e7uditur dhe specialist\u00eb me bindje t\u00eb djathta n\u00eb Macukull, Derjan, Su\u00e7, Baz, Ul\u00ebz, etj. Me nj\u00eb Kuran n\u00eb dor\u00eb, dibrani q\u00eb prej vitesh mban poste ku vegjeton korrupsioni, ka udh\u00ebtuar nga nj\u00eb komun\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, duke k\u00ebrkuar vota p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. \u00cbsht\u00eb rasti m\u00eb ekstrem q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, ndaj mjek\u00eb e punonj\u00ebs me arsim t\u00eb mes\u00ebm guxuan ta denoncojn\u00eb \u201choxh\u00ebn\u201d q\u00eb merret me posht\u00ebrsin\u00eb e radh\u00ebs. \u201cKam mbetur i shtangur kur n\u00eb qendr\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore mb\u00ebrriti Luan Haka, tha nj\u00eb punonj\u00ebs i qendr\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore Lis. Kujtuam se drejtori erdhi p\u00ebr inspektim, por ndodhi ndryshe. Na mblodhi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe na k\u00ebrkoi t\u00eb preknim me radh\u00eb Kuranin. Betohuni q\u00eb do t\u00eb votoni p\u00ebr Sali Berish\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 23 qershorit\u201d, na tha Luan Haka.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU BERAT<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>24. Tomorr Alizoti<\/p>\n\n\n\n<p>Largohet nga PD n\u00eb 2017, duke faj\u00ebsuar Bash\u00ebn p\u00ebr humbjen madje shprehet publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cZ Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem\u201d. Merr grad\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Par\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn n\u00eb Berlin pa p\u00ebrmbushur kriteret p\u00ebrkat\u00ebse. Rikthimi i tij n\u00eb PD tregon se halli i tij ishte t\u00eb siguronte karrigen dhe jo arsye parimore. Gjyshi i tij, t\u00eb cilin Alizoti e konsideron patriot, ka sh\u00ebrbyer si Minist\u00ebr Financash n\u00eb qeverin\u00eb kuislinge t\u00eb Shefqet Verlacit, p\u00ebr llogari t\u00eb italian\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>25. Kasem Mahmutaj<\/p>\n\n\n\n<p>Subjekt i dekriminalizimit dhe OFL. Jo pak i njohur, jo vet\u00ebm p\u00ebr qarkun e Beratit ku e kan\u00eb nominuar, por p\u00ebrtej tij. Mahmutaj \u00ebsht\u00eb mbiemer i njohur edhe i drejt\u00ebsis\u00eb italiane. Veprimtaria e gjat\u00eb b\u00ebri q\u00eb vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb, t\u00eb ishte nd\u00ebr subjektet e par\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, OFL.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU SHKOD\u00cbR<\/strong><br>26. Helidon Bushati<br>Ish-drejtori i QSUT i em\u00ebruar nga Halim Kosova, Bushati b\u00ebnte fushat\u00eb me lek\u00ebt e QSUT p\u00ebr PD n\u00eb vitin 2013. Disa her\u00eb i akuzuar p\u00ebr korrupsion me prokurimin e barnave.<br>27. Bardh Spahia<br>P\u00ebrfshihet n\u00eb djegien e shkoll\u00ebs Shejnaze Juka n\u00eb Shkod\u00ebr gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2019. P\u00ebrfiton nga nj\u00eb mik BMV x5 t\u00eb vitit 2011, n\u00eb vitin 2014. P\u00ebrfiton si dhurat\u00eb edhe nj\u00eb or\u00eb Rolex. Njihet p\u00ebr sulme joerioze dhe dashakeqe p\u00ebr situat\u00ebn e COVID, duke th\u00ebn\u00eb se qeveria po p\u00ebrdor teste q\u00eb dalin negativ\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fshehur numrin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rasteve. Akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb pandemis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb organizon takime elektorale pa mask\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>28. Nard Ndoka<\/p>\n\n\n\n<p>Disa her\u00eb i akuzuar p\u00ebr afera korruptive, si deputet dhe ish-Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU ELBASAN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>29. Gazment Bardhi<\/p>\n\n\n\n<p>Dy dit\u00eb pasi PD humbet zgjedhjet e 2017, Gazmend Bardhi, si Minist\u00ebr Drejt\u00ebsie prej dy muajsh,l firmosi dyfishimin e tarifave t\u00eb p\u00ebrmbarimit. Bardhi \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb ka n\u00ebnshkruar disa prej kontratave t\u00eb lobimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me kompani lobuese amerikane, t\u00eb cilat jan\u00eb paguar nga shtetas rus\u00eb prej parajsave fiskale. Ish-deputeti ka pasur kontakte me kompanin\u00eb \u201cBiniatta Trade\u201d, kompani guack\u00eb e kontrolluar nga parajsat fiskale prej shtetasve rus\u00eb dhe \u201cSonoran Policy Group\u201d, Protagonist i disa konflikteve t\u00eb brendshme brenda partis\u00eb. N\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar se Bardhi ka pasur nj\u00eb konflikt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb verbal me deputet\u00eb si Endri Hasa dhe Ervin Salianji, pasi besohet q\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol nga skualifikimi i tyre p\u00ebr listat e 2021. Sipas Ilir Patozit, Bardhi \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb LSI t\u00eb ngelte jasht\u00eb \u00e7do koalicioni n\u00eb vitin 2017, duke d\u00ebmtuar p\u00ebrve\u00e7 LSI dhe disa parti si PDIU apo parti t\u00eb tjera Gazmend Bardhi ka pranuar se nj\u00eb kontrat\u00eb lobimi kishte si q\u00ebllim v\u00ebnien me kontakt me Kathleen Ann Kavalev, t\u00eb nominuar\u00ebn e Presidentit Trump p\u00ebr ambasadore n\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i nxinte imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb me problemet e drog\u00ebs, krimit t\u00eb organizuar dhe kapjes s\u00eb shtetit. K\u00ebrc\u00ebnon dhe i b\u00ebn presion gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve si n\u00eb rastin e Elisabeta Imerajt<\/p>\n\n\n\n<p>30. Dashnor Sula<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-Presidenti i klubit peqinas t\u00eb Shkumbinit, Sula b\u00ebhej protagonist duke dal\u00eb n\u00eb fush\u00eb vet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rast edhe me pistolet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rrahur arbitrat gjat\u00eb ndeshjeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU FIER<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>31. Enkelejd Alibeaj<br>Shkarkohet nga detyra e gjykat\u00ebsit p\u00ebr mosparaqitje, dhe me pas em\u00ebrohet Minist\u00ebr Drejt\u00ebsie. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebn drejtimin e tij tentoi t\u00eb hyj\u00ebme forc\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar dosjen e Damir Fazllic n\u00eb 2008. Alibeaj ka th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb lejohet q\u00eb prokuror\u00ebt t\u00eb ken\u00eb imunitet; Alibeaj vihet n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb propozimi p\u00ebr t\u00eb kufizuar me ligj mandatet e kryebashkiak\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mposhtej Edi Rama (2011). T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb paverifikuara hedhin drit\u00eb mbi nj\u00eb lidhje t\u00eb Alibeajt me Esad Pash\u00eb Toptanin, paraardh\u00ebs i tij. N\u00eb 5 janar 2021 fton t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb rregullores s\u00eb Covid, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb varrimin e babait t\u00eb tij. P\u00ebrflitet p\u00ebr nj\u00eb lidhje dashurie me Marsida Xhaferllarin, kandidaten p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb 2019.<br>32. Agron Kapllanaj<\/p>\n\n\n\n<p>Kompania e v\u00ebllait t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Mallakastr\u00ebs p\u00ebrfitoi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb majme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb dy fshatrave, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Agron Kapllanaj drejtonte ish-komun\u00ebn Qend\u00ebr Mallakast\u00ebr, nj\u00eb prokurim q\u00eb ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi. Adriatik Llalla nuk pranoi t\u2019i hiqte mandatin kreut t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Mallakastr\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues i PD, i d\u00ebnuar me 2 vjet burg p\u00ebr vjedhje. Kapllanaj ka q\u00ebn\u00eb b\u00ebr\u00eb tmerri i Firenc\u00ebs, pasi gati \u00e7do nat\u00eb vidhte sht\u00ebpit\u00eb, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar \u00e7far\u00eb gjenin, para, aksesor\u00eb femrash, byzylyk\u00eb e deri tapete dhe perde. Ai kryesonte nj\u00eb band\u00eb \u201cskifter\u00ebsh\u201d t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e hajdut\u00ebve quheshin profesionist\u00ebt e \u201ctubave\u201d, pasi ngjiteshin dhe hynin nga dritaret e sht\u00ebpive p\u00ebrmes tubave n\u00eb shkarkimit t\u00eb ujrave. Nuk \u00ebsht\u00eb habi, q\u00eb t\u00eb rikandidoj\u00eb s\u00ebrish, ndoshta dhe pa d\u00ebshir\u00ebn e PD, tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar vjedhjen nga brenda institucionit, pa pasur nevoj\u00ebn t\u00eb ngjitet p\u00ebrmes \u201ctubave\u201d dhe t\u00eb hyj\u00eb nga dritarja. Vodhi r\u00ebr\u00ebn bituminoze duke shfryt\u00ebzuar postin. Edhe pse kryebashkiaku i Mallakastr\u00ebs prezantohet n\u00eb CV-n\u00eb e publikuar gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr zgjedhjet vendore si nj\u00eb biznesmen i suksessh\u00ebm, ky sukses nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb deklarimet e tij t\u00eb pasuris\u00eb pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU KOR\u00c7\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>33. Edmond Spaho<br>Rama ka publikuar nj\u00eb video ku ish-deputeti i PD-s\u00eb, Spaho takohet me Petraq Dhespollari, i cili shfaqet si nj\u00eb prej banor\u00ebve sht\u00ebpia e t\u00eb cilit ka p\u00ebsuar d\u00ebme nga t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit i vitit 2019. Sipas Ram\u00ebs, banori n\u00eb fjal\u00eb g\u00ebnjeu, pasi sht\u00ebpia n\u00eb video nuk ishte e tyre, por e kishin zaptuar pa t\u00eb drejt\u00eb, pas largimit t\u00eb pronarit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb saj n\u00eb emigracion, menj\u00ebher\u00eb pas t\u00ebrmetit. \u201cFaktet tregojn\u00eb se zoti Spaho g\u00ebnjen kur thot\u00eb q\u00eb \u00e7ifti vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb rr\u00ebnojat e nj\u00eb t\u00ebrmeti duke rrezikuar jet\u00ebn sepse prej vitit 2019, ata banojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, qiraja e s\u00eb cil\u00ebs u paguhet nga Bashkia Kolonj\u00eb.\u201d, thuhet n\u00eb video. Gjat\u00eb videos shfaqet nj\u00eb vendim, i cili daton m\u00eb 23 shtator t\u00eb viti 2019, dhe pasqyron faktin se K\u00ebshilli Bashkiak Kolonj\u00eb ka miratuar bounsin e qiras\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 100 % p\u00ebr disa familje t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti n\u00eb fshatin Qaf\u00ebzez, mes t\u00eb cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit. M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb lidhur dhe kontrata e qeras\u00eb midis pronarit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb re dhe zotit Dhespollari n\u00eb dat\u00eb 19 dhjetor t\u00eb vitit 2019 p\u00ebrpara noteres. Vidoja vijon me paraqitjen e nj\u00eb fature n\u00eb t\u00eb vil\u00ebn figuron fakti se zoti Dhespollari dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb vijuar t\u00eb marrin dhe do t\u00eb marrin bonusin e qeras\u00eb pa afat, deri n\u00eb sigurimin e nj\u00eb banese t\u00eb re nga programet sociale t\u00eb strehimit, pasi ata vet\u00eb nuk zot\u00ebrojn\u00eb ligj\u00ebrisht asnj\u00eb banes\u00eb. \u201cPor nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7ifti i t\u00eb moshuarve ka mund\u00ebsin\u00eb ta kaloj\u00eb dimrin n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me kushte normale, Partia Demokratike vijon me politik\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorimit si mish p\u00ebr top, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, me shpres\u00ebn se vet\u00ebm k\u00ebshtu, duke prodhuar dram\u00eb e fatkeq\u00ebsi me \u00e7do kusht, do t\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ndonj\u00eb grusht votash!\u201d, thuhet n\u00eb fund te videos.<br>34. Ervin Salianji<\/p>\n\n\n\n<p>Mohon dhe m\u00eb pas pohon ekzistenc\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb d\u00ebnuar disa her\u00eb dhe me em\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<br>Sulmon forumin rinor t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve t\u00eb 25 qershorit. Akuzohet se familjar\u00ebt e tij kan\u00eb kryer 30 milion\u00eb lek\u00eb vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike. D\u00ebnohet p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Babale. P\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shthurur n\u00eb Parlament me GD, supozuar Grida Duma.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU VLOR\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>35. Bujar Leskaj<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-kreu i KLSH, i akuzuar p\u00ebr alkooliz\u00ebm kronik, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni u p\u00ebrfol vazhdimisht p\u00ebr vendime t\u00eb motivuara politikisht dhe afera korruptive.<\/p>\n\n\n\n<p>36. Ina Zhupa<\/p>\n\n\n\n<p>Partneri i saj, nga faturist i thjesht\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pronar i 7 kompanive t\u00eb m\u00ebdha dhe milioner. \u201cTirana Post\u201d shkruan: Ina Zhupa \u00ebsht\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e PD-s\u00eb. Se m\u00eb k\u00eb bashk\u00ebjeton nj\u00eb grua apo nj\u00eb funksionare kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr opinionin publik. Por n\u00ebse bashk\u00ebjetuesi, partneri, ka qen\u00eb nj\u00eb faturist i thjesht\u00eb dhe sot nj\u00eb njeri i pasur me 7 kompani, me skandale dhe akuza p\u00ebr fshehje parash, at\u00ebher\u00eb historia e nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebseje q\u00eb denoncon, jo pa pathos, \u00e7do dit\u00eb oligark\u00ebt dhe padrejt\u00ebsit\u00eb, meriton nj\u00eb v\u00ebzhgim. Historia q\u00eb postojm\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga shqiptarja.com dhe gazetari Elton Qyni sjell nj\u00eb investigim p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Ina Zhup\u00ebs, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb PD-s\u00eb. Nd\u00ebrsa \u201cShqiptarja.com\u201d raporton: P\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin, Fabian Go\u00e7i, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb karrier\u00ebn e tij e ka nisur si faturist, duke u kthyer m\u00eb pas n\u00eb oligark dhe q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb njeriu financues dhe militant i PD-s\u00eb. In Zhupa, jeton mes luksit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ku s\u00eb fundmi bashk\u00ebshorti i saj Fabiani, dyshohet t\u00eb ket\u00eb porositur dhe apartamente n\u00eb pallatin q\u00eb po nd\u00ebrtohet pran\u00eb Sahatit t\u00eb Tiran\u00ebs. Por shum\u00eb njer\u00ebz e njohin dhe e kujtojn\u00eb emrin e Fabian Go\u00e7it, pik\u00ebrisht n\u00eb skandalin e kompanis\u00eb \u201cFullpet\u201d, skandal i cili p\u00ebrfundoi me marrjen t\u00eb pandehur t\u00eb Fabian Go\u00e7it p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cFshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d. Pa dyshim q\u00eb nj\u00eb biznesmeni, si bashk\u00ebshorti i Ina Zhup\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i gjesh kollaj t\u00eb ardhurat. Go\u00e7i, disponon 7 kompani n\u00eb Shqip\u00ebri, mes tyre dhe bar-kafe n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, q\u00eb \u00e7do kush e ka par\u00eb dhe q\u00eb njihet me emrin \u201cURA Bistrotheque\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kompanit\u00eb e tjera t\u00eb tij, jan\u00eb evidentuar si \u201cBalkan Petrolium Internacional\u201d ku Go\u00e7i \u00ebsht\u00eb aksioner me 25 p\u00ebr qind. Por kjo kompani qysh prej vitit 2014 ka pezulluar aktivitetin. Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani \u00ebsht\u00eb dhe kompania \u201cDiga\u201d, ku Fabian Go\u00e7i, rezulton t\u00eb jet\u00eb aksioner me 15 p\u00ebr qind. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, burri i Ina Zhup\u00ebs, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb aksioner me 25 p\u00ebr qind dhe tek kompania \u201cBalkan Petrolium Albania\u201d.<br>Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani nd\u00ebrtimi ku Fabian Go\u00e7i, \u00ebsht\u00eb aksioner me 30 p\u00ebrqind, \u00ebsht\u00eb firma nd\u00ebrtimore \u201cBA-Konstruksion\u201d. Nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019 me tre aksioner\u00eb. Po k\u00ebshtu emri i gjirokastritit, Fabian Go\u00e7it, del edhe n\u00eb kompanin\u00eb e naft\u00ebs \u201c2A2F-L OIL\u201d, ku zot\u00ebron 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve. Por nj\u00eb tjet\u00ebr kompani nafte ku Fabian Go\u00e7i, del me 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve \u00ebsht\u00eb dhe firma \u201cA&amp;T\u201d, q\u00eb dikur ka mbajtur emrin \u201cA.K.F PETROLEUM OIL\u201d. Pik\u00ebrisht kjo kompani e zot\u00ebruar nga bashk\u00ebshorti i z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb PD-s\u00eb, Ina Zhup\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandalin e evazionit fiskal me firm\u00ebn \u201cFullpet\u201d q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Aurel Prenit, shokut t\u00eb ngusht\u00eb i Fabian Go\u00e7it.<br>Gjat\u00eb nj\u00eb procesi hetimor t\u00eb kryer nga prokuroria e Tiran\u00ebs, Fabian Go\u00e7i n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para prokuror\u00ebve t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2015, ka sqaruar se m\u00eb dat\u00eb 7 korrik 2014, kishte marr\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cFullpet\u201d, si ndihm\u00eb financiare, nj\u00eb shum\u00eb prej 88.158.170 lek\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate huaje dat\u00eb 5 korrik 2014, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte kthyer, nd\u00ebrsa dispononte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe nj\u00eb deklarat\u00eb nga Aurel Preni, administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cFullpet\u201d, t\u00eb cilin si\u00e7 tregon Go\u00e7i, ai e kishte shok, nd\u00ebrsa kishte punuar p\u00ebr pak koh\u00eb dhe tek kjo shoq\u00ebri, si faturist. N\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs thuhet se nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga sistemi informatik tatimor ka rezultuar se 17 subjekte juridike t\u00eb lidhur mes tyre, ku nj\u00eb grup personash shfaqet n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme, administrator, drejtor ekzekutiv, drejtor shitjes, ekonomist, faturist dhe shitjes karburanti, mes tyre dhe personi n\u00ebn hetim Aurel Preni, sikund\u00ebr dhe shtetasit Fiqiri Hoxha dhe Fabian Go\u00e7i, ku k\u00ebta t\u00eb fundit, si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAKP Petroleum\u201d apo si person fizik, mbas evidentimit dhe k\u00ebrkimit t\u00eb borxhit tatimor ndaj Shoq\u00ebris\u00eb \u201cFullpet\u201d, kan\u00eb realizuar transaksione me Aurel Prenin, si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, duke p\u00ebrfituar nga kjo shoq\u00ebri pasuri asete dhe para, nd\u00ebrsa ajo rezulton t\u00eb kishte fshehur t\u00eb ardhurat q\u00eb i n\u00ebnshtrohen tatimeve, si dhe t\u00eb mos kishte paguar n\u00eb afat detyrimet tatimore me gjith\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e pagimit t\u00eb tyre.<br>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre persona, mes tyre dhe Fabian Go\u00e7in, u mor\u00ebn t\u00eb pandehur nga prokuroria dhe dosja u d\u00ebrgua n\u00eb gjykat\u00eb me 6 t\u00eb pandehur Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiran\u00eb, Ibrahim Aktoz, Ekrem Oztemel, Fabian Goci, Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha. Prokuroria e Tiran\u00ebs, k\u00ebrkoi d\u00ebnimin e Go\u00e7it, me 8 vite burgim p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cFshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d, nd\u00ebrsa treshja gjykuese e kryesuar nga Fatos Qato, urdh\u00ebroi pushimin e akuz\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Ina Zhup\u00ebs. Nj\u00ebher\u00ebsh vendosi q\u00eb t\u2019i shuhet masa e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d Fabian Goccit. \u00c7\u00ebshtja u pushua dhe p\u00ebr Androkli Kokthin, ish-drejtorin e Tatimeve n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa u d\u00ebnua me 2 vjet e 8 muaj burgim turku, Ibrahim Aktoz, me 4 vjet burgim u d\u00ebnua turku tjet\u00ebr, Ekrem Ostemel, me 6 muaj burgim u d\u00ebnua biznesmeni Aurel Preni, miku i Fabian Go\u00e7it, me 6 muaj burgim u d\u00ebnua Fiqiri Hoxha, ortaku n\u00eb kompanin\u00eb \u201cAKP Petroleum\u201d sot firma \u201cA&amp;T\u201d, ku pronar \u00ebsht\u00eb Fabian Go\u00e7i. \u00c7udit\u00ebrisht gjykata e Tiran\u00ebs, gjeti fajtor ortakun n\u00eb biznes t\u00eb Go\u00e7it, Fiqiri Hoxh\u00ebn, por vet\u00eb Go\u00e7in burrin e Ina Zhup\u00ebss, \u201chabitsh\u00ebm\u201d nuk u gjet\u00ebn prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin akuz\u00ebn e \u201cFshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vetmit, q\u00eb shp\u00ebtuan nga d\u00ebnimi i drejt\u00ebsis\u00eb ishin dy njer\u00ebzit militant\u00eb dhe financues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Androkli Kokthi dhe burri i Ina Zhup\u00ebs, Fabian Go\u00e7i. Sot Go\u00e7i, kryen biznes i qet\u00eb mes nj\u00eb zyre luksi q\u00eb disponon n\u00eb \u201cSky To\u00eber\u201d. Nd\u00ebrsa gruaja e tij Ina Zhupa, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen e Partis\u00eb Demokratike, duke aspiruar q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb jet\u00eb kandidate potenciale n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb PD p\u00ebr zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU LEZH\u00cb<\/strong><br>37. Mark Marku<br>Shkruante analiza p\u00ebr llogari t\u00eb SHIK dhe i vizitonte shpesh zyrat e tyre. Me mb\u00ebshtetje t\u00eb Gazidedes b\u00ebhet pedagog n\u00eb katedr\u00ebn e gazetaris\u00eb n\u00eb 1994. Deklaron se ka n\u00eb harkun e nj\u00eb viti ka kryer dy specializime n\u00eb Franc\u00eb, nj\u00ebrin prej t\u00eb cil\u00ebve e quan master. Por n\u00eb fakt ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb d\u00ebshmi si asistent k\u00ebrkimesh. Pushohet nga puna si pedagog pasi nuk paraqiti dokumentin e masterit por nd\u00ebrhyn p\u00ebrs\u00ebri Gazidede. Jep l\u00ebnd\u00ebn e estetik\u00ebs muzikore n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve edhe pse nuk ka asnj\u00eb kualifikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Mark Marku b\u00ebhet kryeredaktori i gazet\u00ebs \u2018Monarkia\u2019 n\u00eb 1997, gazet\u00eb q\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr marrje t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb nga monarkist\u00ebt duke ndikuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb u quajt grusht shteti i 3 korrikut 1997. N\u00eb vitin 2005 Marku iu afrua PD-s\u00eb dhe donte me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej komisioner i PD n\u00eb komisionet zgjedhore. P\u00ebrfundoi si an\u00ebtar komisioni i kandidatit p\u00ebr deputet t\u00eb PD, Sokol Olldashi, n\u00eb nj\u00eb katund t\u00eb Shijakut. Marku filloi t\u00eb b\u00ebhet avokat i PD n\u00eb media dhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2009 u b\u00eb deputet i PD n\u00eb Qarkun e Lezh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>QARKU DURR\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>38. Edi Paloka<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dyshimeve, Deputeti Edi Paloka dhe Flamur Hoxha kan\u00eb ndihmuar n\u00eb pastrimin e 5.5 milion\u00eb eurove. Pasuria nga 2003\/ Edi Paloka dhurat\u00eb 40 mln lek\u00eb, sht\u00ebpi, toka e makina<\/p>\n\n\n\n<p>39. Agron Duka<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb biznesmen i madh, i p\u00ebrfolur p\u00ebr lidhje kriminale dhe afera korruptive.<\/p>\n\n\n\n<p>40. Igli Cara<br>Ish deputeti Igli Cara gjithashtu milioner ka q\u00ebn\u00eb praktikisht administrator i Durr\u00ebsit gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb dhe ka p\u00ebrfituar nga porti tek tatimet e doganat e Durr\u00ebsit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas publikimit t\u00eb listave t\u00eb LSI, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ku figurojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 kandidat\u00eb t\u00eb hetuar nga SPAK apo drejt\u00ebsia shqiptare, mes tyre edhe p\u00ebr vrasje, PD p\u00ebrfshin gjiththashtu n\u00eb listat e saj jo nj\u00eb, as dy, por \u2026. Persona t\u00eb in kriminuar, p\u00ebrfolur apo me probleme n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. Lexo.al b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkim&nbsp; &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6277,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":true,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/voranews.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/C6F7EE2F-1DEB-4DFC-9F88-94D074567820.png","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6276"}],"collection":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6278,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6276\/revisions\/6278"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/voranews.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}